Tevesuli i sahabëve tek varri i Pejgamberit s.a.v.s.



Ibni Kethiri: Bejhekiu transmeton me një zinxhirë sahih: Është transmetuar prej Malik Ed-Dar, arkëtarit të Omerit (r.a.), që njerëzit gjatë kohës së Omerit r.a. ishin prekur nga një thatësi, gjatë të cilës një njeri erdhi tek varri i pejgamberit s.a.v.s. dhe tha: "O i Dërguar i Allahut, lutu për shi për Umetin tënd, ngase me të vërtetë ata janë duke u shuar", pas së cilës Pejgamberi s.a.v.s. i'u paraqit atij në ëndërr dhe i tha: "Shko te Omeri dhe jepi selamet e mia, dhe thuaji atij që për ta do të bie shi. Thuaj atij: Duhet të jesh i zgjuar, duhet të jesh i zgjuar"! Ky njeri shkoi dhe i tregoi Omerit. Ky i fundit tha: "O Zoti im, unë nuk kursej asgjë nga mundi im, përpos çka është jashtë kompetencave të mia"!

Ibni Kethiri e citon kështu nga Bejhekiu në El-Bidaje we El-nihaje dhe thotë: isnaduhu sahih (senedi i tij është sahih).

Ibn Ebi Shejbeh e citon në Musenefin e tij me një zinxhirë Sahih (sahih) siç është konfirmuar nga Ibn Haxheri i cili thotë: rawa Ibn Abi Shayba bi isnadin sahih dhe e citon këtë hadith në Fet'h El-Bari. Ai identifikon Malik Ed-Dar si Arkëtarin e Omerit (khazin 'umar) dhe thotë që personi që e ka vizituar dhe parë Pejgamberin s.a.v.s. në ëndërr është identifikuar Sahabiu Bilal ibn El-Harith. Ai po ashtu e përmend atë në El-Isaba, ku thotë se Ibn Ebi Hejtheme e ka cituar atë.

Imam Neveviu e vendosi këtë trasnmetim tek kapitulli "Në lidhje me viziten e Varrit të Pejgamberit (Alejhi Selam) dhe përmendjes së tij", dhe shumë ulema të tjerë nëpër librat e tyre ...

Ebu Hurejra transmeton: Kam dëgjuar pejgamberin të thotë, "Kushdo që më sheh mua në ëndërr, sigurisht që ka parë të vërtetën, pasi që shejtani nuk mund të imitoj dukjen time". [1]

Pejgamberët janë gjallë në varret e tyre: [2]

1. Enes ibn Malik transmeton që i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: "Teksa isha duke udhëtuar me Xhibrilin a. s drejt xhamisë Aksa, kaluam pranë varrit të Musait a.s.. Ai qëndronte në këmbë, duke u falur në varrin e tij. Varri ndodhej përbri dunës së kuqe. Nëse do të kishit qenë me mua, do t'ua kisha treguar varrin". [3]

2. "Pejgamberët janë të gjallë në varret e tyre, duke iu lutur Zotit të tyre". [4]

Hafidh Sujutiu shton: "Jeta e Pejgamberit s.a.v.s. në varrin e tij, dhe [poashtu] e pejgambereve të tjerë të njohur është e ditur për ne si njohje definitive ('ilmen kat'ijjen)".



Përgatiti dhe përshtati: Fatih IBRAHIMI



_________________________

[1] - Sahih Buhari: Vëllimi 9, Libri 87, Nr. 122.
[2] - Më gjërësisht shih: http://www.uniteti.com/backup/te-ndryshme/te-ndryshme/arkituj/2229-argumentet-tekstuale-per-jeten-e-pejgamberit-ne-varrin-e-tij.html
[3] - Sahih Muslim, Libri 030, Nr. 5858.
[4] - Hadithi sahih, i transmetuar nën Autoritetin e Enes ibn Malikut (r) nga: el-Bezar në Musnedun e tij, Ebu Je'la në Musnedin e tij, Ibn Adi në El-Kamil fi el-du'afa', Temem er-Raziu në el-Fewa'id, Bejhekiu në Hajat el-enbija fi kuburihim, Ebu Nu'ajm në Ahbar Asbahan, Ibn Asakir në Tarih Dimeshk, Hejthemiu në Mexhma el-zawa'id (8:211), Sujutiu në Enbâ' el-edhkija bi-hajatel enbija'..

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...