Mevludi, Deobendi dhe fikhu Hanefi



Ekzistojnë tre lloje të Tubimeve me rastin e Mevludit dhe për sejcilin ka rregulla të posaçme.


Lloji i parë

Lloji i parë i tubimeve është ai i cili nuk përmban asnjë nga ndalesat e njohura (kujud). Por, që nuk përmbajnë as kufizime të lejuara (mubah) e as mekruhe. Për shembull, disa njerëz janë tubuar rastësishtë, pa ftuar, për kundrazi të tubuar për një rastë tjetër të lejuar. Në këtë takim, flitet për ndodhinë e bekuar të lindjes, karakteristikat, vetitë dhe vyrtitet e zotëriut tonë të ndritshëm (Alejhi selam), qoftë ajo me anë të leximit nga ndonjë libër apo me anë të ndonjë ligjërate të bazuar në transmetime autentike.

Nëse gjatë këtij manifestimi, është paraqitur nevoja që e njëjta të përcillet edhe me ndonjë vepër të mirë dhe flitet për dispozitat e fesë, apo ky manifestim është organizuar me qëllim që të ndëgjohet një ligjëratë dhe mbrenda saj transmetohen edhe këto ndodhi të bekuar, atëherë ky është lloji i Mevludit i cili është i lejuar pa asnjë mëdyshje. Aq më tepër i njëjti është sunet dhe mustehab.

Vetë Pejgamberi (alejhi selam), ka rëfyer për ndodhitë dhe vyrtitet e tija personale në një mënyrë të ngjashme me atë që përmendëm më sipër, e më vonë Sahabët e tijë (Allahu qoftë i kënaqur me ta), i kanë transmetuar ato.


Lloji i dytë

Lloji i dytë i manifestimit është ai i cili përmban kufizime dhe paligjshmëri, të cilat në thelbin e tyre janë të pahijshme dhe gjunah. Për shembull, rëfimi i transmetimeve të fabrikuara të cilat nuk kan ndodhur asnjë herë, këndimi i odeve nga djelmosha të rinjë, zë-ëmbël dhe sharmant, harxhimi i parave të paligjshme të fituara nga ryshfeti apo kamata, tejkalimi i asaj që është e patjetërsueshme, prsh. ndriçimet ekstravagante, shtrojet dhe dekorimi i vendtubimit, bërja e një përpjekje të pazakontë për të tubuar njerëz, diçka që nuk është bërë për namazin me xhematë, lëshimi i namazit me xhematë ose thjeshtë lëshimi i tijë, për shkakë të pjesëmarjes në këtë manifestim, ose për shkakë të këtij manifestimi ngelën shum pakë kohë për ta kryer namazin, organizatori i këtij manifestimi e bën këtë për të fituar popullaritet, të konsideruarit e Pejgamberit (alejhi selam) të gjithpranishëm (hadir ve nadir) në manifestim, ose ekzistimi i ndonjë veprimi të ngjashëm me ato që u përmendën më sipër. Ky lloji Mevludi është më së shumti i përhapur në masat popullore dhe në mesin e injorantëve dhe konsiderohet tërësisht i ndaluar dhe gjunah në Sheriat.

Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: "Kushdo që trillon gënjshtra për mua, le ta përgatit veten për në Xhehenem". Është transmetuar se sejidina Hafsa Ibn Asim (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: "Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: Është e mjaftueshme për tu konsideruar një njeri gënjeshtar, nëse flet për gjithçka që dëgjon", (Muslim). Pra, nga ky hadith kuptojmë që duhet pasur shum kujdesë kur bëhet një transmetim. Të transmetoshë hadithe pa njohuri është gjunah.

Sejidina Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: "Muzika e rit hipokrizinë në zemër si uji që e ritë gjelbërimin", (Suneni i Bejhakiut). Është më se e kuptueshme nga ky hadith që të kënduarit është i dënueshëm, sidoemos kur ekziston reziku nga fitneja, për shembull të kënduarit nga ndonjë grua atraktive.

Sejidina Ebu Hurejre (Allahu e qoftë i kënaqur me të) ka transmetuar se Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: "Allahu i lartësuar është i pastër dhe ai e pranon vetëm atë që është e pastër. Allahu i lartësuar në të vërtetë i ka urdhëruar besimtarët me atë që i ka urdhëruar Pejgamberët (alejhi selam), Ai ka thën, O Pejgamber! hani nga çdo gjë që është e pastër, dhe bëni vepra të mira", (23:51), dhe "O ju që keni besuar! Hani nga gjërat e lejuara me të cilat ju kemi furnizuar", (2:172). Pastaj, përmendi rastin e një njeriu i cili niset në një udhëtim të gjatë, flokët e tija bëhen të pluhurosura dhe fytyra e tij mbulohet nga pluhuri dhe i ngritë duart drejt qiellit dhe lutet: "O Zot, o Zot", Kurse ushqimi i tij është haram, dhe pija e tij haram, dhe veshmbathja e tij haram, dhe është ushqyer me haram. E si do të pranohet lutja e tij! (Muslim). Nga ky hadith kuptojmë se pavarësisht se sa i sinqertë mundë të jetë dikush në lutje, pasuria e fituar me haram e kthen atë në të pa dobishme.

Allahu i lartësuar në Kur'an thotë: "O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin)", po ashtu thotë: "Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij". Cdo harxhim pa objektiv të lejuar përfshihet në këtë (shpenzimet e teprta - ekstravaganca), pa marë para syshë a është harxhuar në ndriçime apo formalitete të tjera.

Lidhur më çështjen e veshjes dhe paraqitjes së palejuar, hadithet të cilat janë transmetuar përmenden në kapitullin e parë të librit - Islah Er-Rusum. Nuk është e nevojshme që ti përsërisim ato këtu.

Sejidina Hudhejfeh (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka transmetuar se Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: "Pasha Atë në duart e Të cilit është jeta ime, ose do të urdhëroni në punë të mira dhe ndaloni nga të këqijat ose patjetër që Allahu do të ju dënoj juve. Dhe pastaj ju do të luteni, por lutjet tuaja nuk do të pranohen", (El-Tirmidhi).

Imam Ahmedi (Allahu e e mëshiroftë) transmeton nga Sejidina Hasani (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili ka thënë: "Uthman ibn Ebi El-As (Allahu qoftë i kënaqur me të) ishte ftuar në një synetim, por ai e refuzoi ftesën". Kur u pyet se pse kishte refuzuar, ai tha: "Në ditët e Pejgamberit (alejhi selam), ne nuk shkonim ne syneti dhe nuk ftoheshim", (Musned Imam Ahmed), 4/217). Nga ky transmetim kutojm që të ftosh dikend në një manifestim i cili nuk është mbështetur në sunet, ishte diçka që Sahabi i Pejgamberit (alejhi selam), e konsideroi të pa pëlqyeshme dhe e refuzoi. Nga kjo mund të vërtetojmë se të ftuarit është dëshmi e bërjes së një përpjekje të posaçme. Nëse Sheriati nuk vendos rëndësi të posaçme për një çështje, të bërit përpjekje të posaçme për të është risi në fe. Për këtë arsye, kur Sejidina Abdullah Ibn Umer (Allahu qoftë i kënaqur me të) i pa njerëzit të falin namazine Duhas me xhematë ne xhami, e deklaroi atë risi ne fe. Duke u bazur në këtë, faljen e namazeve nafile me xhematë, fukahatë e kanë deklaruar mekruh.

Është e qartë se lëshimi i namazit me xhematë, apo humbja e kohës është e ndaluar,sepse mjetet (Dhari'ah) për të bërë gjunahun janë poashtu gjunah. Për këtë shkakë përmendet edhe ndalimi i zgjatjes së bisedave pas namazit të jacisë, me hadith. Arsyeja e përmendur në komentarët e haditheve për këtë ndalueshmëri është pengesa që mundë të shkaktohet në të zgjuarit për të falur tehexhud namazin apo namazin e sabahut.

Ngjashëm me këtë, çdo kush është i vetëdijshëm për salltanatet dhe kotësinë, sepse ajo që çon në haram gjithashtu është haram. Është përmendur në hadith se Sejidina Abdullah Ibn Ummer (Allahu qoft i kënaqur me të), ka transmetuar se Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: "Ai i cili në këtë botë vishet me petkun e famës, në botën tjetër do të vishet me petkun e nënçmimit", (Ebu Davudi). Në një hadith tjetër, Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: "Me të vërtetë edhe riaja (të paraqiturit para njerëzve me çallëm) e vogel është shirk", (Ibn Maxheh).

Shkurtimisht, për shkak të veprimeve të pa lejueshme të prezentuara më lartë ky lloj Mevludi gjithashtu bëhet i pa lejueshëm. Edhe pjesëmarja në kësi Mevludesh poashtu nuk është e lejueshme. Në ditët e sodit shumica e manifestimeve për lindjen e Pejgamberit (alejhi selam) janë të këtilla. Nëse të gjitha veprimet e përmendura nuk janë prezente te to, së paku disa prej tyre me siguri janë. Vetëm një veprim i pa lejuar mjafton që një manifestim i tillë të shpallet i pa lejueshëm.


Lloji i tretë

Edhe pse ky lloj manifestimi përmban kufizime, ato janë hallall dhe të lejueshme në thelbin e tyre, siç janë: përmendja e rëfimeve të besueshme, prezenca e ligjëruesit të besueshëm dhe të devotshëm, mos prezenca e mundësisë e cila mund të ngjall dëshira të palejueshme, harxhimi i pasurisë së lejuar dhe të pastër, dekorimet në këto manifestime nuk e kalojnë kufirin harxhimit të tepërt (israf), pjesëmarësit në këtë manifestim janë të veshur në përputhshmëri me normat e Sheriatit, nëse ka recitime atëherë ato nuk përcillen me muzikë, përmbajtja e ligjërimit nuk i kalon kufijt e Sheriatit, nuk është ndërmar një përpjekje e egzagjeruar për të informuar dhe thirur njerëzit në manifestim, nuk është shkaktuar asnjë pengesë sa i përket aplikimit të çfardo obligimi farz për shkak të pjesëmarjes në këtë manifestim, qëllimi i personit i cili e ka organizuar këtë eveniment është i sinqertë, dmth. e bënë atë thjesht për të fituar bekime dhe për hir të dashurisë ndaj Pejgamberit (alejhi selam).

Nëse manifestimi është i pastër nga çfardo e keqe tjetër, por përmban gjëra si psh. embëlsira, ngritja në këmbë (kijame), stolisje, fjalim, temjan dhe gjëra të ngjashme, të cilat në thelbin e tyre nuk janë te ndaluara, atëherë ky mund të quhet manifestim i njerëzve jashtëzakonisht të kujdesshëm, i cili rrallë mundë të haset. Pra, ky lloj manifestimi nuk nuk është as, absolutisht i lejuar si lloji i parë, as absolutisht i ndaluar si lloji i dytë.

Në këtë lejueshmëri, janë disa detaje të cilat do ti përmendim më vonë. Para se të diskutohen këto detale, janë disa principe të ligjit Islam të cilat ja vlenë të përmenden, të cilat do të na ndihmojnë për të kuptuar diskutimin e më vonshëm i cili pason pas principeve.


Principi i parë

Ta konsiderosh një veprim jo të patjetërsueshëm si të patjetërsueshëm dhe të këmbëngulish në të, ose të vepruarit mbi të, deri në atë masë sa që e barazon ose e tejkalon masën e përpjekjes që si zakonisht i dedikohet një obligimi farz apo vaxhib, dhe sa që e konsideron të dënueshme lënien i këtij akti (mevludi) dhe se ai që e lën këtë meriton qortimin, atëherë këto dy veprime janë të ndaluara. Kjo është kështu sepse ka të bëj me thyerjen e rregullave të Sheriatit. Allahu i lartësuar ka thënë në Kur'an, se kushdo që i tejkalon kufijt e përcaktuar nga Allahu i lartësuar është një nga dhunuesit.

Sejidina Abdullah Ibn Mes'udi (Allahu qoft i kënaqur me të) ka thënë: "Mos ja jepë një pjesë të namazit Shejtanit të mallkuar, duke menduar se është patjetër që pas përfundimit të namazit të nisesh vetëm nga ana e djathtë, e kam parë Pejgamberin (alejhi selam) shpesh të largohet nga ana e majtë", (Buhariu). Et-Tibi komentuesi i Mishkat El-Mesabih ka thënë se, nga hadithi mësojmë që kushdo që insiston në çështje që janë mustehabe dhe është i vendosur që me përpikmëri tu përmbahet atyrë, pa mos bërë përjashtime, atëherë shejtani i mallkuar mer pjesë në kequdhëzimin e këtij njeriu. Atëherë, çka mundë të thuhet për një person i cili insiston në të vepruarit mbi një risi, apo vepër të ligë?

Autori i Mexhma-së ka thënë se nga ky hadith mësohet se ndonjëherë një Mendub, (vepër e pëlqyeshme), bëhet mekruh, nëse mendohet se do ti a kaloj rangut të cilit i takon. Duke u bazuar në këtë, Juristët Hanefi, specifikimin e sureve në namaz e kanë deklaruar mekruh, pa varësisht nëse zbatimi ka të bëjë me besimin apo praktikimin. Kjo çështje është përmendur qartë në Feth El-Kadir. sejidina Ebu Hurejre (Allahu qoft i kënaqur me të) transmeton se Pejgamberi (alejhi selam) ka thënë: "Mos e dalloni natën e enjte për namaz dhe mos e dalloni ditën e xhuma për të agjëruar, përveç atij i cili agjëron rregullisht ditë të caktuara të muajit, e që mund të koinçidoj me ditën e xhuma", (Muslimi).


Principi i dytë

Një Mubah, në faktë edhe një Mustehab, bëhet i palejueshëm nëse përcillet më një veprim të palejuar. Psh. të shkuarit në darkë me ftesë, është mustehab, bile është sunnet, por prezenca e një akti të palejueshëm e bën të ndaluar të shkuarit atje. Ngjashëm me këtë, të bërit nafile është mustehab, por gjatë kohëve që janë mekruh ajo është e ndaluar dhe gjunah.


Principi i tretë

Nëse një veprim jo i patjetërsueshëm i të zgjedhurit (Hawaz) ndikon në keqkuptim në besimin e masave popullore, atëhere ky veprim do të shëndrohet në mekruh dhe i ndaluar, sepse mbrojtja e popullatës muslimane nga e keqja është një obligim. Prandaj, bëhet e obligueshme për të zgjedhurin të lëshon praktikimin e këtij akti.

Një rastë i këtill është transmetuar në hadithin e bekaur, kur Pejgamberi (alejhi selam), vendosi që Hatimin (murin rreth Qabes) tia bashkangjes Kabes. Por pasi që Pejgamberi (alejhi selam) e pa se ata që më vonë kan hyrë në Islam për shkak të kësaj mund të ngushtohen dhe mundë të krijohen keqkuptime, dhe se ngjitja e Hatimit në strukturën e kabes nuk ishte diçka e patjetërsueshme, vendosi që ta lë këtë çështje dhe përmendi arsyet për këtë. Pra, edhe pse bashkangjitja e Hatimit strukturës së Kabes ishte Mustehsen (e levdueshme), Ai (alejhi selam), në mënyrë që ti shmanget mundësisë së dëmtimit të masës e lëshoi këtë Mustehsen.


Principi i katërt

Vendimet e muftive përkitazi me një veprim të caktuar mund të varijojnë, kur ky veprim përmbanë Keraha të përkohshme, për shkak të dallimeve në hapësirë dhe kohë, apo si rezultat i observimeve dhe eksperiencave të tyre. Kjo do të thotë që, është e mundur për diçka të konsiderohet e lejueshme në një kohë të caktuar, sepse në atë kohë nuk ka asnjë arsye për tu konsideruar mekruh, ndërsa në një kohë tjetër po i njëjti veprim të konsiderohet i palejueshëm, sepse në rastin e dytë është çfaqur shkaku për tu konsideruar si i tillë. Po ashtu është e mundur që diçka të lejohet në një vendë e në një vend tjetër të ndalohet, duke u mbështetur në diferencat e më sipërme.

Është e mundur po ashtu që në një situatë të caktuar një mufti e konsideron diçka si të lejuar, por pa mos e ditur se masat popullore kanë shpikur shtrembërime në atë veprim, derisa një mufti tjetër e konsideron të njëjtin veprim të pa ligjshëm, duke patur para syshë eksperiencën e tijë dhe informacionet se në çfar lajthitjesh janë futur masat popullore përkitazi me atë veprim. Në fakt, ky dallim në mendime është në kuptimin e jashtëm dhe jo në kuptimin real (hakika) ... shum shembuj të këtill mund të hasen në librat e hadithit dhe fikhut.

Pejgamberi (alejhi selam) ka lejuar që gratë të hyjnë në xhami për tu falur. Në atë kohë mundësia për fitne nuk ekzistonte. Mirpo, kur Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta) e panë që situata ka ndryshuar, ata e ndaluan këtë. Ngjashëm me këtë, shumë nga dallimet në mes Ebu Hanifes (Allahu e mëshiroftë) dhe Imam Ebu Jusufit e Imam Muhammedit (Allahu i mëshiroftë) ishin të kësaj natyre.


Principi i pesë

Nëse një veprim i palejuar, sjellë dobi, ndërkaq dobia eventuale, nga perspektiva e Sheriatit nuk është aq e patjetërsueshme, ose ekzistojnë mënyra tjera për ta arritur atë dobi dhe ky veprim është ekzekutuar me qëllim të aritjes së asaj dobie, apo pasi që janë vërejtur këto dobi, masat popullore nuk janë ndaluar nga të ushtruarit të këtij veprimi, kjo konsiderohet e ndaluar. Një veprim Mubah, i praktikuar me qëllim të mirë, bëhet adhurim (Ibadeh), por gjunahu, nuk bëhet mubah edhe sikur të përmbaj në vete mijëra dobi. Një veprim i tillë nuk është i lejuar të kryhet, dhe gjithashtu nuk lejohet të heshtet para tijë.

Për shembull, nëse dikush e uzurpon pasurinë dhe të mirat e të tjerëve dhe u bën shtypje njerëzve me qëllim që këtë pasuri ta tuboj për tua shpërndarë atyre në nevojë, kjo formë e dhunës dhe shtypjes asnjëherë nuk mundë të konsiderohet e lejuar. Kështu do të ishte edhe sikur të shpresohej se qindra dhe mijëra të mira do të lindnin nga kjo.

Pasi që u kuptuan këto komente dhe principe, ti shikojmë detalet e lejueshmërisë apo palejueshmërisë së tipit të tretë të Mevludit.


Vërejtje përfundimtare

Deri sa kufizimet e lartëpërmendura përkitazi me tipin e tretë të Mevludit në vete janë Mubah, nuk kanë asnjë mangësi në thelbin e tyre, atëherë edhe ky llojë Mevludi nuk do konsiderohet i palejuar, për shkakë të këtyre veprimeve dhe dukurive. Dhe këto veprime, në gjendjen e tyre të zakonshme do të mbeten mubah nëse nuk çfaqet ndonjë çrregullim për shkak të tyre. Ky vendim është i qartë nga principi i dytë.

Tani, le të shofim nëse në kohën tonë, është duke u paraqitur ndonjë çrregullim si rezultat i kësaj lejueshmërie. Nëse ndonjë çrregullim shifet të jetë çfaqur, atëherë ky manifestim duhet të konsiderohet i paligjshëm dhe të ndalohet. Informacionet për këtë, pa asnjë pengesë mund të merren vetëm me anë të vëzhgimit dhe eksperiencës. Nuk ka nëvoj për argumentim lidhur me këtë çështje.

Në bazë të përvojës së gjatë të këtij autori, ia vlenë të përmendet se pa asnjë dyshim, pjesa dërmuese, bile të gjitha masat popullore (avam), këto veprime i njohin si të patjetërsueshëm dhe esencial për mbajtjen e Mevludit. Ata veprojnë mbi këto njëlloj sikur i praktikojnë obligimet fetare. Në fakt mbi to veprojnë me forcë edhe më të madhe. Prandaj, sasia e përpjekjeve të bëra për namazin e xhumasë apo namazit me xhematë, është shum e vogël nëse e krahasojmë me përpjekjet e jashtëzakonshme që bëhen për tu vepruar sipas këtyre kufizimeve. Lënia e këtyre veprimeve nuk mund të jetë më e pakëndshme se lënia e obligimeve të detyrueshme.

Kur masat popullore ta kenë sjellë punën deri në këtë pikë në besimin dhe praktikat e tyre dhe e kanë ngritur shkallën e këtyre veprimeve mbi rangun e obligimeve të patjetërsueshme, atëherë për shkakë të konsiderimit të tyre si të patjetërsueshme, këto veprime llogariten si të ndaluara. Kjo është përcaktuar nga principi i parë.

Ngaqë këto veprime janë të palejuara, nëse të njëjtat hasen në manifestimin e Mevludit atëherë edhe ky manifestim shëndërohet në të ndaluar. Kjo është sqaruar në principin e dytë. Kjo vlenë edhe për rastin kur në këtë manifestim mundë të mar pjesë ndonjë dijetarë i cili nuk i konsideron këto veprime të patjetërsueshmë. Dhe nëse me atë që mer pjesë në këtë manifestim, bëhet shkak për përforcimin e aktiviteteve të njerëzve të devijuar, atëherë si mundet që ky person të mos akuzohet për përkrahjen dhe propagimin e mekruhut të tyre? Kjo çështje është sqaruar në principin e tretë.

Për të konkluduar, kur praktikat e devijuara që u përmendën më lartë nuk janë prezente, atëherë ajo lejohet. Dhe në të njëjtën kohë, është e patjetërsueshme që këto veprime të konsiderohen jo të patjetërsueshme në praktikë, njëlloj sikur që është mësuar që të njëjtat nuk janë të patjetërsueshme në besim dhe e njëjta të vihet në dukje me veprime praktike.

Për shembull, gjatë mbajtjes së Mevludit, kur përmenden vyrtytet dhe karakteristikat e Pejgamberit (alejhi selam), nëse dikush përfshihet nga emocionet dhe dashuria mundë të çohet në këmbë. Nuk ka arsye që të specifikohet ndonjë moment i veçantë për ta bërë këtë. Kjo mundë të bëhet kur dikush është i përfshirë nga emocionet, qoftë ajo në fillim, në mes apo në fund të ligjërimit, qoft një herë, dy herë apo tre-katër herë gjatë.

Nëse ndjesia e të qenurit i emocionuar nuk ekziston, atëherë duhet ndenjur ulur. Dhe ndonjëherë edhe kur kjo ndjenjë çfaqet, duhet përmbajtur dhe qëndruar ulur.

Dhe analogjikisht, nëse kufizimet tjera që janë Mubah, praktikehen ngjashëm me këtë, edhe pse ky lloj manifestimi nuk është shkruar transmetuar nga paraardhësit e devotshëm (Selefet), nuk do të ishte e ndaluar sepse nuk është në kundërshtim me principet e Sheriatit. Ky është vendimi për llojin e tretë të Manifestimit të Mevludit, në relacion të Fetvasë.

Si do qoftë, në interesin më të mirë, në drejtim të ruajtjes së rendit në religjion, është e nevojshme të shmangemi nga kjo. Kjo është kështu sepse, kjo nuk është nga elementet e patjetërsueshme të besimit, as që ndonjë aspekt i patjetërsueshme i fesë është i varur nga ajo. Ky lloj Mevludi që është Mubah, në të kaluarën ka çuar në veprime të gabuara, ngjashëm me atë çka shofim sotë, pra se si injoranca dita ditës po mer hov më të madh. Prandaj dinjiteti dhe vyrtiti qëndron në të përmbajturit. E Allahu i lartësuar e dinë më mirë, Ai është është i gjithëdijshmi dhe i përsosuri dhe Ai është më i urti.

Vel-Hamdulilahi Rabil Alemin!



Autor: Hakim el-Ummeh Mewlana Eshref 'Ali Thanevi
Përktheu: Mustafa Musliu

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...