Aty ku ka propagandë anti-islame ka edhe islamofobi!



Sa ishte befasues reagimi i z. Xhabir Hamitit nepërmjet një statusi në facebook me 17.11.2016, ku thotë: "Në Kosovë nuk ka islamofobi!", aq ishte i pakuptimt qëndrimi i z. Shefqet Krasniqit, i cili vite më parë thoshte: "S'ka vehabizëm në Kosovë".

Qendrimet e këtyre dy zotërive (profesora në FSI) rrethë ngjarjeve dhe realitetit në Kosovë janë dëshpëruese.

Unë kamë bërë disa shkrime lidhur me prezencën e vehabizmit dhe të islamofobisë në Kosovë, dhe nuk pajtohem me z. Xhabir i cili në reagimin e tij e mohon prezencën e islamofobisë në Kosovë! Islami në Kosovë po baltoset, kurse ata që paguhen për ta mbrojtur (jo të gjithë) po heshtin, dhe kjo është e papranueshme.

Pasi është fjala për islamofobinë, në fillim po e citoj gazetarin, z. Matoshi i cili përmes një postimi në facebook thotë: "... Berat Buzhala, Leonard Kerquki e Arbana Xharra, që vetëm Fahri Xharra në islamofobi mundet me u ba konkurencë".

Më erdhi mërë që e kishte përmend islamofobin Fahri Xharra, sepse unë më herët në një artikull kamë bërë fjalë më gjërësisht lidhur me propagandën antiislame të islamofobit ekstremist Fahri Xharra.

Kritika edhe pse nuk ka adhurues, ajo për shoqërin është e nevojshme (shendetshme), sepse i lufton bajtësit e të keqës. Por, të keqen duhet luftuar në paraqitje e saj, e jo sikurse që po ndodhë sot, kur p.sh. 17 vjet pas luftës së Kosovës, komandantët po i zbulojnë të 'zezat' e tyre, dhe, që është edhe më keq Prokuroria e shtetit nuk po vepron! E mjera Kosovë dhe i shkret popull.

E kotë është vetëm të thirremi në vlerat e demokracisë dhe të Islamit duke i përseritur formalisht (si papagalli). Pa përpjekje e angazhim konkret për zbatimin e tyre në jetën praktike nuk ka ndryshime as progres. Nuk mund të bëjnë kthesa pozitive intelektualë të cilët, në vend që ti frikësohen Zotit, i frikohen udheheqësit i cili sillet si diktator.

Jemi popull me shumicë myslimane kurse vendin tonë (Kosovën) po e udhëheqin njërëzit më të pa besë dhe më të korruptuarit në Evropë, që i thonë e krishtere. Cfarë besimtar jemi kur me kaq indiferentizëm e pasiviteti po sillemi ndaj keqbërsëve (pushtetarë) në Kosove? Por ...

Lidhur me atë që thotë z. Xhabiri se, "Në Kosovë nuk ka islamofobie!", unë u befasova. Për antiislamistët dhe islamofobinë unë kam bërë disa shkrime, dhe i fundit është publikuar në fillim të këtij muaji në portalin KosovariMedia, ku mes tjerash kamë thënë: "Unë nuk dua të bëhem mëkatar dhe të heshti ndaj propagandës së egër me të cilën po na terrorizojnë shqipfolësat (duke i cekur me emër e mbiemër) islamofobët ekstremista. Eshtë e pa justifikueshme heshtja e vazhdueshme e disa teologëve tanë, e sidomos e atyre të cilët mbajnë tituj shkencor".

Nuk e di ku është bazuar z. Xhabiri para se të reagoj lidhur me islamofobnë, kur dihen njerëzit (gazetarët) të cilët vite me radhë po nxisin islamofobinë jo vetëm në Kosovë.

Gjithashtu nuk e di ku ishte bazuar Fuad Ramiqi (ky politikan i dështuar, drejtues i Lëvizjes "Bashkohu"), kur Xh. Hamitin e kishte cilësuar si, "antiislamist, antikombëtar, kryehipokrit ...". Këtë e ceka sepse lidhur me paraqitjet e tyre (që po e shqetësojn dhe manipulojnë) opinionin, në vazhdim do bëjmë fjalë.

Bëhet pytja: Nëse me të vërtetë z. Xhabiri qenka "antiislamist, antikombëtar e hipokrit", sikurse e kishte akuzuar partia e Ramiq (dështak), atëherë pse i lejohet njeriut të tillë të punoj si mësimdhënës në FSI, ku edukohen dhe arsimohen kuadrot e ardhshme fetare? Si e lejon këtë Kryesia e BIK-ut? Ku po mbetet e vërteta dhe etika fetare?

Janë këto sjellje të cuditshme të këtyre përsonave.

Derisa për një dr. të shkencave islame, si z. Xh. Hamiti kishte folur (shpifur) një ish-oficer dhe politikan i dështuar, në anën tjetër kishte heshtur z. Shefqet Krasniqi i cili jep mësim në FSI, së bashku me dr. Xhabirin! Si është e mundur që për këtë të heshtë hoxha Shefqet, i cili në shumë raste ishte i gatshëm të fliste publikisht për gjëra fare të pa randësishme për opinionin? Cfarë sjellje janë këto?

Një tjetër dr., por jo hoxhë, është pastor Fehmi Cakolli, një mysliman i konvertuar në të krishterë protestant i cili në faqe të internetit në një shkrim: "Përgjigje Islamit" (ky vocërrak) mes tjerash thotë: "Jezusi e jep jetën e tij për ne mëkatarët që të shpëtojmë kurse Muhamedi i vret ata që nuk besojnë si ai. Jezusi i ringjall njerëzit kurse Muhamedi i vret ... se Kurani s'është libër i shenjtë, se islamizmi është lëvizje nacionaliste arabe, e neve nuk na duhet aspak".

A lenë kjo vend për toleranc e respekt të ndësjellët, apo nxitë urrejtje e konflikte fetare me qëllim për t'i armiqësua e ndarë shqiptarë? Athua aq budallenj qenkemi ne myslimanët, apo ky Cakolli është djalli në petkun fetar? Këtë mund ta kupton vetë lexuesi.

Dhe, derisa disa intelektualë shqiptar myslimanë filozofojnë për vlerat e Fesë Islame, intelektuali shqiptar i krishterë F. Cakoll, si pastor ekstremist vazhdon lirshëm luftën e kryqëzatave kunër Islamit, duke e paraqit ate si, "lëvizje nacionaliste arabe".

A durohet kjo?

Nuk e di a ka reaguar z. Xhabiri lidhur me qëndrimet armiqësore të pastor Cakollit. Nuk e di as pse ka deklaruar: "Në Kosovë nuk ka islamofobie!". Ku është e vërteta, dhe kush po e mashtron opinioni? Kush duhet ta thotë këtë?

Si mos të reagon njeriu kur lexon shkrimin e F. Cakollit i cili thotë: "Dhe sot vetëm Kishës së krishterë në mes shqiptarëve i ndodh që të jetë edhe vlerë themelore fetare dhe kombëtare".

Po ku janë vlerat e përbashkëta me xhaminë myslimane gjashtë shekullore? Si mund të ndodh që kisha krishtere të jetë vlerë themelore fetare për një kombi që i përket Islamit? Dhe, kur artikuj të tillë janë kaqë ekstrem antimysliman, si mund të thuhet, "Në Kosovë nuk ka islamofobie!".

Çka t'iu thomi të këtillëve: Patriota, tradhtar, të shitur, misionar, spiuna ...? Për të kuptuar këtë njeriu nuk duhet me qenë filozof as doktor. Dhe, për të luftuar të keqën njeriu duhet me qenë i sincert, i drejt, guximtar ...

Çka të thuhet për gazetarin Kastriot Myftaraj, i cili duke iu drejtuar shkodranve thotë: "O shkodran! Shembni minaret nga ku pesë herë ditën bëhet atakim ndaj rendit kushtetues duke u thirr ezani në arabisht. Vetëm kështu do të pastroni emrin dhe reputacionin e Shkodres nga dëmi që u bë dhe që nuk do t'i shlyhet në shekuj".

Nuk e di si ndryshe mund të nxitet urrejtja, mosdurimi dhe konfliktet fetare. Që është edhe më e cuditshme Prokuroria e shteti nuk reagon! Po hoxhallarët me xhematete e vet ku janë? Pse së paku nuk protestojnë për të kërkuar arrestimin e armiqëve të myslimanizmit?

Unë edhe herave tjera kam reaguar lidhur me shkrimet antiislame të islamofobit Myftaraj, i cili kishte kërkuar bombardimin e Mekes e Medinës, kurse tani nga shkodranë kërkon që ti shembin minaret e të rrënojnë xhamitë në Shkodër! Athua mund të thuhet se në Shqipëri nuk ka islamofobë? Nëse nuk ke guxim për ta luftuar islamofobinë, atëherë së paku heshtë, por heshtja është dobësi e njeriut mëkatar.

Është edhe më keq kur disa prifta katolikë po i fryn islamofobisë. Dodë Gjergji, në një intervist thotë: "Besimi islam nuk është dicka që shqiptarët e kanë marrë vullnetarisht, por ka qenë dicka që ju është imponuar" (Washington Post, 07.05. 2015).

Muajin e kaluar Xh.Hamiti kishte dalë në fotografi së bashku me D.L.Gjergjin, diku në rrugët e Prishtinës, për të na bërë me die se, "Besimi është zgjedhje e lirë e njeriut".

Athua e ka pyetur ndonjëherë z. Xhabir D. L. Gjergjin se, për cfarë qëllimi po fërkohet rrethë Islamit? Jemi duke jetuar në shek. XXI, kur Islami është fe e kombit shqiptar, kurse D.Gjergji i trimëron shqiptarët mysliman që, "... të kthehen në rrënjet e veta!". Dhe, kur prifti katolikë kërkon katolikizimin e shqiptarëve mysliman, pse hoxha mos të kërkon nga katolokët e ("laramant") që të kërkojn shpëtimin (konvertimin) në mysliman? Le të bëjmë gara si vëllezër. Më mirë të jemi një kombë një religjion (Islam).

Bajtësit e Islamit (sidomos kuadrot) duhet të janë të zotë e të gatshëm për ta dëshmuar përkatësin fetare dhe këtë t'ua bëjnë me dije të gjithë atyre me të cilët "Ndajmë një gjak, një gjuh, një kultur ...", kultur të cilën vëllezërit tonë të krishterët po na e nëncmojnë, përbuzin e injorojnë. Më sipër e lexuam cka thoshte pastori Cakoll, për Muhamedin (a.s.), për Islamin, për Kur'anin.

Atëhetë përse i paskemi hapur merdeset dhe FSI, ku jep mësim dr.Xhabiri, së bashku me hoxhë Shefqetin etj. profesor të nderuar? Për të studiuar një Islam për të cilin pastori Cakolli thotë, "... lëvizje nacionaliste arabe, e neve nuk na duhet aspak"? Prandaj thash se ky pastor Cakolli është djalli në patkun fetar.

Prandaj i bëra pytjen dr. Xhabirit, i cili po fërkohet me prifta për të dëshmuar për ate që e dijnë edhe nxënësit e shkollave fillore. Krenarin shqiptare duhet ta ruajm nga ata të cilët (për qëllime fetare e përsonale) po e rrezikojnë unitetin kombëtar.Kjo, pa kurrëfar filozofimi, është poshtërsi. E thëmë këtë sepse për këto ceshtje (kombëtaro-fetare) sincerishtë jamë i përkushtuar.

Pse krerët e kishës shpesh po dalin në opinion me këso deklarata provokuese? Për të ushqyer e për të ruajtur bashkëjetesën e pakicës krishtere me shumicën (95 për qind) myslimane, apo për t'i mashtruar shqiptarët e besimit islam për tu konvertuar në fenë e të parëve tanë? Për këto qëllime mund të flitet, dhe duhet të flitet.

Jezusi i tyre (Isai a.s.) është edhe i yni, ashtu sikurse profeti Muhamedi (a.s.), të Cilin me aqë poshtërsi protestanti Cakoll e paraqet si "vrasës"! Prandaj thash se ky është djalli nën petkun fetar, i cili po nxit urrejtje dhe përcarje mes shqiptarëve, njëjtë sikurse gazetari G. Mehmetaj, K. Myftaraj, etj., antiislamista të ngarkuar me mbidozë islamofobie që po nxisin amtiislamizmin.



Autor: Nafi BAXHAKU, dhjetor 2016.

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...