Jo Vehabizmit, për besimtarët islam shqiptarë!



Me nismën e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan dhe të asociacioneve tjera politiko-kombëtare (SHSHA-së) dhe në bashkëpunim me Këshillin e Xhamisë Shqiptare në Çikago u mbajt me program përbajtësor kombëtaro-fetar Tribuna Tematike (Debate) me temën bosht: "Jo Vehabzmit për besimtarët islam shqiptarë!".

Në ambientet e xhamisë së re shqiptare në Çikago dhe në prani të qindra besimtarëve shqiptarë nga të gjitha trevat tona të atdheut shqiptarë u mbajt Tribuna Tematike që tash e tutje do të jetë një praktikë e mirë në begatimin shpirtëror dhe kombëtar të besimtarëve islam shqiptarë në diasporën në Amerikë. Punën e Tribunës e para e këtij lloji e udhëhoqi Prof. Skënder Karaçica, drejtor ekzekutiv i SHSHA-së që bashkë me një rezyme hodhi dritë për disa segmente aktuale devijuese që po i bëhen udhës së besimit islam shqiptarë në Maqedoni dhe në qarqet e ndryshme në atdhe.

Duke e sintetizuar këtë temë kaq aktuale për kombin tonë dhe besimin e tyre të paluhatur islam, profesor Karaçica, iu referua disa të dhënave shkencore-kërkimore rreth spektrit të gjerë dhe të paluhatur të besimtarëve islam shqiptarë (referencave) shkencor të Prof. Aleks Budës dhe të Prof. Muhamet Pirrakut me porosinë: Nëse dëshironi Tapinë shqiptare mesjetare paraislame shqiptare të Kosovës dhe të pjesëve të tjera të etnisë sonë të banuara historikisht me shqiptarë myslimanë, duhen studjuar mirë e mirë ndriçimin e kalimit të popullit të lashtë shqiptarë në Islam.

"Aty e ke edhe emrin për popullin dhe për vendin shqyptar dhe Shqypni. Dhe në këtë rrafsh Tapia e shqiptarizmës është Fe-Atdhe-Komb për shqiptarët myslimanë nga argatët e kotësisë dhe hijes së keqe të të ashtuqaujtur Vehabizmit në Maqedoni dhe në disa vende etnike shqiptare. Në udhën e keqe që kanë marrë vehabistët për gjoja njëfarë "besimi myslimanë" (sic!) jo vetëm që është skandaloze për kohën tonë, por ky program i shitur për pak para (sic!!!) do të komprimitojë në qarqet më të gjëra ndërkombëtare kulturën, tolerencën dhe shpirtin liridashës të kombit të lashtë shqiptarë dhe në trojet e veta në Ballkan", theksoi profesor Karaçica.

Në rezymenë e tij, ai përmendi edhe këngën e kobshme dhe gati-gati antikombëtare për njeriun me shpirtin vrastar dhe të vdekjes së njerëzimit të Bin Lladenit që po këndohet për disa lavde dhe merita të tij në disa qarqe të vehabistëve mjerisht shqiptar në Maqedoni. "Dhe, pyetja imediate kujt i shërben ky farë programi që nuk ka asgjë të përbashkët me mësimet kuranore historike dhe të traditës shqiptare të besimit Islam?!?", pyeti profesor Karaçica.

Në vitet e 20-ta të shekullit të kaluar u tha në këtë Tribunë, udha e besimit islam shqiptarë u la me gjak për lirinë e Atdheut.

Aty u shpalosen edhe kujtime për krimet vrastare në tempujt fetar si rasti kur paramilitarët serb me bekimin e kishës në shtator të vitit 1920, rreth 1100 banorë të katundit Pesoçanë të Ohrit, në krye me imamin Mulla Qamil Efendinë, i ngujuan në xhami dhe i dogjën.

"Po në këtë vit në Jabllanicë të Pejës e kishin djegur imamin me gjithë xhematë në xhami. I referohemi po këtij viti vrastarë serbo-malazez që në Prapashticë të Prishtinës therrën dhe digjen 1020 shqiptarë (440 fëmijë e gra). Më e tmerrshme ishte rasti i Gallapit ku therren me bajoneta 22 anëtarët e familjes së Mulla Ademit para syve të tij, ndërsa vetë hoxhën e shtruan mbi një cung dhe ia këputën kokën. Kjo është udha e besimit në Islam të shqiptarëve që as sot e askurrë nuk do të ndryshojë", theksoi një dëshmitarë i këtyre ngjarjeve.

Në këtë rrafsh kombëtar, diaspora në Amerikë e thotë JO-në kundër paraqitjes së (programit) të Vehabizmit për besimtarët Islam shqiptarë dhe i del në përkrahje parezervë BFI-së në Maqedoni dhe Sylejman Efendi Rexhepit, i cili është legjitim për udhëheqjen e institucioneve fetare Islame me mësimet Kuranore dhe me Zotin përpara për të mirën e kombit dhe të atdheut shqiptarë me besim të përhershëm Islam.

Në Tribunën e Çikagos folën edhe shumë verpimtarë dhe pjesëmarrës të tjerë që hodhën dritë përkitazi me dukurinë devijuese në udhën e besimit tonë Islam si prof. Ilaz Kadriu, i cili vuri në spikamë disa aspekte të paraqitjes së dukurisë Vehabiste në çastin madhor kombëtar kur kombi shqiptar dhe shteti i Kosovës është duke zhvilluar betejën për konsolidimin e shtetit sovran dhe trasimin e përhershëm të bashkëpunimit me miqtë e shumtë në botë dhe me SHBA-në.

Shqetësimin e tyre për këtë dukuri të ligë paraqitën edhe veprimtarët tashmë ndër vite të angazhuar për kuazën tonë kombëtare në Amerikë: Mahmut Skenderi, Faik Ajro, Azem Begzadi, Nuri Ibrahimi, Pajazit Murtishi, Musa Dabeca, Zaim Shaqiri, Imam Lulzim Musaja, Bardhyl Shatku, etj..

Ata kërkuan nga tërë spektri politiko-kombëtar dhe të institucioneve të shtetit në Maqedoni që të parandalojnë dukurinë devijuese dhe me paravijë që shkon ndesh tërë udhës sonë kombëtare shqiptare të Vehabizmit dhe të përkrahet isntitucioni përgjegjës BFI-ja për udhëheqjen si deri më tash të Fesë Islame për besimtarët shqiptarë.

Të pranishëm në punimet e kësaj tribune që ndriçuan shumë aspekte nga fushëveprimtaria fetare dhe kombëtare shqiptare të BFI-së në Maqedoni me në krye me H. Sulejman Efendi Rexhepin, folën Skender Buzaku, sekretar i Myftinisë së BFI-Shkup dhe Abaz Islami, përgjegjës i Sektorit për Marrdhënie me Publikun pranë BFI në R.M.. Para besimtarëve të shumtë Islam në Xhaminë e Çikagos ata theksuan njëzëri se në këto njëzet vjet e fundit, për çështje të kauzës sonë shqiptare në Maqedoni, BFI-ja ka luajtur rol të rëndësishëm fetar dhe kombëtar duke qenë prore një katalizator lidhjeje në mes beimtarëve Islam dhe të spektrit poltik dhe demokratik shqiptarë në Maqedoni.

Përfaqësuesit e BFI-së me këtë rast falenderuan Diasporën Shqiptare në Amerikë që për këto pesëdhjetë vjet ishin në shërbim të kauzës sonë shqiptare në Ballkan për lirinë dhe demokracinë tonë dhe në udhën e besimit të lirë në Zotin dhe me mësimet Kuranore Islame. Ata me këtë rast iu përgjigjën shumë pyetjeve nga të pranishmit që kishin të bënin me çështjet e besimit Islam ndër ne me theks të veçantë për dukuritë aktuale divijuese që po mundohen të shtrebërojnë udhën e besimt tonë në Islam.



Përgatiti: kosovapress, shtator 2010.
(Nga Tribuna Tematike në Çikago)

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...