Vehabizmi, një kërcënim në Ballkan?



Në 28 tetor 2011-të në Bosnjë Hercegovinë u krye një aktivitet i papritur terrorist. Mevlid Jashareviç, me origjinë boshnjake, me armë në duar eci rreth 40 minuta në drejtim të ambasadës së SHBA-së në Bosnje Hercegovinë dhe hapi zjarr duke trembur njerëzit rreth e qark. Jashareviçi u arrestua pasi u plagos në këmbë dhe u deklarua të ishte anëtar i sektit fetar vehabi. Pas kësaj, ekzistenca e grupeve vehabi në Ballkan rifitoi aktualitet, nëse përbën ose jo një kërcënim për sigurinë në rajon.

Në periudhën e Luftës së Ftohtë, myslimanët në Ballkan u izoluan së tepërmi nga zhvillimet e fundit në botën myslimane, por arritën të mbrojnë botëkuptimin islam, të mësuar që nga osmanët dhe të praktikuar prej qindra vjetësh. Së fundmi në ditët e sotme, shumica dërrmuese e myslimanëve në Ballkan, janë të lidhur me besimin fetar sunni hanefi. Përveç kësaj, në Shqipëri janë të përhapur bektashinjtë, kurse në rajonin e Dobruxhasë janë të përhapur edhe alevitë gjithashtu.

Rezultati më i dukshëm i ekzistencës së repartit Al-Myxhahit, që kishte luftuar në luftën e Bosnjes ndërmjet viteve 1992-1995, institucioneve jo-përfituese të vendeve arabe, që kanë aktivitetin e tyre në Ballkan dhe disa individëve, që morën arsimin fetar në vendet arabe, është fillimi i ekzistencës së sektit fetar vehabi në Ballkan. Vehabitë janë persona të një besimi fetar, që kanë bërë tyrin ato që kanë mësuar nga Muhammed bin Abdul-Vahhabi dhe që përkufizohet si vehabizëm, i cili është shfaqur në shekullin e 18-të dhe që është përhapur gjerësisht në gjeografinë islame. Personat në fjalë, me qëllim për të zbehur vendin dhe rëndësinë e tyre në historinë e islamin besojnë se atyre u thuhet vehabi, dhe për këtë arsye në vend të vehabisë, preferojnë ta quajnë veten selefi.

Vehabinjtë i shohin ata që nuk janë si vetja e tyre si "myslimanë të dobët". Kurse qëllimet e tyre primare janë krijimi i mundësisë për rikthim në "islamin origjinal" dhe përhapja e kësaj në të gjithë anët e botës. Në këtë kontekst ata janë të besimit se islami duhet "pastruar", reformuar dhe me këtë rrugë duhet rikthyer në rrënjët e vjetra. Si pasojë e qëndrimeve të ngjashme me këto janë në përplasje me botëkuptim islam në Ballkan dhe me institucionet fetare në rajon.

Po ashtu si në shembullin e xhamisë së Mbretit Fahd nga Bosnja Hercegovina, të ndërtuar me ndihmat e dhuruara nga Arabia Saudite, edhe nëpër xhamitë e tjera nën kontrollin e vehabinjve, praktikisht unioni islam i vendit në fjalë nuk ka asnjë ndikim. Kurse me qëllim që të infiltrohen akoma edhe më shumë ndërmjet myslimanëve në Ballkan, vehabinjtë janë munduar që disa xhami ti shtinë në dorë me rrugën e forcës dhe ka pasur raste kur kanë rrahur edhe imamin e xhamisë. Për më tepër, nëpër disa vende të Ballkanit, vehabinjtë nuk i respektojnë autoritetin e Unionit Islam dhe përveç të tjerave nuk marrin parasysh diturinë dhe specializimin e imamëve gjithashtu, gjë që shkakton tensione herë pas here.

Besimi vehabi i importuar në Ballkan, është i huaj edhe për nga ana kulturore e myslimane në rajon. Për këtë arsye besimi në fjalë mundi të ndikojë vetëm disa grupe të vogla. Myslimanët në rajon, shumica e quajnë veten "myslimanë evropianë" dhe me frikën se mos prishet ky imazh nuk e fshehin shqetësimin e ndjerë nga ekzistenca dhe shfaqja e vehabinjve në rajon.

Në komunikatën e një mbledhjeje të realizuar nga përfaqësuesit t unioneve islame të vendeve të Ballkanit në mars 2011-të në Shkup, ishte tërhequr vëmendja për përbërjen e një kërcënimi ekstremizmi fetar, fakti i ekzistencës së disa grupeve vehabi në rajon, që e vazhdonin ta mbanin veten me mbështetje nga jashtë. Përveç të tjerave, pasi u cilësua se anëtarët e grupeve islamike në fjalë, janë përpjekur që prej 15 vjetësh, që të infiltrohen nëpër institucionet shtetërore, politikanëve u është bërë thirrje që të mos e mbështesin këtë gjë.

Nëse flasim për ata që nuk janë myslimanë, në gjeografinë e Ballkanit, fjala vehabi, përveç ekstremizmit fetar, mund të shihet të përdoret edhe si një sinonim i terrorizmit. Për këtë arsye në media, jepen lajme në lidhje me rritjen e islamit radikal si pasojë e ekzistencës së grupeve vehabi në rajon, dhe se kjo gjë përbënte një kërcënim si për sigurinë e rajonit, po ashtu edhe të Bashkimit Evropian.

Ministrja e Serbisë Ivica Daxhiç mendon se Ballkani është shndërruar në një rajon të rëndësishëm, që i siguron ushtarë grupeve islamike. Kurse Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Liberman, ekstremisti i djathtë, flet për rrezikun e përhapjes së "rrjetës botërore të xhihadit" edhe në Ballkan. Në të kundërt të kësaj, Kryetari i Misionit Policor të BE-së në Bosnje Hercegovinë, Stefan Feller, është i mendimit se ekzistenca e grupeve vehabi në Ballkanin Perëndimor nuk përbën ndonjë kërcënim terrorizmi për sigurinë e Evropës apo për atë të të gjithë botës.

Sipas Prof. Dr. Reshit Hafizoviçit nga Fakulteti i Teologjisë së Universitetit të Bosnje Hercegovinës, një pjesë e vehabinjve jetojnë një jetë të qetë dhe nuk dëmtojnë askënd, kurse një pjesë tjetër fshihen pas fesë dhe në praktikë realizojnë veprime, që nuk kanë asnjë lidhje me fenë. Bërja e një diferencimi të tillë për vehabinjtë nëpër Ballkan, ndoshta duket të jetë qëndrimi më i drejtë, sepse forma ekstremiste e vehabizmit, mund ti shtyjë anëtarët e këtij sekti për të kryer ngjarje dhune dhe mbase aktivitete terroriste gjithashtu. Por është e gabuar dhe jo inteligjente të thuhet se mësimet e përgjithshme të këtij sekti i shtyjnë njerëzit drejt rrugës së terrorit. Po ashtu si nuk mund të fajësohet asnjë fe për disa aktivitete, po ashtu nuk mund të mbahen përgjegjës edhe sekte apo komente të ndryshme të lidhura me këtë fe.



Përgatiti: trt, nëntor 2011.

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...