Etika e komunitetit ndaj Imamit (sipas Kuranit dhe Sunetit)



Zoti i Madhëruar në zbritjen e Tij të fundit thotë : "O ju që besuat, binduni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju", (Kur'an, En Nisa:59).

Raporti i komuniteti (xhematit mysliman) ndaj imamit duhet të jetë si raporti i sahabive ndaj Pejgamberit a.s., sa kaq që prefesioni-misioni i Imamit është funksion i ushtruar nga ai a.s.. Por as Imami nuk është Profet dhe as xhemati nuk janë sahabij, e që të dy palët duan dhe duhet të ju përngjajnë Pejgamberit a.s. dhe sahabëve të tij a.s..

Këtë gjë Allahu qartë e thotë në ajetin - citatin e Kuranit që po ashtu është i qartë-mubin se: "Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun", (Kur'an, El-Ahzab:21).

Në traditën e Pejgamberit a.s., në 23 vjet të jetës së tij si përcjellës i mesazhit të Zotit për robëri te Tij, nuk është shënuar të jetë sulmuar nga rrethi i tij i besimtarëve. Madje në rrethana paqe, ai a.s. jetonte edhe në mes të jo myslimanëve, të cilit ushqenin urrejtje të sëmur për të por asnjë herë ai nuk tregohet të jetë sulmuar, (Shembujt ku ai a.s. u lëndua dhe u sulmua fizikisht si ai në Taif bëhet fjalë për sulme nga anti islamikët e asaj kohe të fisit Thekif).

Madje ndaj Muhammedit a. s shokët e tij kanë treguar respekt ekstrem sa që disa kur flasin për sahabët dhe respektin e tyre ndaj tij tregojnë që gjatë jetës së tij ti kenë bërë veç një numër të vogël pyetjesh. Ata prisnin që të vinte dikush ta pyeste Pejgamberin a.s. dhe me këtë rast të dëgjonin përgjigjet e Pejgamberit a.s., me që u dukej mungesë respekti të i parashtronin pyetje Pejgamberit a.s.. Zakonisht ishin beduinët (njerëzit të pa urbanizuar që s'kanë pas rast të mësojnë për etikë) që i parashtronin pyetje Pejgamberit a.s. e prej të cilave përfitonin të gjithë sahabët.

Në historinë islame tregohet vetëm për një rast tregohet vetëm për një rast të tejkalimit të respektit ndaj tij , për të cilët Muhammedi a.s. na ka tërhequr vëmendjen.

Muhamedi duke e ndarë plaçkën e luftës, ka ardhur një njeri me mjekër të gjatë, kokë të rruar, mes syve të tij janë parë shenjat e sexhdes mirëpo e ka kundërshtuar ndarjen e Muhamedit a.s..

Për këtë ka thënë Muhamedi a.s.: "do të dalin (do të ketë, do të lindin) nga pasuesit e tij, nga origjina e tij popull, njerëz që do t'ua kalojnë me namaz, me agjërim me të lexuar të Kuranit por leximi i tyre nuk arrin as deri te fyti i tyre dhe do të dalin nga islami ashtu si del shtiza nga harku i sajë, nëse i takoj do të i luftoj si luftimin e Adit", (Transmeton Buhariu).

Në vija trasha një komunitet i denjë që insiston se ndjek të vërtetën-hakun ndaj imamit të vetë duhet që:

- Të pastroj shpirtin nga çdo lloj mendjemadhësie dhe arrogance dhe të tregohet i përulur. Ky komunitet/xhemat duhet çështjen e fesë t'ia besoj Imamit ashtu sikur në rast sëmundje pacienti shërimin e tij ia beson mjekut.

- Duhet të sillet me respekt, ngase ai është më i afërti prej të cilëve do të ketë dobi.

- Paramendoni shoku i pandashëm i Shafiut, Er-Rebu - Allahu i mëshiroftë të dy, ka thënë: "Kurrë nuk kam marrë guxim të pijë ujë, përpara Shafiut, derisa më shikonte".

- Nga Ali b. Ebu Talib transmetohet të ketë deklaruar: "Në obligimet ndaj imamit bënë pjesë edhe ajo që gjithë të tjerët i përshëndet si zakonisht, ndërsa atë në mënyrë më të veçantë, të ulësh para tij, që para tij të mos bësh me dorë, të mos mbyllësh syrin, që para tij të mos thuash: 'o filan filani ka thënë ndryshe nga që thua ti', që para tij të mos denoncosh asnjërin, që në prani të tij të mos kapësh për rroba kur ngrihet, të mos e mërzitesh dmth, të mos e mërzitësh nga të ndenjurit e tepërt gjatë ma të".

Ndryshe nga realiteti i tanishëm profecitë e Pejgamberit a.s. na tërheqin vërejtjen për kujdesin që komuniteti duhet treguar për imamin.

Sahabiu i quajtur Irbad bin Sariete tregon se një ditë pas namazit, Pejgamberi a.s. ishte kthyer nga të pranishmit dhe kishte filluar t'i këshillojë. Të pranishmit kishin kuptuar se është fjala për diçka serioze andaj i thanë: "O i dërguar i Zotit! Na duket kjo këshillë sikur të jetë përfundimtare (lamtumirëse) andaj na lë ndonjë porosi"! Ai tha: "Ju porosisë të keni frikë ndaj Allahut, të dëgjoni dhe përgjigjeni (prijësit) edhe nëse është rob nga Absinia-Etiopia. Kush jeton nga ju pas meje do të përjetoj mospajtime e ngatërresa të shumta. Por unë u porosisë t'i përmbaheni sunetit tim dhe traditës së haliveë të drejt pas meje", (Ahmedi).



Autor: Gentian Jetishi

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...