Imam Murteda ez-Zebidiu: 'Ehli Suneti janë Esh'arijtë dhe Maturidijtë'



Në komentimin e tij të Ihja Ulum id-Dinit të Imam el-Gazaliut, el-Hafidh Murteda ez-Zebidi el-Hanefij (vd. 1205 h.) thotë që Ehli Suneti dhe Xhemati janë Esh'arijtë dhe Maturidijtë:

"Kur termi Ehl el-Sunneh we'l Xhema'a përmendet, atëherë ajo që nënkuptohet nga kjo është që ata janë Esh'arijtë dhe Maturidijtë. El-Khajali thotë në fusnotat për vepërn Sherh el-Akaid el-Esh'aira: "Ata (Esharinjtë) janë Ehli Suneti dhe Xhemati. Kjo është gjë e mirënjohur në tokat e Horasanit, Irakut, Shamit dhe shumicës së vendeve tjera, si dhe në vendet përtej lumit (Transoksianë) - që vlen për Maturidijtë, që janë shoqëruesit e Imam Ebu Mensur (el-Maturidiut)". Këto dy grupe dallojnë vetëm në ca çështje [periferike] si çështja e Tekwinit, dhe disa tjera", (përfundon citati nga el-Khajaliu).

Dhe el-Kustuli thotë në thotë në fusnotat e tij në lidhje me ata (ehli sunetin dhe xhematin):

"Ajo që është e mirënjohur në mesin e Ehli Sunetit në vendet e Horasanit, Irakut, Shamit dhe shumicën e vendeve është se ata (ehli suneti) janë Esh'arinjë - shoqëruesit e Ebu el-Hasan el-Esh'ariut, i pari prej atyre që u largua nga Ebu 'Ali el-Xhubai dhe u kthye doktrinës së tij tek sunneti, d.t.th. rrugës së Pejgamberit (s.a.v.s.) - dhe Xhematit, d.t.th. rrugës së Sahabëve (r.a.) - dhe në vendet përtej lumit, ata (ehli suneti) janë Maturidijtë; shoqëruesit e Ebu Mensur el-Maturidiut, studentit të Ebu Nas el-'Ajadhi, studentit të Ebu Bekr el-Xhewzxhani, shoqëruesit të Muhammed ibn el-Hasan (esh-Shejbaniut), shoqëruesit të Imam Ebu Hanifes".



Autor: Imam Murteda ez-Zebidi
Shkëputur nga libri: "It'haf es-Sadeh el-Muttekin", vëll.2, fq.6.

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...