Mashtrimi i individëve rreth shkaqeve të dispozitave të Hixhabit



Ajo për çka kemi bërë fjalë deri më tani është shkaku i përcaktimit të hixhabit i cili nuk është tjetër pos ndershmëri në veshje me të cilën femra mbulon bukuritë dhe stolitë e veta, kur bashkëpunon me mashkullin në aktivitetet shoqërore ose shkencore etj.. Kjo do të thotë se hixhabi nuk është tjetër pos konfirmim i bashkëpunimit të vërtetë të femrës me mashkullin në këto aktivitete dhe punë dhe mburojë e cila mbron barazinë e saj me të nga çdo rrezik që mund ta kanoset.

Mirëpo, në mesin e njerëzve ka të atillë me të cilët nuk e njohin këtë urtësi, ndonëse, pikërisht kjo tregon vëmendje të madhe të Ligjvënësit në aspektin e pjesëmarrjes së femrës me mashkullin dhe barazisë së saj me atë në të gjitha punët me të cilët merret, andaj trillojë shkaqe të ndryshme të cilat sipas botëkuptimit të tyre qëndrojnë prapa hixhabit!

Ai supozon që Ligjvënësi në hixhab shikon mjetin për edukimin e vajzës ose gruas dhe rrugën për lartësim kah virtytet morale dhe largimin nga kotësia dhe ngecjet morale. Pas kësaj, këtë supozim e paraqet si të dhënën të cilët e konfirmojnë dhe mbështesin si urtësi të cila është prapa dispozitave të Allahut, xh.sh., menjëherë pas kësaj vetë ata kritikojnë këtë urtësi duke shpjeguar mosekzistimin e ndonjë lidhje midis edukatës psikologjike e cila buron nga vetë personaliteti, dhe rrugës ose mënyrën e veshjes së njeriut. Në vazhdim ata konstatojnë se vajza e cila edukohet me virtyte të larta morale nuk do të ndahet nga kjo me veshjen të cilën e mban.

Gjithashtu, vajza e cila e cila edukohet në mënyrë të padrejtë dhe larg nga të gjitha virtytet morale nuk do të marrë moralitet duke bartë veshje të përshtatshme e cila e mbulon trupin e saj, ose shami me të cilën mbulon kokën e vet apo madje nikabin me të cilin e mbulon fytyrën. Krahas kësaj përmendin disa shembuj të trilluar ose të vërtetë të vajzave të mbuluara ose atyre që e mbajnë nikabin (mbulojnë fytyrën), ndërsa janë zhytur në vepra dhe sjellje të ndaluara.

Ne themi se është e vërtetë që edukata buron nga brendia andaj nuk mund të vishet si rroba. Kurrë pamja e rrobave ose lloji i saj nuk kanë mundur ta ndryshojnë rolin e edukatës dhe metodave të saj.

Mirëpo, ciii prej dijetarëve të Sheriatit u ka thënë se hixhabi është caktuar për të qenë masë morale dhe instrument për edukimin e vajzave? Apo cili burim nga burimet e jurisprudencës isiame e keni gjetur që e pohon këtë që u tha?

Ky supozim i rremë nuk ka kurrfarë baze andaj do të mund të futej nën thënien e lashta arabe: "Rrejshëm e akuzoi dhe dënimin e ekzekutoi".

Urtësia për të cilën është caktuar hixhabi bazohet në atë që kemi sqaruar më sipër, e në harmoni me masat e mendjes ashtu që nuk mund të futet kurrfarë dyshimi në vërtetësinë e kësaj. Lidhur me këtë Lavdiploti ka thënë:

{... يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ قُل لِّأَزْوَاجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَاءِ الْمُؤْمِنِينَ يُدْنِينَ عَلَيْهِنَّ مِن جَلَابِيبِهِنَّ ۚ ذَٰلِكَ أَدْنَىٰ أَن يُعْرَفْنَ فَلَا يُؤْذَيْنَ}, - "O ti Pejgamber, thuaju grave tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve le të lëshojnë shamitë e veta mbi kokë. Kështn do të njihen më lehtë dhe nuk do të ofendohen. Ndërsa Allahu fal mëkatet dhe është mëshirues ...", (El-Ahzab, 59).

{ذَٰلِكَ أَدْنَىٰ أَن يُعْرَفْنَ فَلَا يُؤْذَيْنَ} - Kështu do të njihen më lehtë dhe nuk do të ofendohen - kjo është urtësia. A e keni lexuar ose menduar, të paktën për një moment, për këtë?

Urtësia qëndron në fshehjen e bukurive seksuale dhe stolive, të cilat zgjojnë epshet, nga shikimet dhe sytë e meshkujve, andaj femra me asgjë nuk u zgjon epshet as i provokon, kështu që tek femra ose vajza shikojnë vetëm një partner në aktivitete shoqërore dhe bashkëpunimin e zellshëm në aktivitete të ndryshme shoqërore, përderisa objekti i takimit të tyre është aktiviteti shoqëror për të cilin ftohen të gjithë me qëllim të ndërtimit të shoqërisë dhe vënies së bazave të civilizimit.

Prandaj, urtësia e cila qëndron pas hixhabit nuk është ndihmë gruas për të arritur virtyte morale, porse është urtësi për t'i ndi-hmuar meshkujt të cilët e shikojnë femrën që t'i përmbahen këtyre virtyteve morale ashtu që ta shikojnë femrën si qenie njerëzore, si vetë ata, e cila posedon aftësi intelektuale, kulturore dhe shoqërore, dhe të mos e shikojnë si objekt i cili nxitë epshe.

Supozoj që në mesin e atyre femrave të cilat kryejnë vepra të pahijshme ka të atilla që fshihen prapa veshjes së pastër dhe hixhabit, por kjo nuk e nënkupton, shikuar logjikisht, që ndershmëria duhet të flaket, dhe të luftohet kundër hixhabit?!

Nëse është kështu, atëherë më parë kundër lakuriqësisë dhe sjelljes provokative dhe ato të flaken. Ngase femrat e papastra të cilat në zvetënimin e tyre i zbulojnë stolitë dhe bukuritë e veta janë shumë më shumë se ato femra të cilat zvetënimin e vet nganjëherë e fshehin me veshje të rehatshme dhe mbulesë.

Pos kësaj, është çuditshme se pikërisht ndershmëria para njerëzve të cilët mendojnë në këtë mënyrë ulet në bankë të zezë, gjersa zvetënimi dhe lakuriqësia, e cila flet mjaft për vete, është e pafajshme dhe e ndershme për shkak të nxitjes së epsheve tek meshkujt dhe dobësimin e fuqisë së tyre morale, e le më që ndonjëherë t'u drejtohet një akuzë!!



Autor: Prof. Dr. Muhammed Said Ramadan El-Buti, përktheu: Dr. Selim Sulejmani,
shkëputur nga libri: Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshires së ligjit hyjnor.

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...