Shefqet Krasniqi [*] tejkalon moralen dhe njerëzoren



Deklaratat dhe veprimet e Shefqet Krasniqit në kohën e fundit i kanë kaluar të gjitha normat morale të një predikuesi fetar, e çka është më tepër një presoni i cili thirret në një fe siç është Islami. Vetë fjala "Islam" d.m.th. paqe, prandaj misioni kësaj feje është që në rruzullin tokësorë të reflekton tolerancë, bamirësi, luftimin e të keqes, kundër dhunës, etj.. Feja Islame është tolerante ndaj vetë myslimanëve po edhe ndaj jomyslimanëve, vetë traditat e saj kanë treguar se popujt mysliman që nga koha e Muhamedit a.s. e deri në ditët e sodit kanë ditë t'i ruajnë vlerat e veta por edhe t'i respektojnë vlerat e të tjerëve. Prandaj predikimi i Shefqet Krasniqit në emër të fesë Islame është plotësisht i pa bazë dhe i pa argumentuar, i cili e keqpërdorë fenë Islame për qëllime të caktuar, të një grupi të caktuar njerëzish për interesa të ngushta. Deklaratat e tij janë aq irrituese dhe skandaloze sa që pyes veten e bënë me vetëdije apo është i obliguar nga qarqe të ndryshme brenda dhe jashtë vendit që të përçaj komunitetin mysliman në Kosovë apo edhe të ndjellë urrejtje ndaj të tjerëve.

Deri me përfundimin e luftës në Kosovë nuk kam dëgjuar se në vendin tonë paska rryma të tjera që bien ndeshë me parimet e fesë Islame, ne si popull me shekuj e kemi kultivuar "Fenë Islame Tradicionale". Që nga perandoria Osmane e deri në ditët e sodit në Kosovë është mësuar dhe kultivuar feja duke u mbështetur në shkollën juridike Hanefi e cila është e pranuar me miliona e miliona myslimanë në mbarë botën, prandaj edhe ne shqiptarët me dëshirë e vazhdojmë këtë shkollë juridike sepse kjo vetëm sa e pasuron dijen tonë se si duhet të respektohet feja Islame, por edhe të tjerët.

Por me përfundimin e luftës në Kosovë në vendin tonë filluan të vërshojnë disa organizatat të ashtuquajtura humanitare nga vendet arabe të cilat në emër të humanizmit e keqpërdorën varfërinë e skajshme të një populli të dalë nga lufta. Ironia ma e madhe është se ata individ u shfaqen si shpëtimtarë të popullit të përvuajtur e të sakatosur nga lufta e fundit për çlirim të atdheut.

Por ma së shumti në këtë situatë kanë përfituar njerëz si Sheqet Krasniqi i cili sipas veprimeve të tija është duke i shërbyer një grupi të caktuar njerëzish apo sekti të veçanet dhe kjo është evidente dhe nuk do koment.

Misioni i këtij hoxhe duket se ka marr bekimin e disa vendeve arabe ku Vehabizmi si doktrinë e re të përhapet sa ma tepër jo vetëm në vendet arabe, por edhe të shtrihet në të gjitha vendet e botës me qëllim që të dobësohet sa ma tepër feja islame e cila predikon tolerancën ndër fetare dhe ndër njerëzore, bamirësin, luftimin e së keqes, etj..

Vehabizmi në trojet shqiptare është një term i ri i cili nuk është dëgjuar deri me përfundimin e luftës në vendin tonë, ky lloj sekti erdhi tek ne dhe filloi të "predikoi dhe të na mësoi se si di duhet të falemi" se si gjoja feja islame tek ne ka pësuar ndryshim të madh dhe veprimet tona janë ne kundërshtim me atë se çka thotë Shefqet Krasniqi. Ky lloji i veçanet i ashtuquajturi predikues fetar duhet t'i bëhet me dije se, feja islame tradicionale e mbajti gjalle nacionalizmin shqiptare me shekuj dhe krah për krah u ngritën në piedestalin ma te lartë në shqiptari me moton. Pa atdhe nuk ka fe dhe anasjelltas pa fe nuk ka atdhe.

Një popull me origjinë të njëjtë me një histori të vetme me një gjuhe të përbashkët dhe me doke e zakone të njëjta, trajton një komb të vetëm. Shumë shkencëtare që janë marrë me politikën dhe fenë kanë mundur të ndajnë në dy botëkuptime, njërën në ata që njerëzit të vepronin siç donë vet dhe tjetrën rregullimin shoqërorë dhe demokratike që e bëjnë politikanët dhe predikuesit, diktimin e jetës se qytetarëve në shërbime të demokracisë dhe të dhunës. Po të merren parasysh botëkuptimet politike dhe fetare të vendeve më të zhvilluara mund të gjesh një emërues të përbashkët te të gjitha këto vende. Ato kanë diçka të përbashkët interesin nacional. Pse këto lojëra me fatin e Kombit, po tallet edhe Historia me ne, pse njerëzit janë si përbindësha. Luajnë me ndjenjat e qytetarëve.

Hoxha Krasniqi harroi se jeton në Evropë dhe misioni i tij nuk mund të shkoj përtej pragut të shtëpisë, dhe nuk mundet që rininë tonë të pastër si loti t'i mbështjellë në shallvare e t'i mbulojë me të zeza, sepse këtu nuk është Azi e as Afrikë, që të ruhemi nga dielli përcëllues e të mbulohemi të tërë. I falemi zotit që na e krijojë këtë klimë të mirë dhe nuk ka nevojë Shefqet Krasnqi dhe as Shefqetat e tjerë që të na e bartin kulturën Aziatike e Afrikane në Kosovën tonë të bukur ku ne kemi fenë, kulturën, traditën, doket dhe zakonet tona. Prandaj "runa zot nga njerëz si këta Shefqetat".



Autor: Gazmend Islami, prill 2011, (Autori është analist politik).



_________________________

[*] - Shefqet Krasniqi është një ndër kokat e rrymës Vehabiste në Kosovë, ky shtiret se është Hanefist mirpo në realitet është një Vehabist i kulluar, Bashkësia Islame e Kosovës është e informuar për këtë mirpo ajo hesht, në një hadith Pejgamberi alejhi selam thotë: "Ai që heshtë nga e vërteta, është djalli që nuk flet", (Stafi).

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...