Të ashtu quajturit Selefistë tregtojnë me Fenë!



Shembujt e më poshtëm të kontradiktave dhe tregtisë me fenë që e kanë bërë të ashtu quajturit selefist në Egjipt janë të njëjtat veprime edhe në trojet shqiptare, një gjë një kohë ndalonin e pastaj e lejonin kur u hynte ne interes dhe kishin përfitime.

Kontradiktat dhe loja me vargjet Kuranore dhe hadithet e profetit Muhamed është feja e Selefistëve dhe jo vetëm ata por të gjitha grupet fetare, të cilat kanë nxjerrë rregulla të çuditshme. Nëse donin të ndalonin diçka, ata thoshin se është çështje e mbylljes së justifikimeve e nëse ata dëshironin të lejonin diçka që është haram thoshin se është për hir të domosdoshmërisë dhe interesit të davetit. Dhe nëse donin të praktikonin diçka që kishte mospajtime ne te ata thoshin se kjo lejohet në kohën e luftës, e nëse ata ktheheshin në anën tjetër, e kundërt me atë që ata po bënin dhe besonin atëherë thoshin se çdo punë në këtë botë mund të jetë qëllimi për botën tjetër!

Revolucionet në vendet arabe janë gjëja e qartë që zbuloi manipulimin e selefive në fe për t'i shërbyer interesave të tyre personale. Si shembull konkret gjatë thirrjes së të rinjve egjiptianë për të demonstruar në Sheshin Tahrir më 25 janar 2011, duke kërkuar reforma politike dhe sociale nën parullat e "jetë, liri dhe drejtësi shoqërore", këto parulla i kishte kundërshtuar dhe dënuar Jasir Berhami duke i konsideruar lojë me familjet e cila konsiderohet haram. Pas rritjes së zemërimit dhe kërkesave në rritje, dhe pas kërkesës për largimin e ish presidentit Hosni Mubarak, Selefistët këtë e konsideruan haram duke e konsideruar Mubarekin udhëheqës te besimtarëve dhe fitues i pushtetit kundër të cilit ndalohet të protestohet, e pasi u rrëzua Mubareku atëherë ai nga udhëheqës i myslimanëve u shndërrua në njeri i cili udhëhiqte me ligje jashtë ligjeve të Zotit.

Kjo është pikërisht ajo që ndodhi edhe me presidentin e rrëzuar Mursi, të cilin ata e konsideronin një sundues legjitim, i cili nuk duhej të hiqej ose të dëbohej, në bazë të provave të publikuara nga partia Selefiste 'NUR' përmes një deklarate të përbashkët të titulluar "Legjitimiteti i Mursit është vija e kuqe" ata theksuan se nuk është e lejueshme të rrëzohet Morsi pa marrë parasysh mospajtimet dhe gabimet e tij, kjo situate vazhdoi deri më 30 qershor 2013, pak para revolucionit të 30 qershorit ose më saktë 25 ditë para revolucionit kur Junus Mahjun kreu i partisë 'NUR' i cili u kishte dhënë kinse këshilla sekrete për Vëllazërinë Myslimane, dhe pastaj vendosi të marrë pjesë më 30 qershor në protestën e revolucionit kundër Mursit dhe Vëllazërisë Myslimane.

Selefistët të gjitha rregullat kushtetuese të vendosura i konsideruan dalje nga feja, madje edhe në dhjetëra ligjërime fetare e konsideruan kushtetutën si mos besim, e në anën tjetër morën pjesë në referendumin kushtetues në ditët e Këshillit Ushtarak. Burhami ndryshimet kushtetuese i konsideroi si të ngjashme me çështjen e lejimit të ngrënies së të vdekurit në rast nevoje ekstreme. Selefistët morën pjesë në referendum dhe në të gjitha komisionet kushtetuese në Asamblenë Kushtetuese për të hartuar kushtetutën të cilën deri në atë moment e konsideronin dalje nga feja.

Kjo nuk është për t'u habitur, ata kishin ndaluar pjesëmarrjen në politikë, ata nuk besonin në demokracinë dhe ndalonin formimin e partive politike, por pas revolucionit ata i kthyen të gjitha situatat e mëparshme dhe konsideruan se ulësja në parlament është rrugë për në xhennet, dhe organizuan konferenca dhe seminare anë e mbanë Republikës për të bindur degët Selefiste për domosdoshmërinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare, në mënyrë që zgjedhjet e vitit 2012 u bënë zgjedhjet e para në të cilat Selefistët zyrtarisht marrin pjesë në zgjedhje edhe për kundër se në Egjipt Selefistët ekzistojnë që nga vitet shtatëdhjetë.

U zbulua marrëveshja e Selefistëve me Koptët dhe fytyra e shëmtuar e Selefistëve, një kohë vet ata kundërshtonin Vëllazërinë Myslimane për urimin e festave të Koptëve dhe madje i sulmuan kishat e tyre në Imbaba në fillim të revolucionit, disa klerik selefistë kishin dhënë Fetfa për ndalimin e urimit të festave të krishterëve, dhe çuditërisht selefistët e mbyllën portalin "Zëri i Selfistëve", sepse arkiva e tij kishte të gjitha fatfat për të paktën 10 vjet të dhëna nga udhëheqësit e shkollës selefiste. Papritmas, pas 30 qershorit, Burhami paraqiti një letër ngushëllimi për Papën Tevadros II të Aleksandrisë dhe Patriarkut të Shën Markut për rastin e vdekjes së babait të tij.

Selfistët i'u kthyen parimeve dhe parullave të tyre që i bënin për grat, si dhe fetva të tilla si Fetfaja e Ebu Is-hak al Huveinit i cili ndalonte daljen e grave nga shtëpia e saj, përveçse për një rrethanë të rëndë, nëse ajo del nga shtëpia duhej veshur një gjë të zezë që nuk duket asgjë, dhe papritmas u kërkuan grave të tyre që të dalin jashtë dhe të marrin pjesë në zgjedhje, dhe madje Burhami arriti në përfundim se gruaja lejohet të dalë pa lejen e burrit të saj për të votuar në referendum nëse burri refuzon që ajo të marrë pjesë!

Partia 'NUR' gjithashtu miratoi vendimin e Komitetit të Lartë Zgjedhor që gratë duhet të jenë të pranishme në listat e partive të ndryshme.

Këto janë shembuj të kontradiktave dhe transformimeve Selefiste, midis parimit dhe metodës, midis politikës dhe besimit, dhe të gjitha këto përmes vargjeve Kur'anore, haditheve dhe fetfave kuptohet duke manipuluar me to dhe duke i manipuluar ato, këto kontradikta dhe transformime do të rriten dhe do të thellohen me kalimin e kohës, për shkak se ata janë selefist të konvertuar. Këta shembuj i shohim edhe tek ne, sepse këta tek ne marrin mësim nga ata atje, i imitojnë dhe praktikojnë praktiken e Kameleonit.



Autor: Zuhdi HAJZERI

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...