Rregulla rreth leximit të Kur'anit dhe Bismeles
gjatë papastërtisë (Xhenabes)



Bismilahi'r-rahmani'r-rahim

"Gruaja gjatë të përmuajshmeve dhe burri gjatë papastërtisë nuk lexojnë gjë nga Kur'ani", kjo rregullore mbështetet në hadithin: "Gruaja në hajz dhe burri gjatë papastërtisë nuk lexojnë gjë nga kur'ani", (Tirmidhi dhe Ibni Maxhe). Ky hadith thotë Mundhiriu është hasen, ndërsa Neveviu thotë se është sahih. Bazë e kësaj rregulloreje është edhe hadithi i Aliut r.a.: "Pejgamberi a.s. na lexonte Kur'an në çdo situatë përpos kur ishte xhunub", (Ebu Davud, Tirmidhiu dhe thotë që është hasen-sahih). Në mendimin e medhhebit hanefi është shumica e dijetarëve të Sahabëve dhe Tabiinëve thotë Tirmidhiu.

Hadithi, kështu i papërkufizuar përfshinë me ndalesë një ajet të tërë po edhe ndonjë pjesë të tij. Ky mendim është i zgjedhur nga Kerhiu e më tej mbështetet nga autori i Hidajes në "Texhnisë", Kadi Hani në "Sherh Xhamiu'S-sagir", Velvelaxhiu në "Fetava", si dhe autori i "El-Mustesfa". Këtë mendim si më të qëlluar e sheh edhe autori i "El-Kafiut", ndërsa autori i "Bedaiu's-Senaiu" thotë se ky është mendimi i shumicës së shujuhve duke shtuar se është më i saktë.

Ai këtë arsyeton se hadithet nuk cekin se ndalohet të lexohet shumë ose pak, por theksojnë se leximi i Kur'anit është mekruh, kurse në pjesën dërmuese të literaturës të medhhebit thuhet që është haram. Mirëpo, Imam Tahaviu mendon se një pjesë e ajetit është e lejuar të lexohet. Prej këtu lindin polemika: kush është mendimi më i qëlluar.

Si më e arsyeshme do duhej të merret qëndrimi që ndalon leximin edhe të një pjese të ajetit, sepse ajetet nuk bëjnë ndonjë ndarje mes leximit pak ose shumë, ndërkohë që kërkimi i ndonjë arsye logjike përkundrejt tekstit (En-Nass) është i papranuar. Kjo, ngase fjala "gjë" (shej'un) në hadith, siç thotë autori i kafit, është e pashquar në trajtën mohore dhe që këndej ndalesa e cekur në të përfshinë edhe një pjesë të ajetit sikur edhe një ajet të tërë. Lidhur me çështjen në fjalë ceket edhe një mendim më mesatar i cili thotë se në namaz nuk lejohet leximi i një pjese të ajetit kurse për xhunubin ndaloet leximi i saj. Ajo që bënë edhe më të qëndrueshëm mendimin në fjalë është edhe fjala e Aliut r.a. përcjell nga Darekutniu: "Lexoni Kur'anin gjersa nuk bëheni të papastërt e kur të bëheni të papastërt mos lexoni po dhe as një shkronjë të vetme". Është e saktë se kjo është e përcjellë nga Aliu r.a. shton Darekutni.

Të gjitha kjo vlen kur ajetin e lexon si pjesë të Kur'anit, mirëpo kur e lexon si dua apo të fillojë një punë me të, në këto raste lejohet mbështetur në mendimet më të shëndosha. Disa dijetarë thuan që është e lejuar të lexohet edhe Fatihaja në formë të lutjes ,mirëpo Hinduvaniu thotë : "Nuk jap pëlqimin tim për këtë mendim edhepse është i përcjellë nga Ebu Hanifeja".



Përgatiti dhe përshtati: El-Ahnaf

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...