Akaidi islam - Imam en-Nesefiu



Fjala e përkthyesit

- I -

Krahas intensifikimit të shkrimeve me tematikë aktuale bashkëkohore, është obligim i patjetërsueshëm edhe studimi dhe prezentimi i veprave klasike të fesë islame, sidomos të diturisë së akaidit (el-'akaid). Me këtë nënkuptojmë zbulimin dhe konservimin e dorëshkrimeve, pastaj përkthimin kritik, përpunimin dhe publikimin e dorëshkrimeve, qoftë tërësisht apo fragmentarisht.

Viteve të fundit në këtë rrafsh janë bërë përpjekjet e para, [1] ndërsa vitet që do të pasojnë do të jenë vendimtarë për studiuesit, në mënyrë që kjo zbrazëtirë të plotësohet cilësisht.

Me këtë rast opinionit shkencor, pastaj nxënësve të medreseve, studentëve të fakulteteve islame, imamëve dhe të gjithë lexuesëve kureshtarë po ua ofrojmë me përkthim dhe komentim njërën ndër veprat më të dalluara klasike nga fusha e akaidit (besimit), e ajo është vepra "Akaid'un-Nesefijjeh" (Akaidi i Nesefiut). Kjo vepër, e vogël përkah vëllimi, paraqet me shekuj një vepër të pakalueshme për hulumtuesit e shkencës së akaidit, kurse autorin e saj Nexhmuddin Ebu Hafs 'Umer Ibn Muhammed En-Nesefiun (461/537/1142)[2] e radhit ndër autoritetet më të mëdha të ehl'us-sunnetit. [3]

Rëndësia e kësaj vepre konsiston në faktin se është ndër veprat më të komentuara të këtij lloji. Haxhi Halifa, autori i veprës monumentale "Keshf'udh-dhunun" numëron 14 komente, 43 glosa dhe disa superglosa. [4]

Sa i përket interesimit të ulemasë shqiptare, edhe pse nuk posedojmë të dhëna të sakta, posedojmë informata gojore nga vetë nxënësit e medreseve të vjetra, se kjo vepër në të kaluarën është lexuar nga ulemaja dhe se nëpër medrese është punuar me të. Këtë e themi duke u mbështetur edhe në faktin se këtë vepër e hasim nëpër biblioteka private të imamëve të hershëm apo të tashëm.


- II -

Përkthimi dhe një pjesë e komentit të "Akaidit të Nesefiut" është bërë duke u mbështetur tek përkthimi i publikuar në revistën Glasnik të Sarajevës, nr. 6/1985, fq. 668-686 nga Muharrem Omerdiq (i cili njëkohësisht rekomandoi përkthimin e kësaj vepre edhe në gjuhën shqipe), duke u mbështetur tek dy ekzemplarë të botuar në arabishte, të cilët i morëm të fotokopjuara nga Biblioteka e Gazi Husrev-beut në Sarajevë (me mirësinë e bibliotekistit Zejnil ef. Fajiq), duke u mbështetur tek "Glosa e Ramadan ibn Abdulmuhsinit" (i njohur si Beheshti, i cili vdiq më 979 hixhrij, botuar më 1308 hixhrij në Turqi (?), në 107 faqe dhe së fundi duke u mbështetur tek "Komenti i Akaidit të Nesefiut", të autorit Sa'duddin Mes'ud ibn Umer et-Taftazaniut (vdiq më 971 hixhrij, botuar së bashku me dy Glosat e përmendura më 1308 në Turqi (?). Që të trija këto të fundit janë të përfshira në një kodeks të ruajtur mirë, ku mungojnë faqet e fundit (këtë kodeks e huazova përkohësisht nga biblioteka private e kolegut tim Muhidin ef. Ahmetit). Mirëpo, tash kur u bë aktual botimi i kësaj vepre dhe kur u paraqit nevoja për rileximin dhe ripërkthimin e kësaj vepre dolën në shesh probleme serioze, sepse kodeksi i cekur më lartë është humbur. U imponua zgjidhje tjetër dhe besojmë fatlume. Teksti arabisht por edhe përkthimi u barazua sipas botimit kritik të 'Akaidit të Nesefiut' me titull "Sherh'ul-akaid'in-Nesefijjeh", Mektebetu Daru'l-Bejruti, Lubnan, (pa vit botimi).

Teksti arabisht për këtë botim është daktilografuar nga zotëri mr. Azem Xheladini, sipas fotokopjeve që i morëm nga Biblioteka e Gazi-Husrev beut në Sarajevë. Krahas këtij angazhimi zotëri mr. A. Xheladini dhe zotëri A. Sinani bënë edhe leximin e përkthimit. I falënderohem edhe z. M. Ajdinit për ndihmesën e tij dhe redaktorit gjuhësor z. Xh. Xhoxhajt.

Veçanërisht i falënderohem kolegut zotëri Flamur ef. Sofiut, i cili bëri korrekturën e tekstit arabisht, redakturën e përkthimit dhe recensimin e tërë veprës.

Në fund i falënderohem bashkëshortes dhe fëmijëve të cilët me muaj të tërë krijuan kushte që këtë punë ta përfundojë. Falënderimi u takon edhe të gjithë të tjerëve që dhanë ndihmesë lidhur me botimin e kësaj vepre në gjuhën shqipe. All-llahu i shpërbleftë!

Më në fund, falënderimi absolut i përket All-llahut të madhëruar, ps ndihmën e të Cilit kjo punë nuk do të ekzistonte!

I vetëdijshëm se puna e përkthimit dhe e komentimit nënkupton edhe mangësi, me përkushtim i lutem All-llahut të madhëruar për falje. Përkryeshmëria dhe dija absolute i përket vetëm Atij!



N. IBRAHIMI






العقائد النسفية - Besimi islam sipas Imam en-Nesefiut


Në emër të All-llahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Shejhi dhe imami i nderuar, shembull për dijetarët islamë, yll udhëheqës në fe dhe ndër njerëzit, Umer En-Nesefij, Allahu e gradoftë në Botën e ardhshme, ka përfshirë nga dituria e akaidit një spektër rrezesh të shndritshme dhe një varg margaritarësh të shtrenjtë, që përbëjnë rregullat dhe themelet e fesë, dhe ka shkruar një vepër të tillë, që përmban margaritarë të një besimi të fortë dhe dhurata të paçmueshme, e që më pas e ka përkryer, e ka dekoruar dhe e ka rregulluar me një kompozicion dhe me një radhitje të përkryer.


اَلْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ اْلعَالمَيِنَ . وَ الصَّلاَةُ وَ السَّلاَمُ عَلىَ رَسُولِنَا مُحَمَّدٍ الْمُؤَيَّدِ بِالْقُرآنِ الْمُبِينِ . وَعَلَى آلِهِ وَ أَصْحَابِهِ . - Lavdia më e madhe i qoftë All-llahut në dhuratat e Tij, bekimi dhe paqja qoftë mbi të Dërguarin tonë të fesë Muhammedin s.a.v.s. dhe mbi familjen dhe shokët e tij. [5]


(Perceptimi i sendeve reale)

أَمَّا بَعد. قَالَ أَهْلُ الْحَقِّ حَقَائِقُ اْلأَشْيَاءِ ثَابِتَةٌ وَ الْعِلْمُ بِهَا مُتَحَقِّقٌ خِلاَفًا لِلسُّوفِسْطَائِيَّةَ. وَ أَسْبَابُ الْعِلْمِ لِلْخَلْقِ ثَلاَثَةٌ: اَلْحَوَاسُّ السَّلِيمَةُ وَالْخَبَرُ الصَّادِقُ وَ الْعَقْلُ. - Dituria përgjithësisht ka për bazë të vërtetën dhe realitetin e sendeve, për këtë shkak ithtarët e së vërtetës (ehl'ul-hakk) e pranojnë ekzistimin e të gjitha sendeve të vërteta dhe reale, përkundër sofistëve. [6] Këto është e mundur të perceptohen në një nga tri mënyrat: me shqisa të shëndosha (havas'us-selimeh), me lajme autentike (haber'us-sadiki) dhe me arsye (el-akl). [7]

وَالْحَوَاسَّ خَمْسٌ السَّمْعُ وَ الْبَصَرُ وَ الشَّمُّ وَ الذُّوقُ وَ اللَّمَسُ وَ بِكُلِّ حَاسَّةٍ مِنْهَا يُوقَفُ عَلَى مَا وُضِعَتْ هِيَ لَهُ كَالسَّمْعِ وَ الذُّوقِ وَ الشَّمِّ . - Shqisat janë pesë: shqisa e të dëgjuarit, e të pamurit, e të nuhaturit, e të shijuarit dhe e të prekurit. Çdonjëra nga këto perceptojnë atë që është në fushën e tyre siç janë: të dëgjuarit, të shijuarit dhe të nuhaturit.

وَ الْخَبَرُ الصَّادِقُ عَلَى نَوْعَيْنِ أَحَدُهُمَا الْخَبَرُ الْمُتَوَاتِرُ وَ هُوَ الْخَبَرُ الثَّابِتُ عَلىَ أَلْسِنةِ قَوْمٍ لاَ يُتَصَوَّرُ تَوَاطُؤُهُمْ عَلَى الْكََذِبِ وَ هُوَ مُوجِبٌ لِلْعِلْمِ الضَّرُورِيِّ كَالْعِلْمِ بِالْمُلُوكِ الْخَالِيَّةِ فِي اْلأَزْمِنَةِ المْاَضِيَّةِ وَ الْبُلْدَانِ النَّـائِيَّةِ. - Lajmet autentike ndahen në dy lloje: Lloji i parë janë lajmet e vërteta popullore të përcjella nga brezi në brez, gjatë së cilës nuk ka ekzistuar mundësia e shtrembërimit të vetëdijshëm, e kjo supozon të jetë dituria parësore e njerëzve për njohjen e mbretërive të kaluara, të cilat janë zhdukur në kohët e hershme dhe mbi qytetet e lashta.

وَالنَّوْعُ الثَّانِيُّ خَبَرُ الرَّسُولِ الْمُؤَيَّدِ بِالْمُعْجِزَةِ وَ هُوَ يُوجِبُ الْعِلْمَ اْلاِسْتِدْلاَلِيَّ وَ الْعِلْمُ الثَّابِتُ بِهِ يُضَاهِي الْعِلْمُ الثَّابِتُ بِالضَّرُورَةِ فيِ التَّيَقُّنِِ وَ الثُّبَاتِ . - Lloji i dytë është lajmi pejgamberik i konfirmuar me mu'xhize; ky është ajo që supozon dituria deduktive, ndërkohë që dituria e konfirmuar me lajmin pejgamberik i përgjigjet diturisë parësore në kuptimin e vërtetësisë dhe të besnikërisë. [8]

وَ أَمَّا الْعَقْلُ فَهُوَ سَبَبٌ لِلْعِلْمِ أَيْضًا وَ مَا يَثْبُتُ مِنْهُ بِالْبَدَاهَةِ َفهُوَ ضَرُورِيٌّ كَالْعِلْمِ بَأَنَّ كُلَّ الشَّيْءِ أَعْظَمُ مِنْ جُزْئِهِ وَمَا ثَبَتَ بِاْلاِسْتِدْلاَلِ فَهُوَ كَسَبِيٌّ. - Përsa i përket arsyes, ajo gjithashtu shfaqet si shkak i diturisë dhe krejt ajo që është mësuar me të në kuptim të të mësuarit (cognitio) të qartë e të sigurtë konsiderohet parësore, për shembull, të mësuarit se tërësia është gjithnjë më e madhe se partikularja e asaj tërësie. Ajo që perceptohet me arsye me anë të argumenteve paraqet dije të arritur.

وَ اْلإِلْهَامُ لَيْسَ مِنْ أَسْبَابِ الْمَعْرِفَةِِ بِصِحَّةِ الشَّيْءِ عِنْدَ أَهْلِ الْحَقِّ . - Ilhami (frymëzimi) nuk konsiderohet si shkak i mësimit të thelbit të diçkaje sipas mendimit të përgjithshëm të pasuesve të të vërtetës. [9]


(Bota është e krijuar)

وَالْعَالَمَ بِجَمِيعِ أَجْزَائِهِ مُحْدَثٌ إِذْ هُوَ أَعْيَانٌ وَ أَعْرَاضٌ. فَالأَعْيَانُ مَا لَهُ قِيَامٌ بِذَاتِهِ وَ هُوَ إِمَّا مُرَكَّبٌ وَ هُوَ اْلجِسْمُ أَوْ غَيْرَ مُرَكَّبٍ كَالْجَوْهَرِ وَ هُوَ الْجُزْءُ الَّذِي لاَ يَتَجَزَّأُ. وَالْعَرَضُ مَا لاَ يَقُومُ بِذَاتِهِ وَ يَحْدُثُ فيِ اْلأَجْسَامِ وَ الْجَوَاهِرِ كَالأَلْوَانِ وَ اْلأَكْوَانِ وَ الطُّعُومِ وَ الرَّوَائِحِ. - Bota në totalitetin e saj është e prodhuar, prandaj, bota në bazë është substancë (a'jan) dhe aksidencë (a'rad). Bota substanciale është ajo që ekziston vetvetiu (bi dhatihi), dhe që mund të jetë e përbërë (murekkeb) si trup, apo uniforme (gajru murekkeb) si atomi, i cili është i pandashëm. Aksidentale është tërë ajo që nuk ka ekzistencë vetvetiu (la jekunu bi dhatihi), dhe që shfaqet në trupa dhe atome, për shembull, ngjyrat dhe ekzistencat, shija (në ushqim) dhe aromat. [10]


(Krijuesi i botës dhe atributet e Tij)

و المُحْدِثُ لِلْعَالمَِ هُوَ اللهُ تَعَالَى اْلوَاحِدُ الْقَدِيمُ الْحَيُّ اْلقَادِرُ الْعَلِيمُ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ الشَّائِي الْمُرِيدُ لَيْسَ بِعَرَضٍ وَ لاَ جِسْمٍ وَ لاَ جَوْهَرٍ وَ لاَ مُصَوَّرٍ وَ لاَ مَحْدُودٍ وَ لاَ مَعْدُودٍ وَ لاَ مُتَبَعْضٍ وَ لاَ مُتَجَزَئٍ لاَ مُتَرَكَّبٍ وَ لاَ مُتَنَاهٍ وَ لاَ يُوصَفُ بِالْمَائِيِّةِ وَ لاَ بِالْكَيْفِيَّةِ وَ لاَ يَتَمَكَّنُ فِي مَكَانٍ وَ لاَ يَجْرِي عَلَيْهِ زَمَانٌ وَ لاَ يُشْبِهُهُ شَيْءٌ وَ لاَ يَخْرُجُ عَنْ عِلْمِهِ وَ قُدْرَتِهِ شَيْءٌ. وَ لَهُ صِفَاتٌ أَزَلِيَّةٌ قَائِمَةٌ بِذَاتِهَِ وَ هِيَ لاَ هُوَ وَ لاَ غَيْرُهُ. وَ هِيَ اْلعِلْمُ وَ الْقُدْرَةُ وَ اْلحَيَاةُ وَ الْقُوَّةُ وَ السَّمْعُ وَ الْبَصَرُ وَ اْلإِرَادَةُ وَ اْلمَشِيئَةُ وَ الْفِعْلُ وَالتَّخْلِيقُ وَ التَّرْزيِقُ وَ اْلكَلاَمُ. وَ هُوَ مُتَكَلِّمٌ بِكَلاَمٍ هُوَ صِفَةٌ لَهُ أَزَلِيَّةٌ لَيْسَ مِنْ جِنْسِ الحْرُوُفِ وَ اْلأَصْوَاتِ وَ هُوَ صِفَةٌ مُنَافِيَّةٌ لِلسُّكُوتِ وَ اْلآفَةِ وَ اللهُ تَعَالَى مُتَكَلِّمٌ بِهَا آمِرٌ نَاهٍ مُخْبِرٌ. وَالْقُرْآنُ كَلاَمُ اللهِ تَعَالَى غَيْرُ مَخْلُوقٍ وَ هُوَ مَكْتُوبٌ فيِِ مَصَاحِفِنَا مَحْفُوظٌ فيِ قُلُوبِنَا مَقْرُوءٌ بِأَلْسِنَتِنَا مَسْمُوعٌ بِآذَانِنَا غَيْرُ حَالٍّ فِيهَا . - Krijuesi i botës është All-llahu i Lartëmadhëruar, i Vetmi, i Ngahershmi, i Mundshmi, i Gjalli, i Gjithëdijshmi, dëgjon çdo gjë, sheh çdo gjë, i Gjithëvullnetshmi, ka vullnet, s'është aksidental as material, s'është atom, është i papërshkrueshëm, i pakufizueshëm dhe i pafund, s'është nga disa pjesë ose uniform, s'është i përbërë as përfundimtar, s'është i përshkrueshëm me gjendje agregate as që mund të përcaktohet kuantitativisht, nuk mund të vendoset as të futet në rrjedhat kohore dhe nuk është antropomorf. Asgjë nuk ndodh jashtë dijes dhe fuqisë së Tij. Është pronar i atributeve të ngahershme, gjithnjë ekzistuese sipas Qenies së Tij të cilat as nuk janë Ai e as diçka tjetër jashtë Tij; e ato janë: dija, fuqia, jeta, forca, dëgjimi, pamja, vullneti, dashja, efikasiteti, kreativiteti, furnizimi dhe të folurit. Ai flet me të folur, i cili është atribut i Tij i ngahershëm, i cili nuk shprehet dhe që nuk shkaktohet me shkronja dhe tinguj, ky atribut është i kundërt me heshtjen ose me ndonjë lloj tjetër të të folurit, në të cilin përdoren mjetet (organet) e të ngjashme. All-llahu i lartëmadhëruar me këtë lloj të folur urdhëron, ndalon dhe lajmëron. Kur'ani është fjalë e All-llahut, i cili s'është i krijuar, është i shkruar në mus'hafet tona, i ruajtur në zemra, i artikuluar me gjuhë, i dëgjuar me veshë, por s'është gjendja e tyre. [11]

وَالتَّكْوِينُ صِفَةٌ لِلَّهِ تَعَالَى أَزَلِيَّةٌ وَ هُوَ تَكْوِينُهُ لِلْعَالمَ ِوَ لِكُلِّ جُزْءٍ مِنْ أَجْزَائِهِ لِوَقْتِ وُجُودِهِ وَ هُوَ غَيْرُ الْمُكَوَّنُ عِنْدَنَا. - Atributi i krijimit (et-tekwin) është atribut i ngahershëm i Zotit. Ai e krijoi botën, çdo pjesëz të saj në çastin e krijimit, ndërsa Zotin askush nuk e ka krijuar; në këtë ne besojmë fuqishëm. [12]

وَاْلإِرَادَةُ صِفَةٌ لِلَّهِ تَعَالَى أَزَلِيَّةٌ قَائِمَةٌ بِذَاتِهِ تَعَالَى . - Vullneti (el-iradetu) është gjithashtu atribut i ngahershëm i All-llahut të lartmadhërishëm. [13]


(Të pamurit e All-llahut)

وَ رُؤْيَةُ اللهِ تَعَالَى بِالْبَصَرِ جَائِزَةٌ فيِ اْلعَقْلِ وَاجِبَةٌ بِالنَّقْلِ. وَ َقدْ وَرَدَ الدَّلِيلُ السَّمْعِيُّ بِإِيجَابِ رُؤْيَةِ الْمُؤْمِنِينَ الله تَعَالَى فيِ دَارِ اْلآخِرَةِ فَيُرَى لاَ فيِ مَكَانٍ وَ لاَ عَلَى جِهَةٍ مِنْ مُقَابَلَةٍ أَوْ اِتِّصَالِ شُعَاعٍ أَوْ ثُبُوتِ مَسَافَةٍ بَيْنَ الرَّائِي وَ بَيْنَ اللهِ تَعَالَى. - Të pamurit e All-llahut është i mundur me arsye (fi'l-akl), ndërsa kjo është detyrë të besohet me traditë (bi'n-nakl). Janë transmetuar deri te ne dëshmi tradicionale për obligimin e besimit në të pamurit e All-llahut në Botën e ardhshme, shikim i cili do të jetë pa vend, pa anë, pa ballafaqim ose pa bashkim me anë të emanacionit (rrezatimit) ose hapësirës së caktuar midis shikuesit dhe All-llahut të madhëruar. [14]


(All-llahu është krijuesi i veprave njerëzore)

وَاللهُ تَعَالَى خَالِقٌ ِلأَفْعَالِ الْعِبَادِ مِنَ الْكُفْرِ وَ اْلإِيمَانِ وَ الطَّاعَةِ وَ الْعِصْيَانِ وَ هِيَ كُلُّهَا بِإِرَادَةِ اللهِ تَعَالَى مَشِيئَتِهِ وَ حُكْمِهِ وَ قَضِيَّتِهِ وَ تَقْدِيرِهِ. - All-llahu i madhëruar është Krijuesi i veprave njerëzore, ato të cilat janë shprehje të jobesimit, besimit, përkushtimit dhe mëkatit. Krijimi zhvillohet sipas vullnetit, dashjes, urtësisë, paracaktimit dhe caktimit të Tij. [15]

وَلِلْعِبَادِ أَفْعَالٌ اِخْتِيَارِيَّةٌ يُثَابُونَ بِهَا وَيُعَاقَبُونَ عَلَيْهَا وَ الْحُسْنُ مِنْهَا بِرِضَاءِ اللهِ تَعَالَى وَ الْقَبِيحُ مِنْهَا لَيْسَ بِرِضَائِهِ تَعَالَى. - Njerëzit veprojnë sipas lirisë vetjake, për ç'arsye do të jenë të shpërblyer ose të ndëshkuar. Veprat e mira të bëra janë me pëlqimin e Zotit, ndërsa të këqiat nuk janë.


(Aftësia krijuese njerëzore)

وَ اْلاِسْتِطَاعَةُ مَعَ الْفِعْلِ وَ هِيَ حَقِيقَةُ الْقُدْرَةِ الَّتيِ يَكُونُ ِبهَا الْفِعْلُ وَ يَقَعُ هَذَا اْلإِسْمُ عَلَى سَلاَمَةِ اْلأَسْبَابِ وَ اْلآلاَتِ وَ الْجَوَارِحِ وَ صِحَّةِ التَّكْلِيفِ تَعْتَمِدُ هَذِهِ اْلإِسْتِطَاعَةُ . - Aftësia e njeriut krijohet me veprën, e cila është fuqia e vërtetë, të cilën ai e ka në vepër. Nocioni 'aftësi' (el-istita'atu) nënkupton ekzistimin e shkakut, të mjeteve dhe të organeve. [16] Aftësia njerëzore parashtron obligim.

وَ لاَ يُكَلَّفُ الْعَبْدُ بِمَا لَيْسَ فِي وُسْعِهِ وَ مَا يُوجَدُ مِنَ اْلأَلَمِ فِي الْمَضْرُوبِ عَقِيبَ ضَرْبِ اْلإِنْسَانِ وَ اْلاِنْكِسَارِِ فِي الزُّجَاجِ عَقِيبَ كَسْرِ اْلإِنْسَانِ وَ مَا أَشْبَهُهُ كُلُّ ذَلِكَ مَخْلُوقُ اللهِ تَعَالَى وَ لاَ صُنْعَ لِلْعَبْدِ فِي تَخْلِيقِهِ. - Njeriu nuk është i obliguar me atë që nuk mundet. Dhembja, e cila shfaqet tek i godituri pas goditjes, është pasojë e goditjes së njeriut e të ngjashme. Të gjitha këto i krijoi All-llahu [17] dhe njeriu nuk ka aspak pjesë në në krijimin e Tij. [18]


(Çdo njeri vdesë me vdekjen e vet)

وَالْمَقْتُولُ مَيِّتٌ بِأَجَلِهِ. وَالْمَوْتُ قَائِمٌ بِالْمَيِّتِ مَخْلُوقٌ ِللهِ تَعَالَى لاَ صُنْعَ لِلْعَبْدِ فِيهِ تَخْلِيقَا وَ لاَ اِكْتِسَابًا. وَ اْلأَجَلُ وَاحِد. - I mbyturi vdesë me vdekjen të cilën ia caktoi Zoti, sepse vdekja është e lidhur për atë të cilit i është caktuar, duke e marrë parasysh se vetëm njëherë vdiset. [19]


(Harami i konsumuar është furnizim)

وَ الْحَرَامُ رِزْقٌ . وَ كُلٌّ يَسْتَوَفِي رِزْقَ نَفْسِهِ حَلاَلاً كَانَ أَوْ حَرَامًا وَ لاَ يُتَصَوَّرُ أَنْ لاَ يَأْكُلَ إِنْسَانٌ رِزْقَهُ أَوْ يَأْكُلَ غَيْرُهُ رِزْقَهُ. - Harami (të cilin njeriu e han) është furnizim (rizk), pra çdo gjë që ai e konsumon qoftë ajo nga kategoria e hallallit ose e haramit. Nuk mund të paramendohet se njeriu nuk e han furnizimin e vet ose që ndonjë tjetër të hajë atë që i është caktuar vetëm atij. [20]


(All-llahu përudhë dhe lë në lajthim)

وَ اللهُ تَعَالَى يُضِلُّ مَنْ يَشَاءُ وَ يَهْدِي مَنْ يَشَاءُ. وَ مَا هُوَ اْلأَصْلَحُ لِلْعَبْدِ فَلَيْسَ ذَلِكَ بِوَاجِبٍ عَلَى اللهِ تَعَالَى . - All-llahu i madhëruar e lë në lajthim kë të dojë, kurse e përudhë në rrugë të drejtë kë të dojë. [21] - Ajo që është më e mirë për njeriun nuk është obligim për Zotin. [22]


(Sprovimi dhe mirëqenia në varr)

وَعَذَابُ الْقَبْرِ لِلْكَافِرِينَ وَ لِبَعْضِ عُصَاةِ الْمُؤْمِنِينَ وَ تَنْعِيمُ أَهْلِ الطَّاعَةِ فِي الْقَبْرِ مِمَّا يَعْلَمُهُ اللهُ تَعاَلَى وَ يُرِيدُهُ . وَ سُؤَالُ مُنْكَرٍ وَ نَكِيرٍثَابِتٌ بِالدَّلاَئِلِ السَّمْعِيَّةِ . - Me anë të burimeve tradicionale është konfirmuar ekzistimi i dënimit në varr për ata që nuk besojnë dhe për disa besimtarë mëkatarë. Me burimet e njëjta është konfirmuar ekzistimi i mirëqenies në varr për besimtarët e mirë, sikurse edhe marrja në pyetje të të vdekurve nga ana e melekëve Munkir dhe Nekir. [23]


(Ringjallja dhe të vërtetat e tjera të asaj bote)

وَالْبَعْثُ حَقٌّ. وَالْوَزْنُ حَقٌّ. وَ الْكِتَابُ حَقٌّ. وَ السُّؤَالُ حَقٌّ وَ الْحَوْضُ حَقٌّ. وَ الصِّرَاطُ حَقٌّ. - Po ashtu është e vërtetë se të vdekurit do të ringjallen nga varret e tyre, [24] sikur (është e vërtetë) edhe matësja e veprave, [25] libri (i jetës), [26] provimi i fundit, burimi (hawdi) i të Dërguarit [27] dhe ura mbi xhehennem. [28]

وَ الْجَنَّةُ حَقٌّ. وَالنَّارُ حَقٌّ. وَ هُمَا مَخْلُوقَتَانِ مَوْجُودَتَانِ بَاقِيَتَانِ لاَ تَفْنَيَانِ وَ لاَ يَفْنَى أَهْلُهُمَا. - Xhenneti është e vërtetë, xhehennemi gjithashtu; janë të krijuar dhe ekzistojnë, do të ekzistojnë përhershmërisht, sikurse edhe ata të cilët jetojnë në to. [29]


(Mëkati, mosbesimi dhe politeizmi)

وَ الْكَبِيرَةُ لاَ تُخْرِجُ الْعَبْدَ الْمُؤْمِنَ مِنَ اْلإِِيمَانِ وَ لاَ تُدْخِلُهُ فِي الْكُفْرِ. وَ اللهُ لاَ يَغْفِرُ أَنْ يُشْرَكَ بِهِ وَ يَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَنْ يَشَاءُ مِنَ الصَّغَائِرِ وَ الْكَبَائِرِ. - Mëkati i rëndë [30] besimtarit nuk do t'ia shkatërrojë imanin as që do ta shpie në mosbesim. All-llahu s'do ta falë politeizmin, ndërsa të gjitha mëkatet e tjera, të vogla dhe të mëdha, do t'ia falë kujt të dëshirojë. [31]

وَ يَجُوزُ الْعِقَابُ عَلَى الصَّغِيرَةِ وَ الْعَفْوُ عَنِ الْكَبِيرَةِ إِذَا لَمْ تَكُنْ عَنِ اسْتِحْلاَلٍ وَ اْلاِسْتِحْلاَلُ كُفْرٌ. - Është i mundur dënimi për mëkatin e vogël sikurse edhe falja për mëkatin e madh, me përjashtim të rastit kur është lejuar ajo që Zoti e ka ndaluar, sepse kjo është (e barabartë) me kufrin. [32]

وَالشّ‍َفَاعَةُ ثَابِتَةٌ لِلرّ‌ُسُلِ وَ اْلأَخْيَارِ فِي حَقِّ أَهْلِ اْلكَبَائِرِ بِالْمُسْتَفِيضِ مِنَ اْلأَخْبَارِ . - Ndërmjetësimi (esh-shefa'atu) i të dërguarve të Zotit të madhëruar dhe besimtarëve të mirë për mëkatarët e mëdhenj është konfirmuar në bazë të transmetimeve të sakta. [33]

وَ أَهْلُ الْكَبَائِرِ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ لاَ يَخَلَّدُونَ فِي النَّارِ. - Besimtarët - mëkatarë të mëdhenj nuk do të mbesin amshueshmërisht në xhehennem. [34]


(Imani / Besimi dhe veprat)

وَ اْلإِيمَانُ هُوَ التَّصْدِيقُ بِمَا جَاءَ النَّبِيُّ عَلَيْهِ السَّلاَمُ بِهِ مِنْ عِنْدِ اللهِ تَعَالىَ وَ اْلإِقْرَارُ بِهِ فَأَمَّا اْلأَعْمَالُ فَهِيَ تَتَزَايَدُ فِي نَفْسِهَا وَ اْلإِيمَانُ لاَ يَزِيدُ وَ لاَ يَنْقُصُ. - Iman (besim) është besimi i sigurtë në atë që i është komunikuar Lajmëtarit të fesë, alejhi's-selam, besimi se ky (komunikim) është nga All-llahu i madhëruar dhe kjo bindje të dëshmohet me deklaratë. Sa i përket veprave, ato rrjedhin nga kjo bindje dhe e shprehin atë. Imani nuk zmadhohet as zvogëlohet. [35]

وَ اْلإِيمَانُ وَ اْلإِسْلاَمُ وَاحِدٌ وَ إِذَا وُجِدَ مِنَ الْعَبْدِ التَّصْدِيقُ وَ اْلإِقْرَارُ صَحَّ لَهُ أَنْ يَقُولَ : أَنَا مُؤْمِنٌ حَقًّا وَ لاَ يَنْبَغِي أَنْ يَقُولَ : أَنَا مُؤْمِنٌ إِنْ شَاءَ اللهُ . - Iman dhe Islam është një. [36] Kur njeriu të besojë sinqerisht dhe ta deklarojë këtë, është korrekte të thotë: "Unë jam besimtar i vërtetë"! Nuk duhet thënë: "Unë jam besimtar - nëse Zoti dëshiron". [37]


(Njerëzit fatlumë dhe fatkëqinj)

وَ السَّعِيدُ قَدْ يَشْقَى وَ الشَّقِىُّ قَدْ يَسْعَدُ . - Fatlumi (mund të bëhet) fatkeq, kurse fatkeqi fatlum. [38]

وَالتَّغْيِيرُ يَكُونُ عَلَى السَّعَادَةِ وَالشَّقَاوَةِ دُونَ اْلإِسْعَادِ وَ اْلإِشْقَاءِ وَ هُمَا مِنْ صِفَاتِ اللهِ تَعَالَى وَ لاَ تَغَيُّرَ عَلَى اللهِ وَ لاَ عَلَى صِفَاتِهِ. - Ndryshimi ndikon momentalisht në gjendjen e fatit ose fatkeqësisë së njeriut, duke mos pasur karakter vazhdimësie, sepse fundi i sendeve i përket vetëm Zotit të madhëruar. Prandaj, të fatlumësuarit dhe të fatkeqësuarit e dikujt, janë dy atribute hyjnore, ndërsa ndërrimi momental i gjendjes nuk ndikon te Zoti dhe atributet e Tij. [39]


(Pejgamberët dhe pejgamberia)

وَ فِي إِرْسَالِ الرُّسُلِ حِكْمَةٌ وَ قَدْ أَرْسَلَ اللهُ تَعَالَى رُسُلاً مِنَ الْبَشَرِ إِلَىالْبَشَرِ مُبَشِّرِينَ وَ مُنْذِرِينَ وَ مُبَيِّنِينَ لِلنَّاسِ مَا يَحْتَاجُونَ إِلَيْهِ مِنْ أُمُورِ الدُّنْيَا وَ الدِّينِ وَ أَيَّدَهُمْ بِالْمُعْجِزَاتِ النَّاقِضَاتِ لِلْعَادَاتِ . وَ أَوَّلُ اْلأَنْبِيَاءِ آدَمُ عَلَيْهِ السَّلاَمُ وَ آخِرُهُمْ مُحَمَّدٌ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَ سَلَّمَ وَ قَدْ رُوِيَ بَيَانُ عَدَدِهِمْ فِي بَعْضِ اْلأَحَادِيثِ وَ اْلأُولىَ أَنْ لاَ تُقْتَصَرَ عَلَى عَدَدٍ فيِ التَّسْمِيَّةِ وَ قَدْ قَالَ اللهُ تَعَالَى (ِمنْهُمْ مَنْ قَصَصْنَا عَلَيْكَ وَ مِنْهُمْ مَنْ لَمْ نَقْصُصْ عَلَيْكَ) . وَ لاَ يُؤْمَنُ فِي ذِكْرِ الْعَدَدِ أَنْ يَدْخُلَ فِيهِمْ مَنْ لَيْسَ مِنْهُمْ أَوْ يَخْرُجَ مِنْهُمْ مَنْ هُوَ مِنْهُمْ . وَ كُلُّهُمْ كَانُوا مُخْبِرينَ مُبَلِّغِينَ عَنِ اللهِ تَعَالَى صَادِقِينَ نَاصِحِينَ . وَ أَفْضَلُ اْلأَنْبِيَاءِ مُحَمَّدٌ عَلَيْهِ السَّلاَمُ. - Në dërgimin e pejgamberëve ekziston urtësi. All-llahu i dërgoi pejgamberët nga vetë njerëzit, si transmetues të lajmeve të gëzueshme dhe qortues, t'ua shpjegojnë njerëzve atë që u nevojitet nga fusha e fesë dhe e kësaj bote. Lajmëtarët e fesë zotëronin me mu'xhize me përmbajtje jo të rëndomtë. Lajmëtari i parë i fesë ishte Ademi a.s., kurse i fundit ishte Muhammedi a.s.. Në disa hadithe theksohet numri i tyre. [40] Më e rëndësishme është që të mos zvogëlohet numri i atyre të cilët janë përmendur me emër. All-llahu i madhëruar thotë: "Për disa prej tyre të kemi rrëfyer, kurse për disa jo." [41] Nuk duhet besuar në atë numër të dërguarish, i cili është jasht numrit të tyre, e as të dyshohet se dikush (nga të dërguarit) nuk është i dërguar, ndërkohë që është; të gjithë ata kanë pranuar lajmërime dhe komunikime nga All-llahu dhe kanë qenë plotësisht të sinqertë duke u ndarë këshilla njerëzve. Më i zgjedhuri ndër ta është Muhammedi a.s..


(Mbi engjëjt)

وَ الْمَلاَئِكَةُ عِبَادُ اللهِ تَعَالىَ الْعَامِلُونَ بِأَمْرِهِ وَ لاَ يُوصَفُونَ بِذَكُورَةٍ وَ لاَ أُنُوثَة ٍ. - Engjëjt janë krijesa të Zotit të madhëruar ('ibadull-llah), të cilët i kryejnë plotësisht urdhërat. [42] Për ta nuk mund të thuhet se janë të gjinisë mashkullore apo femërore. [43]


(Librat)

وَ لِلَّهِ تَعَالَى كُتُبٌ أَنْزَلَهَا عَلَى أَنْبِيَائِهِ وَ بَيَّنَ فِيهَا أَمْرَهُ وَ نَهْيَهُ وَ وَعْدَهُ وَ وَعِيدَهُ . - All-llahu i madhëruar ua ka dërguar Librat (Shpalljet) e Tij të dërguarve (alejhim'us-selam), në të cilat ua ka shkoqitur urdhëresat dhe ndalesat e Veta, ua ka shkoqitur premtimet dhe kërcënimet. [44]


(Gjërat e mbinatyrshme)

وَ الْمِعْرِاجُ لِرَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ تَعَالَى عَلَيْهِ وَ سَلَّمَ فِي اليَقَظَةِ بِشَخْصِهِ إِلىَ السَّمَاءِ ثُمَّ إِلَى مَا شَاءَ اللهُ تَعَالَى مِنَ الْعُلىَ حَقٌّ. - Gjatë Mi'raxhit Pejgamberi i Zotit (s.a.v.s.) ka qenë në gjendje të zgjuar, dhe ka udhëtuar trupërisht në Qiell, kurse prej aty drejt vendit më të lartësuar, atje ku ka dëshiruar All-llahu. Kjo është e vërtetë e pakontestueshme. [45]

وَ كَرَامَاتُ اْلأَوْلِيَاءِ حَقٌّ فَتَظْهَرُ اْلكَرَامَةُ عَلَى طَرِيقِ نَقْضِ الْعَادَةِ لِلْوَلِيِّ مِنْ قَطْعِ الْمَسَافَةِ الْبَعِيدَةِ فِي الْمُدَّةِ الْقَلِيلَةِ وَ ظُهُورِ الطَّعَامِ وَ الشَّرَابِ وَ اللِّبَاسِ عِنْدَ الْحَاجَةِ وَ الْمَشْيُ عَلَى الْمَاءِ وَ الطَّيَرَانِ فِي الْهَوَاءِ وَ كَلاَمِ الْجَمَادِ وَ الْعَجْمَاءِ وَ غَيْرِ ذَلِكَ مِنَ اْلأَشَيَاءِ وَ يَكُونُ ذَلِكَ مُعْجِزَةٌ لِلرَّسُولِ الَّذِي ظَهَرَتْ هَذِهِ الْكَرَامَةُ لِوَاحِدٍ مِنْ أُمَّتِهِ لأَِنَّهُ يَظْهَرُ بِهَا أَنَّهُ وَلِيٌّ وَ لَنْ يَكُونَ وَلِيًّا إِلاَّ وَأَنْ يَكُونَ مُحِقًّا فِي دِياَنَتِهِ وَ دِيَانَتُهُ اْلإِقْرَارُ بِرِسَالَةِ رَسُولِهِ. - Kerametet [46] e evlijave [47] janë të vërteta. Të shfaqurit e tyre u kundërvihen shfaqjeve të rëndomta siç janë: kalimi i largësive për një kohë jo të zakonshme, [48] furnizimi me ushqim, pije dhe rroba në rast nevoje [49] si dhe ecja mbi ujë dhe fluturimi nëpër atmosferëm, të folurit me botën inorganike dhe animale dhe shfaqjet e tjera jo të rëndomta. Shfaqja e gjerave mbinatyrore nga ana e individëve është mu'xhizeja e Pejgamberit a.s., së cilës duke iu falënderuar sendërtohen kerametet e ithtarëve të tij, sepse kerameti është pasojë e saj dhe vërtetim se i përmenduri është 'velij'. Ai nuk mund ta ketë këtë rang deri atëherë kur të mos i nënshtrohet plotësisht Pejgamberit dhe nuk arrin bindje (me zemër dhe gjuhë) se misioni i tij është i vërtetë. [50]


(Mbi vlerën e trashëgimtarëve të Pejgamberit)

وَ أَفْضَلُ الْبَشَرِ بَعَدَ نَبِيِّنَا أَبُوبَكْرٍ الصِّدِّيقِ ثُمَّ عُمَرُ الْفَارُوقُ ثُمَّ عُثْمَانَ ذُو النُّورَيْنِِ ثُمَّ عَلِيُّ الْمُرْتَضَى رَضِيَ اللهُ تَعَالَى عَنْهُمْ أَجْمَعِينَ. وَ خِلاَفَتُهُمْ ثَابِتَةٌ عَلَى هَذَا التَّرْتِيبِ أَيْضًا وَ الْخِلاَفَةُ ثَلاَثوُنَ سَنَةً ثُمَّ بَعَدَهَا مُلْكٌ وَ إِمَارَةٌ .

Njeriu më i dalluar pas të Dërguarit tonë (s.a.v.s.) është Ebu Bekr Es-Siddiku, pastaj Umer El-Faruku, pastaj Uthman Dhu'n-Nurejni dhe Ali El-Murteda-ja, kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë ta. Hilafeti (Sundimi) i tyre është i qëndrueshëm me vend, gjithashtu, me rendin e theksuar, në gjatësinë e përgjithshme është prej 30 vitesh, e më pas filloi monarkia dhe principatat (emiratet). [51]


(Kushtet për Imamin / Sunduesin)

وَالْمُسْلِمُونَ لاَ بُدَّ لَهُمْ مِنْ إِمَامٍ يَقُومُ بِتَنْفِيذِ أَحْكَامِهِمْ وَ إِقَامَةِ حُدُودِهِمْ وَ سَدُّ ثُغُورِهِمْ وَ تَجْهِيزِ جُيُوشِهِمْ وَ أَخْذِ صَدَقَاتِهِمْ وَ قَهْرِ الْمُتَغِّلْبَةِ وَ المُتَلْصِّصَةِ وَ قُطَّاعِ الطَّرِيقِ وَ إِقَامَةِ الْحَجِّ وَ اْلأَعْيَادِ وَ قَطْعِ الْمُنَازَعَاتِ الْوَاقِعَةِ بَيْنَ الْعِبَادِ وَ قُبُولِ الشَّهَادَاتِ الْقَائِمَةِ عَلَى الْحُقُوقِ وَ تَزْوِيجِ الصَّغَائِرِ وَ الصِّغَارِ الَّذِينَ لاَ أَوْلِيَاءِ لَهُمْ وَ قِسْمَةِ الْغَنَائِمِ وَ نَحْوَ ذَلِكَ . - Bashkësia muslimane është e obliguar të ketë imam (sundues), i cili do të kujdeset për ligjin, shtetin dhe për sigurimin e kufijve të tij, për gatishmërinë e forcave të armatosura, për tubimin e zekatit, pamundësimin e aktiviteteve të tundonjësve, hajnave dhe pretarëve, do të organizojë haxhin dhe festat, do të arbitrojë në gjykime dhe konflikte midis njerëzve, do të pranojë dëshmimet me qëllim të sendërtimit të drejtë të së drejtës së njerëzve, do të kurorëzojë të rinjtë të cilët janë pa përkujdesje dhe do të kujdeset për kushtet normale të hyrjes në martesë të atyre të cilët nuk kanë kujdestarë, do të bëjë ndarjen e plaçkave të luftës, e të tjera. [52]

ثُمَّ يَنْبَغِي أَنْ يَكُونَ اْلإِمَامُ ظَاهِرًا لاَ مُخْتَفِيًا وَ لاَ مُنْتَظِرًا. - Ardhja deri te sunduesi duhet të jetë e lirë për të gjithë njerëzit, e jo të jetë e paarritshme. Nuk mund të jetë imam ai i cili është 'jopublik' (i zhdukur) dhe të pritet ardhja e tij e sërishme. [53]

وَ يَكُونُ مِنْ قُرَيْشٍ لاَ يَجُوزُ مِنْ غَيْرِهِمْ وَ لاَ يَخْتَصُّ بِبَنِي هَاشِمٍ وَ أَوْلاَدِ عَلِيٍّ رَضِيَ اللهُ تَعَالَى عَنْهُ وَ لاَ يُشْتَرَطُ فِي اْلإِمَامِ أَنْ يَكُونَ مَعْصُومًا وَ لاَ أَنْ يَكُونَ أَفْضَلَ أَهْلِ زَمَانِهِ وَ يُشْتَرَطُ أَنْ يَكُونَ مِنْ أَهْلِ الْوِلاَيَةِ سَائِسًا قَادِرًا عَلىَ تَنْفِيذِ اْلأَحْكَامِ وَ حِفْظِ حُدُودِ دَارِ السَّلاَمِ وَ إِنْصَافِ الْمَظْلُومِ مِنَ الظَّالِمِ . - Përparësi ka imami nga fisi Kurejsh, në krahasim me kandidatët nga fiset tjera, [54] duke mos u dhënë privilegje Hashimijve ose pasardhësve të Aliut r.a.. [55] Nuk është kusht që imami të jetë i pagabueshëm, [56] as të jetë më i miri ndër bashkëkohësit e vet. [57] Kushti i vetëm është t'i zotërojë kualitetet e domosdoshme e të nevojshme për sundues, [58] të t'i kontribuojë tempos së zhvillimit të Bashkësisë, të jetë i fuqishëm në mbrojtjen e ligjshmërinë së Shtetit, pacenueshmërisë së kufijve të tij dhe t'i sigurojë të drejtat e atyre, të cilët dikush i ka dëmtuar.

وَ لاَ يَنْعَزِلُ اْلإِمَامُ بِالْفِسْقِ وَ الجَوْرِ. وَ يَجُوزُ الصَّلاَةُ خَلْفَ كُلِّ بَرٍّ وَ فَاجِرٍ . وَ نُصَلِّي عَلَى كُلِّ بَرٍ وَ فَاجِرٍ إِذَا مَاتَ عَلَى اْلإِيمَانِ . - Imami nuk ndërrohet për shkak të mëkatit ose për shkak të zbatimit të autarkisë. [59] Pas çdo imami, qoftë ai i mirë apo i keq, lejohet falja e namazit, [60] për këtë arsye ne ia falim xhenazen çdonjërit (besimtar) qoftë ai i mirë apo jo, nëse vdesë si besimtar. [61]


(Mbi as'habët)

وَ نَكُفُّ عَنْ ذِكْرِ الصَّحَابَةِ إِلاَّ بِخَيْرٍ . وَ نَشْهَدُ بِالْجَنَّةِ لِلْعَشْرَةِ الْمُبَشَّرَةِ الَّذِينَ بَشَّرَهُمْ النَّبِيُّ عَلَيْهِ السَّلاَمُ بِالْجَنَّةِ . - Mbi shokët e të Dërguarit të Zotit (as'habët) duhet folur vetëm mirë. [62] Dëshmojmë se në xhennet (do të hyjnë) dhjetë (as'habë) të zgjedhur, të cilët i ka gëzuar me këtë lajm Pejgamberi a.s.. [63]


(Mes'hi dhe nebidhi)

وَ نَرَى الْمَسْحَ عَلَى الْخُفَيْنِ فِي السَّفَرِ وَ الْحَضَرِ . وَ لاَ نُحَرِّمُ نَبِيذَ التَّمْرِ . - Mes'hin mbi mestve e konsiderojmë të drejtë gjatë udhëtimit sikurse edhe në shtëpi, [64] ndërsa nuk e konsiderojmë të ndaluar nebidhin (lëngun) nga hurma. [65]


(Askush nuk është liruar nga urdhëresat dhe ndalesat)

وَ لاَ يَبْلُغُ وَلِيٌّ دَرَجَةَ اْلأَنْبِيَاءِ . وَ لاَ يَصِلُ الْعَبْدُ إِلَى حَيْثُ يَسْقُطُ عَنْهُ اْلأَمْرُ وَ النَّهْيُ. - "Veliu" (i dashuri i Zotit) nuk mund ta arrijë asesi rangun e të dërguarve të Zotit. [66] Njeriu nuk mund ta arrijë atë shkallë (të kerameteve) me të cilën do të lirohej nga urdhëresat dhe ndalesat, vetëm nëse nuk është mentalisht i shëndoshë dhe në moshën madhore. [67]

وَ النُّصُوصُ عَلَى ظَوَاهِرِهَا وَ الْعُدُولُ عَنْهَا إِلَى مَعَانٍ يَدَّعِيهَا أَهْلُ الْبَاطِنِ إِلْحَادٌ بِكُفْرٍ. - Tekstet kur'anore dhe të haditheve (en-nusus) duhet pranuar në kontekstin e tyre literar (ala dhahiri ha). Konceptimi i tyre në mënyrën e kundërt, sikur ai të cilin e mbajnë ezoteristët e pafe (batinijjeh), është e barabartë me jobesimin. [68]


(Çka largon nga feja)

وَرَدُّ النُّصُوصِ كُفْرٌ. وَ اسْتِحْلاَلُ الْمَعْصِيَّةِ كُفْرٌ. وَ اْلإِسْتِهَانَةُ بِهَا كُفْرٌ. وَ اْلإِسْتِهْزَاءُ عَلَى الشَّرِيعَةِ كُفْرٌ. وَ اْليَأْسُ مِنَ اللهِ تَعَالَى كُفْرٌ وَ اْلأَمْنُ مِنْ اللهِ تَعَالَى كُفْرٌ. وَ تَصْدِيقُ الْكَاهِنِ بِمَا يُخْبِرُ بِهِ عَنِ الْغَيْبِ كُفْرٌ. - Refuzimi i përmbajtjeve kur'anore-sunnetike (en-nusus) është kufr, [69] konsiderimi i mëkatit si i lejueshëm është kufr, [70] mburrja me kryerjen e mëkatit është kufr; përçmimi i dispozitave të sheri'atit është kufr, [71] humbja e shpresës në mëshirën e All-llahut është kufr, [72] të ndjerit i sigurtë nga dënimi i Zotit është kufr [73] dhe besimi se fallxhori thotë të vërtetën mbi transcendentalen (gajbin) është kufr. [74]

وَ الْمَعْدُومُ لَيْسَ بِشَيْءٍ. - Mosekzistuesja është hiç [75]


(Lutja për të vdekurit)

وَ فيِ دُعَاءِ اْلأَحْيَاءِ لِلأَمْوَاتِ وَ صَدَقَتِهِمْ عَنْهُمْ نَفْعٌ لَهُمْ. وَاللهُ تَعَالَى يُجِيبُ الدَّعْوَاتِ وَ يَقْضِي الْحَاجَاتِ. - Të vdekurve u ndihmon lutja (duaja) dhe sadakaja, të cilën të gjallët e japin në emër të tyre. [76] All-llahu i madhëruar i pranon lutjet dhe i plotëson nevojat. [77]


(Parashenjat e shkatërrimit të botës)

وَمَا أَخْبَرَ بِهِ النَّبِيُّ عَلَيْهِ السَّلاَمُ مِنْ أَشْرَاطِ السَّاعَةِ مِنْ خُرُوجِ الدَّجَالِ وَ دَابَّةِ اْلأَرْضِ وَ يَأْجُوجَ وَ مَأْجُوجَ وَ نُزُولِ عِيسَى عَلَيْهِ السَّلاَمُ مِنَ السَّمَاءِ وَ طُلُوعِ الشَّمْسِ مِنْ مَغْرِبِهَا فَهُوَ حَقٌّ . - Ato që ka thënë Pejgamberi për parashenjat (isharat) e Ditës së shkatërrimit (jewm'us-sa'ah) janë të vërteta, sikurse janë paraqitja e Dexhallit, e Dabbet'ul-erdit, e Je'xhuxhit dhe Me'xhuxhit, zbritja e Isait a.s. dhe lindja e Diellit nga ana e Perëndimit. [78]


(Muxhtehidi)

وَالْمُجْتَهِدُ قَدْ يُخْطِئُ وَ قَدْ يُصِيبُ. - Muxhtehidi (në decizione /fetva) ndonjëherë gabon, e ndonjëherë jep gjykim të drejtë. [79]


(Rangimi)

وَ رُسُلُ الْبَشَرِ أَفْضَلُ مِنْ رُسُلِ الْمَلاَئِكَةِ وَ رُسُل ُالْمَلاَئِكَةِ أَفْضَلُ مِنْ عَامَّةِ الْبَشَرِ وَ عَامَّةِ الْبَشَرِ أفْضَلُ مِنْ عَامَّةِ الْمَلاَئِكَةِ0 - Pejgamberët, që u janë dërguar njerëzve, janë në një rang më të vlefshëm se pejgamberët që u janë dërguar engjëjve, e këta janë sërish, më të vlefshëm se njerëzit e rëndomtë, kurse njerëzit e rëndomtë janë më të vlefshëm se engjëjt e rëndomtë. [80]

والله اعلم. - Dija absolute i përket vetëm All-llahut!

متن العقائد لعمر النسفي رحمه الله تعالى. - Teksti i 'Akaidit të Nesefiut', All-llahu i madhëruar e mëshiroftë atë.

Lavdia i qoftë All-llahut të vetëm dhe salavati dhe selami qoftë mbi Pejgamberin, pas të cilit më nuk ka tjetër.



Autor: Ebu Hafs Umer En-Nesefij



Bibliografia e parathënies, e përkthimit dhe e komentimit të 'Akaidit të Nesefiut'

1. Abduhu, Muhammed, Risalet'ut-tewhid, bot. II, Bejrut, 1981.
2. Cahen, C., der Islam, I, Vom Ursprunga bis zu den Aufongen des Osmanereiches, 1968, vëll. 14.
3. Corbin, Henri Historia e filozofisë islame, Shkup, 1997.
4. Dituria Islame, nr. 4-5/1987, Prishtinë.
5. Ebu Hanife, Numan B. Thabit, Pesë kryeveprat e Ebu Hanifes, Prishtinë, 2000.
6. Edukata Islame, nr. 37-38/1983; nr. 41-42/1985, nr. 44-45/1986, nr. 46-47/1986, Prishtinë.
7. El-Bagdadi, Usulu'd-din, Lahor, Pakistan.
8. El-Eshkar, Sulejman Omer, Pejgamberët dhe shpalljet, Shkup, 1421-2000.
9. El-Kesteliu, Glosa në Komentin e Akaidit të En-Nesefiut.
10. El-Kutb, Muhammed Ali, El-Asheret'ul-mubeshsherune bi'l-xhenneti, Damask.
11. El-Lalokai, Ebu Kasim Hibbetullah, Allahove evlije i njihovi kerameti, Visokë, 2001.
12. El-Xhisr, Nedim, Kissat'ul-iman, Tarablus, Lubnan, (-).
13. Besimi në Zotin në dritën e.filozofisë, shkencës dhe Kur'anit, Prishtinë, 1998.
14. En-Nevevij, El-Erbe'un, Kairo, 1953.
15. Es-Subki, Imam Ibn, Tabekat'ush-shafi'ijjeti el-kubra, II.
16. Et-Taftazani, Mes'ud ibn Umer, Sherh'ul-akai'in-Nesefijjeh, Bagdad, 1926 Hixhrij.
17. Et-Taftazanij, Sa'duddin Mes'ud ibn Umer, Sherhu Akaid'in-Nesefij, (Turqi ?), 1308 hixhrij.
18. Et-Taftazanij, Sa'duddin Mes'ud ibn Umer, Sherh'ul-Aka'idi'n-nesefijjeh, Bejrut, (-).
19. Gjozo, Husein, Prevod Kur'ana s komentarom, III, Sarajevë, 1976,
20. Glasnik VIS-a, nr. 2, 1982 dhe nr. 6/1985, Sarajevë.
21. Hanxhiq, Mehmed, Ilmul-kelam, Sarajevë, 1934.
22. Hanxhiq, Mehmed, Hyrje në shkencën e hadithit, Shkup, 1997.
23. Ibn Haldun, Mukaddima, Sarajevë, 1982.
24. Ibn Huzejme, Muhammed ibn Is'hak, Kitab'ut-tewhid we isbatu sifatu'rr-rrabb, El-Kahiretu, 1968, fq. 178-230.
25. Ihsani, Ilahi Zahir, Esh-Shi'a we's-sunne, lahor, Pakistan, 1981.
26. Ikbal, Muhammed, Obnova vjerske misli u islamu, Sarajevë, 1979. Ekziston edhe përkthimi shqip në dorëshkrim nga N. Ibrahimi
27. Islamska misao, revistë fetare ..., nr. 21/1980, Sarajevë, nr. 30/1981; nr. 34/1981, nr. 71/1984, nr. 72/1984, nr. 76/1985, nr. 101-102/1987, nr. 103/1987, nr. 105-106/1987.
28. Kafija, Hasan, Rawda al-gannat fi usul'il-i'tikadat, Sarajevë, 1940.
29. Mahmud, Abdulhalim, Isra' i Mi'raxh, Sarajevë, 1995.
30. Nakiçeviq, Omer, Hasan kafija Prushçak - pionir arapsko islamskih nauka u Bosni i Hercegovini, Sarajevë, 1977.
31. Saliba, Xhemil, El-Mu'xhem'ul-felsefi, Bejrut, 1982, vëll. II.
32. Shkaljiq, Abdullah, Turcizmi u srpsko-hrvatskom jeziku, Sarajevë, 1973.
33. Sidkij, Ni'met, El-Xheza'u - El-Xhennetu we'n-Naru, El-Kahiretu, 1975.



_________________________

[1] - Deri tash në gjuhën shqipe janë botuar:
- Ebu Hanife, Kitab'ul-vasijjeh, Edukata Islame, nr. 37-38/1983, Prishtinë, fq. 51-56, në përkthim të N. Ibrahimit.
- Ebu Hanife, Fikh'ul-ekber, Edukata Islame, nr. 41-42/1985, Prishtinë, fq. 24-32, në përkthim të N. Ibrahimit.
- El-Maturidi, Traktati mbi besimin islam, Edukata Islame, nr. 44-45/1986, Prishtinë, fq. 31-46 dhe nr. 46-47/1986, Prishtinë, fq. 29-45, në përkthim të N. Ibrahimit.
- Et-Tahavi, Akaidi i Tahavisë, Dituria Islame, nr. 4-5/1987, Prishtinë, fq. 19-22 në përkthim të A. Sinanit.
Numan B. Thabit Ebu Hanife, Pesë kryeveprat e Ebu Hanifes, Prishtinë, 2000, fq. 135+95, në përkthim të M. Bajramit.
[2] - Sa'duddin Mes'ud ibn Umer et-Taftazanij, Sherhu Akaid'in-nesefij, (Turqi?), 1308 hixhrij, fq. 1.
En-Nesefiu u lind dhe u rritë në vendin Nesef (Sa'duddin Mes'ud ibn Umer et-Taftazanij, Sherh'ul-Aka'idi'n-nesefijjeh, Bejrut, (-), fq. 21. Vendbanimi Nesef gjendet rreth 150 km. larg Buharës, kurse sot ky qytet njihet me emrin Kareshi. Shih: Kamus'ul-a'lam, XX, Istambul, 1316 h., v. VI, fq. 4575, v. V, fq. 3510, sipas: Muharem Omerdić, Osvrt na Akaid'un-Nesefij, Glasnik VIS-a, nr. 6/1985, Sarajevë, fq. 699.
[3] - Muharem Omerdić, Osvrt na Akaid'un-Nesefij, Ibid, fq. 668-671.
[4] - Ibid, fq. 671.
[5] - Teksti i sipërm nuk i përket tekstit integral të 'Akaidit' të Imam en-Nesefiut, por është i nxënësve të tij, (NI).
Nëntitujt janë të përkthyesit me qëllim të qartësisë dhe përcjelljes më të lehtë të tërësisë së tekstit. Shënimet e shkruara nga M. Omerdiq do të shënohen me shkurtesën "MO" kurse shënimet nga N. Ibrahimi do të shënohen me shkurtesën "NI".
[6] - Miqtë e së vërtetës, veçanërisht kelamistët angazhohen për të vërtetën dhe për dëshmimin e saj shërbehen me logjikë të shëndoshë dhe dialektikë të arsyeshme, përkundër sofistëve (subjektivistëve), mësuesëve të cilët e mësonin shkathtësinë e të shprehurit të të vërtetës me dialektikë të rrejshme. Sofistët janë grup mësuesish të cilët janë paraqitur në Greqi ... Kanë qenë të shkathtë në mësimin e popullit me oratori, në të shprehurit e zbukuruar, me dialektikë, dhe janë mburrur me faktin se kanë mundur ta mbrojnë dhe ta kundërshtojnë njëkohësisht të njëjtin mendim. Në qëllimet e tyre kanë arritur aq sa që metoda e tyre gati solli deri te shkatërrimi i themeleve të arsyes, njohjes dhe moralit. Protagora, sofisti më i njohur, e mohon njohjen me anë të mendjes dhe pohon se shqisat janë burimi i vetëm i njohjes. Sipas tij, nuk ekziston e vërteta objektive ... Gjorgjiu, sofist i mëvonshëm, e mohoi ekzistimin e sendeve, dhe mundësinë e njohjes ... Nedim el-Xhisr, Kissat'ul-iman, Tarablus, Lubnan, (-). Shih përkthimin shqip, Besimi në Zotin në dritën e filozofisë, shkencës dhe Kur'anit, Prishtinë, 1998., (NI).
Mu'tezilitët janë përfaqësues të pathyeshëm të fuqisë së arsyes dhe njohjes me anë të arsyes. Ata edhe akaidin (dogmatikën islame) e kanë mbështetur në arsyen njerëzore dhe C. Cahen ka përfunduar se qëndrimi i tyre është: "Zoti është arsye, kurse feja i përgjigjet arsyes", (C. Cahen, der Islam, I, Vom Ursprunga bis zu den Aufongen des Osmanereiches, 1968, vëll. 14, fq. 92), (MO).
[7] - Njohja e vërtetë (el-ma'rifetu) është e mbështetur në gjashtë themele: islam, iman, ihsan, sheri'at, tarikat dhe hakikat. Në Islam për njohjen ka gjashtë kushte: arsyeja, madhëria, liria e të folurit, të zotëruarit e vetes, fuqia e shprehjes dhe fuqia e të kuptuarit.
Disa këtë e kanë shprehur në vargje:
Kushtet e islamit janë reale dhe të arsyeshme,
Dhe atyre u përmbahen ata që kanë arsye:
Madhëria, arsyeja, liria e të folurit, fuqia e të shprehurit dhe të zotëruarit e vetes.
Dhe kësaj shtoi: "Pa komente të tepruara" o të mençur, sepse në këtë është përqëndruar dituria e njerëzve të ditur.
(Glosa në dorëshkrimin bazor nr. D-1721, fol. 51b), (MO).
Krhs.: Ebu Mensur el-Maturidi, Traktati mbi besimin islam, në: Edukata islame, nr. 44-45/1986, Prishtinë, fq. 31 dhe fusnotat 1-4 në fq. 43, Muhammed Abduhu, Risalet'ut-tewhid, bot. II, Bejrut, 1981, fq. 32-36, Henri Corbin, Historia e filozofisë islame, Shkup, 1997 etj., Muhammed Ikbal, Obnova vjerske misli u islamu, Sarajevë, 1979, (NI).
[8] - Në shkencën e hadithit transmetimet 'mutevatir' janë ato hadithe për të cilat nuk mund të dyshojmë gjatë përcjelljes së tyre nga goja në gojë. Ky kusht duhet të gjendet si në fillim, edhe në mes ashtu dhe në fund të radhës së njerëzve të cilët e transmetojnë. (Mehmed Hanxhiq, Ilmul-kelam, Sarajevë, 1934, fq. 12. Më tepër mbi transmetimet mutevatir shih nga autori i njëjtë: Hyrje në shkencën e hadithit, Shkup, 1997, (NI).
[9] - 'Ilham' është frymëzimi të cilin Zoti ia jep njeriut të mirë. Ky lloj frymëzimi ka vetëm karakter pozitiv dhe nuk arrihet me përsiatje ose meditim, e aq më pak me anë të ndonjë shkathtësie. Shumë veta 'ilhamin' e fshehin duke e konsideruar këtë dhuratë të jashtëzakonshme nga Zoti, me të cilën nuk duhet lavdëruar, sepse kjo do të ishte shfaqje e mendjemadhësisë gjë që do ta ndërpriste rrjedhën e frymëzimeve të mëtejshme. Disa thonë se ilhami është dituri, e cila është dhënë në zemër nga ana e panjohur. El-Gazaliu thotë se ilhami është frymëzim sekret ... Ilhami nuk është sikur vahji. E kundërta me ilhamin është 'vesvesa', (Dr. Xhemil Saliba, El-Mu'xhem'ul-felsefi, Bejrut, 1982, vëll. II, fq. 130-132), (MO).
[10] - Krhs.: El-Maturidi, po aty, fq. 31-32 dhe fusnota 5-9 në fq. 43-44, Xhelaluddin Es-Sujuti, Nauka o osnovama vjere (Ilmu usuli'd-din) në: Islamska misao, nr. 103/1987, Sarajevë, fq. 19, (NI).
[11] - M. Abduhu, po aty, fq. 46.
Krhs.: Es-Sujuti, po aty, fq. 20, (NI).
[12] - Es-Sujuti, po aty, fq. 19-20, (NI).
[13] - M. Abduhu, po aty, fq. 43, Es-Sujuti, po aty, fq. 19, (NI).
[14] - Ez-Zamahsheriu i ka komentuar fjalët e All-llahut: "Gjithsesi ata atë ditë do të jenë larg mëshirës së Zotit të vet", (El-Mutaffifin, 15) si shembull të nënçmimit të disa njerëzve ... Nuk do ta shohin vetëm ata, të cilët janë më të neveritshëm dhe më të përçmuar. Ibnu Muniri thotë se ky është qëndrimi i mu'tezilitëve, kurse sunnitët këtë e marrin si dëshmi e të pamurit të All-llahut të madhëruar në Botën e ardhshme, ndërkohë që mëkatarët do të jenë të penguar ta shohin Atë, ndërsa kjo sërish është dëshmi se besimtarëve të mirë do t'u lejohet ta shohin Atë. Ngritja e perdes nuk do të kishte kuptim në qoftë se nuk ka të bëjë me të pamurit me sy ... (Dr. Ali Hasan Arid, Historijat tefsira, Islamska misao, VII/1985, nr. 76, fq. 6. Gjithashtu: Mehmed Hanxhiq, Ilmul-kelam, po aty, fq. 33; El-Maturidi, po aty, fq. 33-34, (MO).
Krhs.: Ebu Hanife, Kitab'ul-vasijjeh, Edukata islame, nr. 37-38/1983, Prishtinë, fq. 54; Es-Sujuti, po aty, fq. 21, Ebu'l-Hasan El-Esh'ari, Vjerovanje ehlu's-sunneta, ehlu'l-hadisa i ehlu's-selefa, Islamska misao, IX/1987, nr. 101-102, Sarajevë, fq. 12, (NI).
Ebu Rezin thotë: Kam thënë: - O i Dërguari i Zotit, a do ta shohim të gjithë ne All-llahun pa pengesë? Është përgjigjur: "Po"! I thashë më tej: - A ka dëshmi për këtë në atë që Zoti e ka krijuar? Ka thënë: "A nuk e shikoni ju të gjithë Hënën në të katërmbëdhjetën, e cila është një prej krijesave të Zotit, ndërsa All-llahu është më i lartësuari dhe i madhëruari", (Ebu Davudi).
Në hadithin tjetër flitet më saktësisht mbi këtë të pamur: Suhejbi r.a. i transmeton fjalët e të Dërguarit a.s.: "Kur të hyjnë në Xhennet banorët e xhennetit do t'ju thuhet: Keni shpërblim çfarë nuk keni pritur! Do të thonë: - E ç'është ajo? A nuk na janë fytyrat të ndritshme dhe të larguara nga zjarri dhe a nuk jemi në Xhennet?! Atëherë do të hiqet "hixhabi" (perdja) dhe do ta shohin All-llahun. Për Zotin, nuk do t'ju duket asgjë më e dashur se ajo. Pastaj e lexoi ajetin: "Ata që bëjnë vepra të mira gjejnë mirësi, edhe më tepër se kaq!", (Junus, 26) Shih: Muhammed ibn Is'hak ibn Huzejme, Kitab'ut-tewhid we isbatu sifati'r-rrabb, El-Kahiretu, 1968, fq. 178-230, (MO).
[15] - Shih: M. Hanxhiq, Ilmul-kelam, Bog stvara ljudska djela, fq. 32., (MO).
Krhs.: El-Maturidi, Edukata islame, nr. 44-45, fq. 37 dhe fusntotat 38-40 në fq. 45, Ebu Hanife, Kitab'ul-vasijjeh, po aty, fq. 54, (NI).
[16] - Fuqia nuk i paraprinë veprës, por krijohet me veprën, sepse edhe ajo është e krijuar sikur edhe vepra. Nuk është krijuese, por kufizimisht vepruese. Fuqia nuk është karakteristike për njeriun, as kusht i cili i paraprin veprës, por është përdorimi i mjeteve të saj disponuese në suazën që edhe është ngarkuar. Kur'ani thotë: "Të vizituarit e Tempullit, për hirë të All-llahut, për atë që ka mundësi ta marrë këtë udhë është obligim ...", (Ali Imran, 97), (MO).
[17] - Fuqinë / aftësinë kreative e ka vetëm Zoti, ndërsa ekzistentet e tjera janë të varura nga të prodhuarit kreativ të Tij. Mu'tezilitët thonë se disa vepra krijohen me veprimin e fuqive të tjera, si p.sh.: goditja e kushtëzon dhembjen, kurse atë e ka prodhuar fuqia vepruese e njeriut e jo e Zotit. Sipas mësimit të Ehl'us-sunnetit tërë këtë e ka krijuar Zoti, (MO).
[18] - Mes'ud ibn Umer Et-Taftazani këtë e sqaron: "Fuqia njerëzore nuk lidhet me krijimin, sepse në atë që e quajnë produkt, në esencë, njeriu nuk ka pjesëmarrje, për shkak se kjo nuk është në fuqinë e njeriut, ndërsa sa i përket vetëfitimit (iktisab), ai nuk mund ta arrijë atë çka është jashtë mundësive të tij, në dallim prej veprave të tij ku ai vendosën lirisht", (Sherh'ul-akaid'in-Nesefijjeh, Bagdad, 1926 hixhrij, fq. 125, (MO).
Krhs.: El-Maturidi, Edukata islame, nr. 44-45, po aty, fq. 37-38 dhe funstota 41-43 në fq. 45-46, (NI).
[19] - Çdo gjë që jeton e ka çastin e caktuar të vdekjes së vet, i cili është caktuar nga Zoti. Askush këtë çast nuk mund ta shpejtojë e as të shtyjë. Sipas mu'tezilitëve, dorasi e tejkalon caktimin e Zotit dhe e mbytë viktimën para çastit të tij të caktuar. Sipas tyre, kjo lloj vdekjeje është produkt i dorasit, vepër e tij e jo e Zotit dhe se i mbyturi ka vdekur para 'exhelit' të tij, nga se sikur të mos mbytej do të jetonte deri te çasti i tij i caktuar. Ky qëndrim i tyre është në kundërshtim me mësimin e Ebu Mensur El-Maturidiut, të Umer En-Nesefiut dhe të gjitha autoriteteve të ehl'us-sunnetit. Thënë shkurt, mbytja e njeriut është akti i mbytësit në kuptim të vetëvrasjes, kurse vepër e Zotit është në kuptim të krijimit dhe caktimit të çastit të vdekjes, sepse në krijimin dhe caktimin e Zotit njeriu nuk ka pjesëmarrje, siç theksohet kjo edhe në Kur'an: "I cili ka krijuar vdekjen dhe jetën ...", (El-Mulk, 2).
Sipas filozofëve, vdekja vjen sipas rrugës së natyrshme, me sëmundje ose me ndërprerjen e funksioneve të organeve vitale, (Sherh'ul-akaid'in-Nesefijjeh, po aty, fq. 126, (MO.)
Krhs.: El-Maturidi, Edukata islame, nr. 44-45, po aty, fq. 40 dhe funsotat 51 në fq. 46, (NI).
Es-Sujuti thotë: "Besojmë se vdekja është me exhel. Exheli është koha, të cilën All-llahu e ka caktuar qysh më parë për përfundimin e çdo jete. Askush nuk vdes pa exhel, pa marrë parasysh a është mbytur, apo ka vdekur në ndonjë mënyrë tjetër", (Es-Sujuti, po aty, fq. 22, (NI).
Ngjashëm mendon edhe El-Esh'ariu i cili thotë: "Pohojmë se çdokush vdes me exhelin e vet dhe se i mbyturi mbytet me exhelin e vet", El-Esh'ari, po aty, fq. 12, (NI).
[20] - Mu'tezilitët disa harame (ajo që është përvetësuar me vjedhje, mashtrime, plaçkitje, kamatë e të ngjashme) nuk i numërojnë në Furnizim (nafakë). Sipas mësimit të tyre, në nafakë numërohet hallalli, d.m.th. ajo që është në pronësinë e njeriut (Hud, 6), sepse All-llahu ua cakton nafakën edhe shtazëve, ndërsa ato nuk kanë kurrfarë pronësie. A është e mundur që dikush të hajë diç tjetër nga ajo që Zoti e ka krijuar dhe caktuar? Dijetarët islamë 'rizkun' e ndajnë në dy grupe:
1). Atë që njeriu e ha dhe e pi, kjo është nafakë në kuptimin e vërtetë, dhe
2). Atë që njeriu e posedon, të tjerëve ua ndan dhe shpërblen gjatë jetës së tij, në bazë të ajetit: "dhe kanë ndarë sadakë nga ajo që u kemi dhënë Ne", (El-Bekaretu, 3), sikur edhe fjalëve të të Dërguarit: "Sadaka më e mirë është të ndash kur je i shëndoshë dhe ngushtë dhe duke iu frikësuar varfërisë, ndërkohë që dëshiron të pasurohesh dhe që këtë të mospushosh ta bësh deri në vdekjen tënde ...", (MO).
Shih: El-Maturidi, po aty, fq. 41, (NI).
[21] - Para së gjithash kjo do të thotë: Zoti krijon edhe 'hidajetin' edhe 'dalaletin', sepse Ai është Krijuesi i vetëm. Pyetja e dytë është pyetja e dashjes dhe vullnetit të Zotit. Ai vendosë kë do ta përudhë e kë do ta lë duke mos e lajthuar, por duke ia lënë vetëvetes. "Ti, s'ka dyshim se, nuk mund ta udhëzosh drejt atë që do ti, por All-llahu e udhëzon drejt atë që do Ai, dhe Ai i di mirë ata, të cilët do të shkojnë rrugës së drejtë", (El-Kasas, 56). Pejgamberi është lutur: "O Zot, drejtoje popullin tim", (MO).
Krhs.: El-Maturidi, po aty, fq. 38-39 dhe fusnota 44 deri 48 në fq. 46, (NI) .
[22] - Sikur kjo të ishte obligim për Zotin, atëherë Ai do të obligohej ta drejtojë atë që e ka zgjedhur 'dalaletin' dhe në këtë mënyrë ta ruaj nga dënimi i Tij ... Gjithashtu, do të obligohej që varfërinë e njeriut ta ndërrojë me pasuri, dëshpërimin me hare, vdekjen me mosvdekje e të tjera, (MO).
"Zoti nuk është i obliguar në asgjë. Ai është krijues i botës. Si, atëherë, Ai të obligohet me diç", (Es-Sujuti, po aty, fq. 20), (NI).
[23] - Shih: El-Kur'an, Kaptinat: El-Mu'minu, 46, El-Me'arixh, 25, Ibrahim, 27.
I Dërguari a.s. ka folur: "Pastrohuni nga urina, sepse për moskujdes nga ajo ndytësi është paraparë dënimi në varr".
Gjithashtu ka thënë: "Në varr të vdekurit do t'i vijnë dy melekë, të fuqishëm dhe të rreptë, me emrin Munkir dhe Nekir".
Mu'tezilitët dhe disa rafiditë nuk besojnë në dënimin ose lumturinë në varr dhe konsiderojnë se aty i vdekuri është sikurse një lëndë e rëndomtë, i cili nuk ndien aspak. Duke u shërbyer me logjikën vetjake të të gjykuarit racional, kanë mohuar ajete të shumënumërta kur'anore dhe hadithe të të Dërguarit a.s., të cilët flasin mbi këtë, (MO).
Krhs.: El-Maturidi, po aty, fq. 33, Ebu Hanife, Kitab'ul-vasijjeh, po aty, fq. 55. Gjithashtu: Ni'met Sidkij, El-Xheza'u: El-Xhennetu we'n-Naru, El-Kahiretu, 1975, fq. 7 e tutje, (NI).
[24] - Er-Rra'd, 16, Esh-Shu'ara, 78-79 e të tjera, (MO).
Krhs.: El-Maturidi, Edukata islame, nr. 46-47/1986, po aty, fq. 33-34, dhe Et-Tewbe, 101, Et-Tur, 47, Es-Sexhdeh, 21 e të tjera dhe fusnota 82 në fq. 44. Gjithashtu: Es-Sujuti, po aty, fq. 20, (NI).
[25] - El-A'raf, 8-9.
'Mizani' është nocion për vlerësimin e veprave të njerëzve, që mendja e njeriut është e paaftë të kuptojë. Mu'tezilitët e mohojnë "peshojën" (mizanin), sepse, sipas tyre, veprat janë aksidentale dhe është e pamundur të maten. Më tej thonë, pasi që veprat janë të shkruara në Libër dhe është dhënë vlerësimi i tyre: "të mira ose të këqia", nuk ka kurrfarë nevoje për "matjen" e tyre të re, (MO).
El-Maturidi, po aty, fq. 33. Shih: Es-Sujuti, po aty, fq. 21, Imam Ahmed Ibn Hanbel, Odgovor xhehmijama i zindicima, Islamska misao, IX/1987, nr. 105-106, Sarajevë, fq. 20, (NI).
[26] - Kur'ani flet mbi Librin e jetës në disa vende: "Dhe secilit njeri atë që e ka bërë do t'ia varim në qafë dhe në ditën e Gjykimit do t'ia tregojmë një Libër të hapur. Lexo librin tënd ...", (El-Isra', 13-14).
"Atij, të cilit libri i vet do t'i jepet nga e djathta, do ta ketë të lehtë llogarinë. Dhe do të kthehet te familja e vet i gëzuar, kurse ai, të cilit libri i vet do t'i jepet prej pas shpine, do të lutet për shkatërrim dhe do të digjet në zjarr", (El-Inshikak, 7-12), (MO).
[27] - Mbi 'Burimin' (hawd) e të Dërguarit flet Kur'ani dhe disa hadithe. Ka mendime se 'hawd' është burimi i tij në Ditën e gjykimit, kurse 'kewther' në Xhennet. Disa, po ashtu, thonë: "A e dini ç'është kewtheri? Ai është lumë, të cilin ma ka premtuar Krijuesi im. Në atë ka të mira të shumta. Ai është burimi rreth të cilit do të grumbullohen ithtarët e mi ...". Mendimi tjetër thotë se ato janë dy burime të ndryshme: Enesi radija'll-llahu anhu i tha të Dërguarit a.s.: - A do të më bëhesh ndërmjetësues në Ditën e Gjykimit? Ai u përgjigj: "Atë ditë do të jem shumë i zënë." Enesi i tha: - Ku të të kërkoj? I Dërguari tha: "Më kërko në 'sirat', ose te 'mizani' ose te 'hawdi' ...". Në një hadith theksohet se të gjithë ithtarët e të Dërguarit do të pijnë ujë nga burimi i tij, përveç atyre të cilët janë bërë "murtedë" (renegatë) ..., (MO).
Shih gjithashtu: Es-Sujuti, po aty, fq. 20, Ahmed Ibn Hanbel, po aty, fq. 20, (NI).
[28] - Es-Sujuti thotë se: "... (sirati është, përkthyesi N. I.) më i hollë se qimja, ndërsa më i mprehtë se shpata ...", Es-Sujuti, po aty, fq. 21. Shih: Ahmed Ibn Hanbel, po aty, fq. 20, (NI).
[29] - En-Nesefiu e ka ekspozuar qëndrimin e Ehli's-sunnetit të mbështetur në argumente të shumta e të fuqishme nga Kur'ani dhe Sunneti. Mu'tezilitët dhe disa të tjerë mendojnë se Xhenneti dhe Xhehennemi nuk janë krijuar dhe se kjo do të pasojë në Ditën e gjykimit. Në përgjigjet e dijetarëve të ehlu's-sunnetit theksohen ajetet kur'anore, siç janë ata mbi qëndrimin e Ademit a.s. dhe Hawwës a.s. në xhennet, pastaj ajetet të cilët përfundojnë me fjalët: "'Uiddet li'l-muttekin" dhe "'Uiddet li'l-kafirin", pastaj ajetet nga sureja en-Nexhm, të cilat flasin mbi Mi'raxhin e të Dërguarit a.s.: "Inde sidret 'ul - munteha". "Indeha xhennet 'ul - me'va'". Fraksioni i xhehmitëve e mohon përhershmërinë e xhennetit dhe të xhehennemit, sikurse edhe të asaj që do të ndodhë në ta dhe thonë se të gjitha këto një ditë do të zhduken, sepse çdo gjë do të zhduket: "Përveç fytyrës së Zotit". Edhe deklarata e tyre është në kundërshtim me mësimin burimor islam, (MO).
Shih: Ebu Hanife, Fikh'ul-ekber, po aty, fq. 30, Ebu Hanife, Kitab'ul-vasijjeh, po aty, fq. 55, Es-Sujuti, po aty, fq. 22, Ahmed Ibn Hanbel, po aty, fq. 20, Ni'met Sidkij, po aty, fq. 71-100, (NI).
[30] - Sipas transmetimit të Ibn Mes'udit mëkatet e mëdha janë: shirki (politeizmi), mbytja e njeriut, shpifja ndaj femrës së ndershme, prostitucioni, dezertimi, magjia, shpenzimi i pasurisë së bonjakëve, mosdëgjimi i prindërve dhe mosbesimi. Ebu Hurejre shton: të ngrënit e kamatës, kurse Aliu r.a.: vjedhja, dehja dhe prodhimi i pijeve dehëse. Disa dijetarë kanë thënë: Çdo mëkat tërheq me vete pasojat, sa më i madh të jetë mëkati, aq më të rënda do të jenë edhe pasojat. Të tjerët kanë shtuar: Çdo mëkat, i cili kryhet në mënyrë vazhdueshme dhe të qëllimshme rritet në mëkat të madh, kurse çdo mëkat i cili përcillet me 'istigfar' është i vogël, (Et-Taftazani, po aty, fq. 140).
Në Glosën e veprës së Et-Taftazaniut nga Muslihuddin El-Kesteliu (vdiq më 901 h.) fq. 140-141, mbi mëkatet e mëdha, shtohet: Mbytja e fëmijës së posalindur nga frika prej varfërisë, prostitucioni me gruan e fqinjit të tij, ndonëse edhe mbytjet e tjera ose prostitucionet janë mëkat i rëndë. Esh-Shafiu konsideron se sihirbërësi duhet mbytur, sepse edhe ai mbyt njerëz me magjinë e tij. Aliu r.a. thotë: "Çdo mëkat përcillet me zjarr, me urrejtjen e Zotit, mallkimin e Tij ose me ndonjë lloj tjetër dënimi". Juristët islamë konsiderojnë se mëkatet më të rënda janë ato, për të cilat është përcaktuar dënimi (hadd). Është pyetur Ibn Abbasi: A janë shtatë mëkate të mëdha? Është përgjigjur: Numri i tyre është më afër shtatëqindëshit. Nuk ka mëkat të rëndë nëse pendohesh, e as mëkat të vogël nëse e përsërit (me ngulm), (MO).
Es-Sujuti thekson: "Besojmë se mëkati nuk e fshin besimin. Mëkatari nuk bëhet kafir, as diç ndërmjet", (Es-Sujuti, po aty, fq. 22), (NI).
[31] - Mu'tezilitët mësojnë se besimtari - mëkatar është në "ndërvend", (El-menzilu bejne menziletejni), as besimtar, as jobesimtar. Harixhitët pohojnë se njeriu me kryerjen e mëkatit, qoftë të vogël apo të madh, bëhet jobesimtar. Këto mendime konsiderohen fraksionuese dhe ulemaja islame i refuzon, (MO).
Shih: Ebu Hanife, Fikh'ul-ekber, po aty, fq. 30, (NI).
[32] - Deklarata se është 'hallall' ajo që është 'haram', tërheq me vete kufrin, për shkak se njeriu mohon atë që është konfirmuar në Kur'an si ndalesë e qartë e Zotit. Lejimi i të ndaluarës ose ndalimi i të lejuarës është karakteristikë e disa sekteve ekstreme, të cilat janë paraqitur ndërmjet muslimanëve. Një ndër ta janë Mubahijët, të cilët pohojnë: "Kur njeriu ta arrijë apogjenë e dashurisë ndaj Zotit, ta pastrojë zemrën, ta dallojë lirisht besimin kundrejt mosbesimit, atë çast për të pushojnë obligimet apo ndalimet. Në një gjendje të tillë s'është i dënueshëm as mëkati i madh". Disa pohojnë se personat e këtillë nuk duhet të kryejnë kurrfarë ibadetesh të jashtme, siç janë: namazi, agjërimi, zekati dhe haxhxhi, pasi këto i zëvendëson meditimi i thellë. Mirëpo, mësime të këtilla janë shprehje e qartë e tendencave joislame dhe absurditet i qartë, (Shih: Et-Taftazani, po aty, fq. 142, (MO).
Shih: Ebu Hanife, Fikh'ul-ekber, po aty, fq. 28, (NI).
[33] - Sipas mu'tezilitëve 'shefa'ati' do ta anulonte kuptimin e shpërblimit dhe dënimit, të dhënies së llogarisë dhe drejtësisë së gjykimit të Zotit. Për këtë arsye, ata e mohojnë 'shefa'atin', duke e mbrojtur guximshëm qëndrimin e tyre, pasi të pranuarit e tij do të shpiente drejt dyshimit në korrektësinë e vlerësimit të Zotit për besimin dhe afarizmin e njerëzve gjatë kësaj jete. Pohimet e tyre janë në kundërshtim me ajete dhe hadithe të shumta autentike, me të cilat konfirmohet ekzistimi dhe mundësia e shefa'atit në Botën e ardhshme. Ehl'us-sunnitët konsiderojnë se, në Ditën e gjykimit, do të ketë shefa'at për besimtarët - mëkatarë. Në një hadith Pejgamberi a.s. ka thënë: "Ndërmjetësimi im do të jetë për mëkatarët e mëdhenj të ummetit tim!", (MO).
Lidhur me këtë shih: Ebu Hanife, Fikh'ul-ekber, po aty, fq. 30; Ebu Hanife, Kitab'ul-vasijjeh, po aty, fq. 56, Es-Sujuti, po aty, fq. 21, El-Esh'ari, po aty, fq. 12 dhe Ni'met Sidkij, po aty, fq. 32-35., (NI).
[34] - Mu'tezilitët konsiderojnë se mëkatari i madh do të hyjë në Xhehennem dhe se nuk do të dalë më kurrë prej aty, ndërsa sa ata të cilët pendohen dhe ata me mëkate të vogla do të lirohen plotësisht nga përgjegjësia për atë që kanë vepruar. Ehl'us-sunneti është i bindjes, në pajtim me ajetet e fundit të sures El-Zilzal, se shpërblimi do të jetë edhe për të mirën më të vogël dhe përgjegjësia edhe për mëkatin më të vogël ..., (MO).
[35] - Me nocionin 'el-iman' nënkuptohet 'et-tasdik' - besimi i sinqertë, në të cilin nuk ka dëshmim të rrejshëm, as punë hipokrite. I Dërguari a.s. thotë: "Iman është ta besosh All-llahun" d.m.th. sinqerisht dhe lojalisht. Sa i përket rritjes dhe zvogëlimit të imanit, në këtë çështje ka mendime të ndryshme. El-Maturidiu, En-Nesefiu dhe autoritete të tjera të shumta të shkollës maturidite, mbajnë qëndrimin siç është theksuar në tekst, (MO).
Shih: Ebu Hanife, Kitab'ul-vasijjeh, po aty, fq. 51-52, El-Esh'ari, po aty, fq. 12, ("Pohojnë se imani është fjalë dhe vepër, se zmadhohet dhe zvogëlohet...", fq. 12), (NI).
Ahmed Ibn Hanbeli thekson: "Besimi është fjalë dhe vepër. Zmadhodhet dhe zvogëlohet. Rritet nëse veprohet mirë. Zvogëlohet nëse veprohet keq. Njeriu del nga imani në islam. Nga islami asgjë nuk mund ta nxjerr përveç shirkut (politeizmit) në Zotin xh.sh., ose refuzimit të njërës prej obligimeve të Tij, duke mos besuar në të ...", (Ahmed Ibn Hanbel, po aty, fq. 19), (NI).
El-Bagdadi në "Usulu'd-din" fq. 252-253 shprehimisht thekson se besimi mund të zmadhohet e nëse zmadhimi është i mundur, kjo do të thotë se ai, tek individi tek i cili është rritur, në çastin e rritjes ka qenë i zvogëluar", (Omer Nakiçeviq, Hasan Kafija Prushçak - pionir arapsko islamskih nauka u Bosni i Hercegovini, Sarajevë, 1977, fq. 126, (NI).
Hasan Kafija Prushçak konsideron se nuk mund të ketë zmadhim as zvogëlim, por forcim ose dobësim. H. Kafija, Rawda al-gannat fi usuli-l-i'tikadat, Sarajevë, 1940, Kalendar Gajret za 1940, fq. 34-63, cituar sipas: Omer Nakiçeviq, po aty, fq. 126, (NI).
[36] - 'Islam' është përkushtim, dorëzim i plotë në kryerjen e dispozitave dhe detyrave fetare, ndërsa vlefshmëria e tyre është e kushtëzuar nga kryerja e sinqertë (et-tasdik), që në të vërtetë është imani, (MO).
Krhs.: Ebu Hanife, Fikh'ul-ekber, po aty, fq. 29, "Islam nuk është ... i njëjtë çka është iman", El-Esh'ari, po aty, fq. 12, (NI).
[37] - Të dyshohet në besimin vetjak është aspekt i mosbesimit. Pejgamberi a.s. ka thënë se "bindja e fuqishme në fe" (jekin) është vlera më e madhe të cilën njeriu mund ta ketë.
Transmetohet një transmetim nga Ibn Omeri, sipas të cilit ai ka dëshiruar ta presë një dele, e kalimtarin e parë që kaloi e pyeti: "A je besimtar"? Ky u përgjigj: "Jam, nëse Zoti do"! Në këtë rast Ibn Omeri u përgjigj: "Ti nuk mund ta presësh kurbanin tim, sepse po dyshon në besimin tënd", (El-Kesteli, Glosa ..., fq. 163), (MO).
Shih: Ebu Hanife, Fikh'ul-ekber, po aty, fq. 31, (NI).
[38] - D.m.th. duke e ndërruar bindjen e vet. Shih: ajetin 38 të sures El-Enfal, (MO).
[39] - Çdo gjë është në vullnetin e Zotit. Gjendja vezulluese dhe momentale e fatit nuk është garancë për vazhdimin e saj, pasi kjo gjendje shprehet në efikasitetin e caktimit të Zotit. Pejgamberi a.s. ka thënë: "Fatlum është ai, që është i fatshëm në barkun e nënës së tij ...", hadithi tjetër flet se pas 120, ditësh meleku ia frymëzon shpirtin embrionit në uterus dhe nga ai çast e përcjellin katër paracaktime: furnizimi, çasti i vdekjes, punët që do t'i punojë dhe fati ose fatkeqësia, (Buhariu dhe Muslimi. Shih: El-Erbe'un li'n-Nevevij, el-Kahiretu, 1953, fq. 20), (MO).
Shih: Er-Rra'd, 38, (NI).
[40] - Hadithet, të cilat përmendin numrin e lajmëtarëve të fesë (el-enbija) dhe të të dërguarve, (rusul) janë të shkallëve të ndryshme. Të përmendim dy:
- Është pyetur Muhammedi a.s. mbi numrin e të dërguarve, e ai është përgjigjur: "Njëqind e njëzet e katër mijë"!
Në pyetjen e njëjtë në hadithin e dytë thuhet: "Dyqind e njëzet e katër mijë të dërguar", (Shih: Et-Taftazani, po aty, fq. 169).
- Et-Taberaniu thekson nga Ebu Dherri r.a. hadithin vijues: "Kam thënë" - 'O i Dërguari i Zotit, sa lajmëtarë të fesë (nebijë) ka pasur'? Është përgjigjur: "Njëqind e njëzet e katër mijë". Sa nga ai numër ka pasur të dërguar (rusul)? "Treqind e trembëdhjetë ...".
Krhs.: Adem El-Eluri, Broj nebijja i resula, Islamska misao, VI/1984, nr. 71, Sarajevë, fq. 20-21, (MO.)
Shih: Sulejman Omer el-Eshkar, Pejgamberët dhe shpalljet, Shkup, 1421-2000, fq. 244.
[41] - El-Mu'minu, 78. Më tepër mbi këtë shih: Adem el-Eluri, Nubuvvet i risalet kod slijedbenika islama, Islamska misao, VI/1984, nr. 72, Sarajevë, fq. 11, (MO).
Krhs.: Es-Sujuti, po aty, fq. 20, (NI).
[42] - "... janë vetëm robër të nderuar", (El-Enbija, 26), (MO).
[43] - Politeistët kanë pohuar se melekët janë vajza të Zotit: "All-llahut i përshkruajnë vajza - Qoftë lavdëruar! ...", (En-Nahl, 57), (MO).
[44] - Shih: Dr. Ma'ruf Davalibi, All-llahova poslanica ljudima, Islamska misao, III/1981, nr. 34, Sarajevë, fq. 17-20, Kemal Tarizi, Vahj i zavrsetak poslanstva u islamu, Islamska misao, II/1980, nr. 21, Sarajevë, fq. 7-14, El-Maturidi, Edukata islame, nr. 44-45, po aty, fq. 35-36, (MO & NI).
[45] - Me fjalët "në gjendje të zgjuar" d.m.th. të njëmendtë, autori konfirmon se Mi'raxhi ka qenë edhe fizikisht edhe shpirtërisht, e jo në ëndërr siç mendojnë disa: - Muaviu r.a. është pyetur mbi Mi'raxhin, e ai është përgjigjur: "Ky ka qenë vegullim i bukur". Në këtë numërohet edhe transmetimi nga Aisheja r. anha, e cila ka thënë: "Trupi i të Dërguarit në natën e Mi'raxhit nuk është humbur (nga shtrati)". En-Nesefiu me fjalët "ku ka dëshiruar All-llahu" i hedh poshtë parashtrimet e ndryshme të selefistëve, të cilët thonë: ka qenë në xhennet, tek Arshi, në kufij të kësaj bote e të ngjashme. (Gjerësisht shih: Dr. Abdulhalim Mahmud, Isra i Mi'raxh, Sarajevë, 1995, fq. 27-49, Dr. Abdulhamid Shehata, Istorijat israa, Islamska misao, nr. 30, Sarajevë, fq. 30-31, (MO).
Krhs.: Ebu Hanife, Fikh'ul-ekber, po aty, fq. 32, Es-Sujuti, po aty, fq. 21, (NI).
[46] - Kerameti është atribut, vepër, shfaqje apo çudi e mbinatyrshme, e cila është karakteristike vepër për njerëzit e mirë dhe të lartë fetarë. Sipas: Abdullah Shkaljiq, Turcizmi u srpskohrvatskom jeziku, Sarajevë, 1973, fq. 406.
"Istidraxh" është vepër e kundërt me kerametin, ndërsa vetëm formalisht janë të njëjta. Kjo është vepër, me të cilat shërbehen gënjeshtarët dhe mashtruesit, siç qe Musejleme el-Kedhdhabi, i cili ka dëshiruar ta tregojë "çudinë" e vet te njeriu i verbër, me ç'rast të mjerit ia ka verbuar edhe në syrin tjetër, (Shih: El-Kesteliu, Glosa në Komentin e Akaidit të En-Nesefiut, po aty, fq. 175), (MO).
Krhs.: El-Maturidi, Edukata islame, nr. 46-47, fq. 36-37, Ebu Hanife, Fikh'ul-ekber, po aty, fq. 29, Es-Sujuti, po aty, fq. 20, (NI).
Shih: Ebu Kasim Hibbetullah el-Lalokai, Allahove evlije i njihovi kerameti, Visokë, 2001.
[47] - 'Velijj' (shm. evlija') është njeriu jashtëzakonisht i devotshëm, posedues i atributeve dhe çudive të mbinatyrshme, njeri i shenjtë, i mirë, sipas: Abdullah Shkaljiq, po aty, fq. 273 dhe 406, ai është gnostik, "arif bi'l-lahi we sifatihi", besimtar shembullor dhe praktikues në fe ..., (et-Taftazani, po aty, fq. 175), (MO).
[48] - Sikur që është transferimi i fronit të mbretëreshës Belkis, nga ana e shokut dhe ministrit të Sulejmanit a.s. Asif b. Berkiut, me shpejtësinë më të madhe se sa të mbyllurit e syrit, për çka flet edhe Kur'ani: En-Neml, 40, (MO).
[49] - Sikur rasti me Merjemen r.a., për çka flet Kur'ani: "Sa herë që hynte Zekerija te ajo, në tempull, gjente ushqime te ajo", (Ali Imran, 37). Mendimi se ky është mistifikim i tepruar i të poseduarit të ushqimit tek Merjemeja është pa kurrfarë baze. Shih: (Husein Gjozo), Prevod Kur'ana s komentarom, III, Sarajevë, 1976, fq. 244. (MO).
[50] - Thënë shkurt, shfaqjet e mbinatyrshme "el-emru hariku li'l-adeti" i përshkruhen mu'xhizes së të Dërguarit a.s., pa marrë parasysh, a vijnë ato nga ana e tij apo prej individëve ndërmjet ithtarëve të tij, të gjitha këto shkojnë në llogari të konfirmimit të vërtetësisë së misionit dhe pejgamberisë së tij. Mu'xhizeja mund të vërtetohet vetëm nëpërmjet pejgamberëve, gjatë kohës së pejgamberit dhe pas tij, çfarë konsideron edhe El-Maturidiu, (MO)
El-Maturidiu, po aty, nr. 46-47, fq. 36, (NI).
Gjithashtu shih: El-Bagdadi, Usulu'd-din, (Fi keramet'il-evlijai), Lahor, Pakistan, fq. 184-185, Imam Ibn Es-Subki, Tabekat'ush-shafi'ijjeti 'ul-kubra, II, fq. 59-77, Ibn Tejmijjeh, po aty, fq. 84 etj., (MO).
[51] - Shih: El-Maturidij, po aty, nr. 46-47, fq. 38, Ebu Hanife, Fikh'ul-ekber, po aty, fq. 28, Ebu Hanife, po aty, fq. 53-54, Es-Sujuti, po aty, fq. 23, (NI).
Ibn Hanbeli pohon: "Duhet ruajtur nga të ekspozuarit e negativiteteve të shokëve të Resulu'll-llahut. Duhet folur mbi veprat e tyre të mira dhe duhet ruajtur nga diskutimi mbi mosmarrëveshjet e tyre", (Ahmed Ibn Hanbeli, po aty, fq. 20, (NI).
[52] - Sipas Ibn Haldunit ekzistojnë katër kushte për kryerjen e funksionit të halifit apo sunduesit: dituria, drejtësia, aftësia dhe shqisat dhe organet e shëndosha, sepse ata ndikojnë në vlerësim - gjykim dhe veprimtari. Aplikimi i ligjeve të Zotit është i kushtëzuar me dituri, kush nuk i njeh nuk mund ta kryej këtë funksion. Imami i kontrollon të gjithë të tjerët ... Aftësia ekziston në mundësinë e të shqiptuarit të dënimit, gatishmërisë për luftë dhe shkathtësisë luftarake, në të vlerësuarit korrekt të situatës politike ..., Shqisat dhe organet e shëndosha i mundësojnë efikasitetin në veprimtarinë shtetërore . (Ibn Haldun, Mukaddima, Sarajevë, 1982, fq. 66. Gjithashtu krahaso: Omer Nakiçeviq, po aty, fq. 135-136, (MO).
Krhs.: El-Maturidij, po aty, nr. 46-47, fq. 39, (NI).
[53] - Nëse nuk është i pranishëm, nuk mund t'i kryej detyrat e tij. Autori i kundërvihet mësimit të shi'itëve mbi imamin e pritur Muhammed el-Kaim El-Muntadher el-Mehdiun, i cili është zhdukur dhe të cilin e presin, duke besuar në kthimin e tij, në mënyrë që të sundojë ndaj njerëzve dhe ta vë drejtësinë e plotë në Tokë, (MO).
[54] - Autori mbështetet në hadithin e Muhammedit a.s., i cili është: "Imamët janë nga Kurejshitët". Ky ka qenë qëndrimi i përgjithshëm i muslimanëve në ditën e Thekifit. Kur primati i Kurejshitëve ra, joarabët e fituan kontrollin në shtet, kështu që ka pasur gjithnjë e më pak, të atillë, të cilët e kanë theksuar këtë kusht ..., (Ibn Haldun, po aty, fq. 67, (MO.
Krhs.: El-Maturidij, po aty, fq. 39, (NI).
[55] - Shi'itët e konsiderojnë legal vetëm pushtetin e Aliut r.a. dhe të pasardhësit të tij. Këtë mendim nuk e pranojnë muslimanët e tjerë, (MO).
Krhs.: El-Maturidij, po aty, fq. 39, (NI).
[56] - Sipas mendimit shi'it, imamët janë të pagabueshëm ..., (MO).
Krhs.: El-Maturidij, po aty, fq. 39, (NI).
[57] - Ndërsa harixhitët përkrahin qëndrimin se imami duhet të jetë më i miri ndër të gjithë muslimanët, përndryshe nuk do të ishte i denjë ta merrte pozitën e sunduesit, (MO).
[58] - Të jetë musliman, i lirë, mashkull, i mençur dhe i moshës madhore, (MO).
Krhs.: El-Maturidij, po aty, fq. 39, (NI).
[59] - Imam Shafiu konsideron se duhet të ndërrohet ai sundues, i cili i thyen rregullat fetare dhe zhvillon dhunë ndaj njerëzve. Për këtë arsye, vazhdon ai, asnjë 'fasik' nuk mund ta përcjellë këtë detyrë, pasi ai që nuk ka kontroll ndaj vetes, nuk mund ta ketë ndaj nënshtetasve të tij. Imami Ebu Hanife është më tolerant dhe shkon deri te kufiri, kur sunduesi do të lejonte që babai ta kurorëzojë vajzën e tij, atëherë ai duhet të përmbyset dhe të thirret në përgjegjësi ..., (Et-Taftazani, po aty, fq. 186), (MO).
[60] - Qëndrimi i shqiptuar në bazë të hadithit të Pejgamberit: "Falnu pas çdo imami qoftë ai i mirë apo i keq". Dijetarët muslimanë këtë qëndrim e kanë përpunuar deri në detaje. Mu'tezilitët thonë se pas imamit 'fasik' namazi nuk është i pranuar, sepse ai është në 'ndërvend', deri sa nuk pendohet, (MO).
Krhs.: El-Maturidij, po aty, fq. 39, Ebu Hanife, Fikh'ul-ekber, po aty, fq. 281, (NI).
[61] - Muhammedi a.s. ka thënë: "Mos ia lëni (pa ia falë) namazin (e xhenazes) asnjë ithtari të Kibles". Në këtë qëndron pikëmbështetja për të gjithë ata, të cilët thonë se musliman është çdonjëri, i cili në namaz kthehet drejt Kibles.
[62] - Pejgamberi a.s. e ka ndaluar ofendimin ndaj as'habëve: "Mos i ofendoni shokët e mi, sepse sikur dikush prej jush të ndajë ar në madhësinë e malit Uhud, nuk do ta arrijë vlerën e tyre". El-Nevbahti konsideron se Abdullah ibn Sebe' ka filluar i pari t'i ofendojë tre halifët e parë, pastaj pejgamberin dhe familjen e tij të nderuar, gjë që e pranojnë edhe shi'itë të shumtë, dhe një raport i tillë ndaj disa as'habëve ruhet deri në ditën e sotme. Ihsan Ilahi Zahir, Esh-Shi'a we's-sunne, Lahor, Pakistan, 1981, (MO).
Krhs.: Es-Sujuti, po aty, fq. 23 (As'habët tjerë dhe maturia e as'habëve), (NI).
[63] - Hadithi i Pejgamberit a.s. është: "Në Xhennet do të hyjnë: Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, Aliu, Talhau, Zubejri, Abdurrahman ibn Awfi, S'ad ibn Ebi Vekasi, Sa'd ibn Zejdi dhe Ebu Ubejde ibn el-Xherrahu". Në hadithin tjetër, theksohet se Fatimeja është e para ndër xhennetlinjt, kurse Hasani dhe Husejni të parët ndër të rinjët e Xhennetit. Muhammed Ali El-Kutb, El-Asheret'ul-mubeshsherune bi'l-xhenneti, Damask, fq. 204, (MO).
Krhs.: Es-Sujuti, po aty, fq. 23, (NI).
[64] - Ithtarët e disa fraksioneve, abdestin me mes'h, e konsiderojnë të gabueshëm. Et-Taftazaniu thotë: "Kush e mohon mes'hin mbi mestve është heretik (ehl'ul-bid'a)". Është pyetur Enes ibn Maliku mbi disa karakteristika të Ehl'us-sunnet ve'l-xhemaatit dhe ka thënë: "Të duhen dhe të respektohen personat (ose dijetarët) e vjetër, të mos ofendohen miqtë dhe të bëhet mes'hi mbi mestve". El-Kerhi thotë se i frikësohet heretizmit të atij njeriu, i cili nuk e pranon mes'hin, sepse hadithet e Pejgamberit a.s. mbi këtë janë në shkallë të tewaturit, (Et-Taftazani, po aty, fq. 188), (MO).
Krhs.: Ebu Hanife, Fikh'ul-ekber, po aty, fq. 28, Ebu Hanife, Kitab'ul-vasijjeh, po aty, fq. 54-55. Ibn Hanbeli thotë: "Fërkimi, mes'hi mbi mestve, për udhëtarin zgjatë 3 ditë dhe aq netë, kurse për vendasin vetëm një ditë dhe një natë", Ahmed Ibn Hanbeli, po aty, fq. 20. (NI).
[65] - Në fillim të misionit të tij Pejgamberi këtë pije e ka ndaluar, sepse njerëzit nga ajo bënin verë, ndërsa kur kjo frikë pushoi, e lejoi sërish. Shi'itët këtë pije edhe më tej e mbajnë të ndaluar, (Et-Taftazani, po aty, fq. 188), (MO).
[66] - Kush do të pohonte se mundet, do të bënte mosbesim. Shih: Ibn Tejmijje, po aty, fq. 48-61, (MO).
[67] - Një mendim të tillë e mbajnë ekstremistët, duke pohuar se me zbulimin e kuptimeve të fshehta të ajeteve kur'anore dhe me arritjen e dashurisë së pastër ndaj Zotit, arrihet shkalla ku pushojnë të gjitha urdhëresat ose ndalesat, (MO).
[68] - Shi'itët e shumtë, batinitët dhe sufistët ekstremë rekomandojnë hulumtimin e domethënieve të shumta të Kur'anit. Shi'itët thonë se imamëve të tyre, u është zbuluar bota e sekreteve, sepse ata këtë dituri e kanë trashëguar nga Pejgamberi, (MO).
[69] - Këtë na e japin ta kuptojmë ajetet e qarta (muhkem) dhe domethënia e tyre e qartë, për shembull, ringjallja, sepse kush e mohon këtë do të bënte mosbesim, (MO).
[70] - Kjo ka të bëjë qoftë me mëkatet e vogla apo të mëdha, (MO).
[71] - Sepse kjo është shenjë e mohimit ose urrejtjes ndaj islamit, (MO).
[72] - "... dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e All-llahut. Vetëm mosbesimtarët e humbin shpresën në mëshirën e All-llahut", Jusuf, 87, (MO).
[73] - "A do të mund të jenë të sigurtë nga dënimi i All-llahut? Dënimit të All-llahut nuk i frikësohet vetëm populli, të cilin e pret shkatërrimi", El-A'raf, 99, (MO).
[74] - Muhammedi a.s. ka thënë: "Kush shkon te falltori dhe e pranon për të vërtetë, atë që ai ia profetizon, atë çast e ka mohuar Shpalljen të cilën All-llahu ia ka dërguar Muhammedit a.s.", (Ebu Davudi, Tibb, 21), (MO).
[75] - "We'l-ma'dumu lejse bi shej'in"!
Të flitet mbi hiçin (mbi atë që nuk ekziston) (el-ma'dum) sikurse flitet mbi të mundshmen (mumkin) është absurditet. Mu'tezilitët mbajnë qëndrim se 'ma'dum' është fakti i mundshëm i konfirmuar, (MO).
Muhammed Abduhu thotë: "E pamundshmja sipas vetëvetes është ajo që nuk mund të ekzistojë, sepse kategoria e vetme e saj është mosekzistimi. Sikur ekzistuesja ta përfshinte atë që është e pamundshme, atëherë vetëvetiu kjo do të çonte deri te humbja e karakteristikës së mosekzistimit. Joekzistuesja absolute nuk ekziston, as që do të ekzistojë ndonjëherë. Madje edhe mendjes nuk është e mundur t'i paraqitet njëmendësia e saj me ekzistuesen ...", (Muhammed Abduhu, Risalet'ut-tewhid, botimi II, El-Kahiretu, 1981, fq. 33-35), (NI).
[76] - Mu'tezilitët thonë se Zoti nuk e ndërron vendimin e Tij, sepse sikur t'i pranonte duatë e të gjallëve për të vdekurit dhe veprat e tjera të mira në dobi të tyre, do të detyrohej ta ndërronte caktimin e Tij, gjë që është absurditet. Në kundërshtim me qëndrimin e tyre, po theksojmë: "Prej Sa'd ibn Ubadete transmetohet se i ka thënë të Dërguarit të Zotit: - Më ka vdekur nëna, prandaj, cila sadakë është më e mirë? - Ai u përgjigj: "Uji"! Pastaj Sa'di e hapi bunarin dhe tha: Këtë po ia destinoj nënës së Sa'dit", (MO).
Sipas El-Esh'ariut "duaja (lutja) destinuar muslimanëve të vdekur dhe sadaka e dhënë në emër të tyre, pas vdekjes së tyre, arrin deri tek ata dhe u ndihmon", (El-Esh'ari, po aty, fq. 12), (NI).
[77] - "M'u lutni, Unë do t'ju shpërblej"! (El-Mu'minu, 60), (MO).
Pejgamberi a.s. ka thënë: "All-llahu do ta pranojë lutjen e të dëmtuarit, qoftë ai edhe mos besoftë në Të", (MO).
[78] - Këto parashenja dhe disa të tjera, janë të theksuara në hadithet e shumta autentike. Rrallë ndeshet ndonjë vepër e akaidit e që në të, të mos të flitet mbi temën e theksuar.
Krhs.: Omer Nakiçeviq, po aty, fq. 136-139), (Umjetnicka slika Sudnjeg dana), (MO).
Krhs.: Ebu Hanife, Fikh'ul-ekber, po aty, fq. 32, Es-Sujuti, po aty, fq. 21-22., (Mbi Dexhxhallin dhe ardhjen e Isait a.s.), (NI).
[79] - En-Nesefiu tregon rreth qëndrimit islam mbi punën hulumtuese. Muhammedi a.s. mbi këtë ka thënë: "Nëse jep zgjidhje të saktë ke shpërblim dhjetëfishë, e nëse gabon atëherë një". Gjithashtu shih: Sejjid Ebu'l-A'la el-Mewdudi, Zakonodavstvo i ixhtihad u islamu, Glasnik VIS-a, nr. 2, 1982, Sarajevë, fq. 137, (MO).
[80] - Es-Sujuti thekson se "Melekët, sipas kategorizimit, vijnë pas të dërguarve të Zotit. Ata janë më të zgjedhur nga njerëzit. Më i zgjedhuri është Xhebraili, siç theksohet në hadithin që e transmeton Et-Taberaniu", (Es-Sujuti, po aty, fq. 23), (NI).

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...