Farisenjte e dinastise Saudite (El-Xhamije dhe El-Medkhalije)



Keto jane dy sekte te cilat i perkasin selefizmit te vijes se ashper. Themeluesit e tyre ndryshe nga te tjeret dijetare, ndjekin nje vije teper elastike ne raport me pushtetit.

Keshtu per ta Bazat e fese nuk jane Kurani dhe Suneti, por politika ditore e dinastise Saudite. Aq sa degjohen shpesh te thurin lavde te larta per pushtetin Saudit dhe njekohesisht te bejne edhe mbrojtjen juridike te veprimeve te tyre duke komentuar argumentat fetare.

Me ekstreme nder krejt keto levizje ka qene deklarata e tyre se: 'I lejohet mbretit te vrase edhe nje te treten e popullit nese e sheh kete gje te arsyeshme'. E megjithate Populli obligohet te bindet ne cdo rast.

Madje -sipas deklaratave te para disa javeve- edhe nese Mbreti filmohet 30 minuta duke bere imoralitet live ne TV, apo duke pire alkol dhe te tjera zullume, ai nuk duhet te kritikohet apo te revoltohet kunder tij. Deklarata keto qe bene buje ne mediat boterore. Autori i tyre menjehere u gradua duke u bere dekan ne Universitetin el-Imam te Rijadit, nga nje imam i thjeshte Xhamie qe ishte.

Sauditi Rabia el-Medkhalij dhe Etiopiani Muhamed Aman el-Xhamij, do te ishin krejt te panjohur per publikun musliman, sikur te mos dilnin ne mbrojtje te regjimit saudit ne Krizen e Gjirit 1990-1991.

Ndryshe nga koleget e tyre Hoxhallare qe kritikuan ashper aleancen amerikano-saudite kunder Irakut. Keta dy njerez dolen publikisht ne mbrojtje te regjimit saudit. Edhe pse kjo binte ndesh me parimet baze te Kuranit, i cili ndalon aleancen me pabesimtarin kunder vellait besimtar.

Menjehere sapo u degjuan, regjimi saudit mori masa qe ti gradoje dhe tu jape fuqi zerit te tyre. Keshtu Rabia el-Medkhalij dhe Muhamed el-Xhamij, menjehere u graduan si profesore te rendesishem ne Universitetin Islam te Medines.

Menjehere u bashkuan rreth tij shume te rinj te futur nga sherbimet informative saudite. U investuan ne levizjen e tyre miliarda Dollare. U botuan librat e tyre, qe mbillnin nje lloj servilizmi ndaj shtetit Saudit, Parase qe vinte prej tyre dhe politikes Saudite.

Pastaj nxenes te tyre u shperndane shume shpejt ne boten Islame dhe krijuan atje dege te sekteve te tyre.

Nisen te rrezojne traditat e Islamit monoteist duke krijuar varesine satelitare ndaj nje shteti dhe suportimit material qe vinte prej tyre.

Ata u futen edhe ne Keshillin e perhershem te Dijetareve Saudit, dhe fjala e tyre degjohej anembane botes islame e cila gjithsesi ruante respektin per shtetin qe kujdesej per Vendet e Shenjta te Islamit.

Paraja nisi te pastrohej nepermjet projekteve propaganduese te Selefizmit ekstrem. Emri i tyre nisi te permendej krahas Haditheve dhe ajeteve te Kuranit. Politika Saudite nga ana e saj i mbrojti nderkombtarisht.


Roli i selefizmit ne sabotimin e pranveres arabe

Keto sekte servile te politikes saudite e paten shume te kollajte te depertojne edhe ne Pranveren Arabe. Keshtu ne Egjipt ata fillimisht iu bene pengese Presidentit Musliman te sapozgjedhur z. Muhamed Mursi, duke thene se nuk lejohen zgjedhjet dhe se eshte Haram politika.

Por ishin po ata qe dolen ne rebelim kunder Presidentit Mursi dhe bashkepunuan me eliten ushtarake per rrezimin e tij. Edhe pse me pare deklaronin se nuk duhet te rebelohesh kunder Pushtetarit.

Gjithsesi me ardhjen ne pushtet te Diktatorit Al-Sisi, ata u rikthyen perseri ne avazin e vjeter duke bere haram rebelimin e masave kunder pushtetarit zullumqar.

Ne Libi gjithashtu keta njihen per te zezat e tyre kolegeve te tyre dijetare muslimane.

Duke mbjelle konfuzion ne masa, nga njera ane dhe duke kryer atentate vdekjeprurese ndaj figurave me te spikatura ne publik.

Te zezat e tyre tashme kane nisur te duken edhe ne krizen e fundit te Arabise Saudite ku sipas tyre Mbreti Selman duhet te ekzekutoje cdo rebel, qe ngre krye per fjalen e lire. Cilido qe nuk mendon si Mbreti dhe ata duhet te ekzekutohet ne menyre te tille qe te merret mesim prej vrasjes se tij.

Jane keta qe sot therrasin me te madhe per prerje kokash, 'nese ISIS si produkt i tyre priste koka muslimanesh te thjeshte, profesoret e tyre tashme po bejne thirrje per prerje kokash dijetaresh te njohur te botes islame'.

Per ta Sllogani eshte: 'Rrofte sa malet mbreti saudit, (Profeti i sektit te tyre)'.



Pergatiti: Eduart THARTORI

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...