Vehabizmi dhe Gjeopolitika



Kemi rreth tre dekada që ndjejmë ndikimin Saudit mbi rajonin e Ballkanit.

Sigurisht Islami tradicional i rajonit të Ballkanit ka qenë i formatuar sipas shkollës juridike Hanefite, dhe kulturës së Perandorisë Osmane.

Mirpo tre dekadat e fundit kemi parë një dyndje të fuqishme të vehabizmit, ose ndikimit politik dhe strategjik saudit.

Duke qenë një lëvizje e ndërtuar nga britanikët bashkë me themelimin e shtetit Saudit, u pa e udhës që të ndërtohej dhe një lëvizje ideologjike që do të ndihmonte ndikimin e sauditëve në botën Islame. Në këtë mënyrë të garantohej kontrolli i plotë ideologjik dhe politik mbi shtetet e formuara nën rrënojat e Perandorisë Osmane.

Ndërkohë që Turqia luftonte për ekzistencë dhe ringritje të fuqisë së parë, nga gadishulli Arabik, paratë e naftës kishin kapërcyer shumë shtete dhe përhapur vehabizmin në to.

Shumë shtete nisën ta shohin këtë koloni angleze si referencë të Islamit. Duke i vendosur edhe epitetin si shteti i Teuhidit.

Sigurisht shtrirje më të madhe pati edhe në Rajonin e Ballkanit të lodhur nga Komunizmi dhe konfliktet e brendshme.

Qëllimi ishte që ti bëhet një rrethim i fortë Turqisë, e cila i ruante premisat për tu ringjallur dhe një herë fuqishëm siç ka qenë.

Ajo që ne shohim sot, në konfliktet brenda muslimane, ndërmjet rrymave vehabiste dhe muslimanëve tradicionalë, në fakt del përtej slloganëve të luftës ndaj bidatit.

Është më tepër luftë për marrje teritoresh në Ballkan, që të bëhet bllok kundër ringritjes Turke.

Sepse "Ata" (cionistët) e dijnë shumë mirë se Turqia është i vetmi shtet musliman që ka premisa për të udhëhequr Umetin e Islamit drejt Unitetit.



Autor: Eduart THARTORI

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...